back to top
31.5 C
Tirana
E martë, 25 Qershor, 2024

Shkrimtarin antikomunist që duhet ta nxjerrim nga “burgu” – nga Ndriçim Kulla – Homazh për Astrit Delvinën

Gazeta

Shkrimtari Astrit Delvina
Shkrimtari Astrit Delvina

Shkrimtarin antikomunist që duhet ta nxjerrim nga “burgu”

nga Ndriçim Kulla

Homazh për Astrit Delvinën

Mes shumë njerëzve që kanë pasur fatin të njohin shkrimtarin disident Astrit Delvina jam dhe unë. Më ka ngacmuar vazhdimisht mbijetesa njerëzore e vuajtjeve të këtij njeriu, por edhe thjeshtësia e pashprehur kurrë e këtyre vuajtjeve, i cili antikonformizmin e tij kundër ideologjisë komuniste e pagoi me çmimin e lartë të shkatërrimit fizik të jetës së tij. Më ka bërë përshtypje tronditëse jeta qëndrestare, modestia dhe qetësia me të cilat ka mbrojtur idetë në ndeshjen me diktaturën, në luftë me vështirësitë dhe torturat që aplikuan instrumentet e forcës me kundërshtarët politikë si Astriti. Por më ka tërhequr më shumë talenti i tij artistik, si shkrimtar dhe mënyra se si ai e bëri të pamundurën të mundur për ta shprehur këtë mundësi. Ai fatkeqësisht u nda nga jeta në kohën kur sistemi politik pluralist kishte filluar që të vinte, por nuk ishte vendosur plotësisht në Shqipëri. Dhe periudha gati 30-vjeçare e lirisë pluraliste nuk tregoi ndonjë shembull të qartë, ku shoqëria shqiptare t’i kushtonte ndonjë vëmendje kujtimit apo rivlerësimit të veprës së tij, për të bërë të mundur njohjen e vlerave të tij. Rënia në kontakt me Astrit Delvinën, sidomos si shkrimtar, për mua ka qenë një befasi e madhe, por dhe një tronditje e thellë, e cila më ka bërë të mendoj gjithmonë me shpresë se çfarë mund të bëhet për ta nxjerrë nga kasafortat e mallkuara të hetuesive të diktaturës, ta botoj dhe ta paraqes publikisht atë. Pikërisht, atë që ne si shoqëri duam të bëjmë sot. Ajo që më ka munduar gjithmonë, të bëj diçka të flasin idetë dhe dëshirat e tij, nuk është fatkeqësia e prezencës së tij sot, për t’u kujdesur për veprat e tij, por vepra tij e rrallë e shprehur në romane, novela, tregime, poezi; është cilësia e veprës së tij, të shkruara në burgje dhe internime, që shpreh një shkrimtar të veçantë shqiptar, por për shkak të rrethanave tragjike njihet pak ose aspak. Sigurisht që në drejtim të rivlerësimit të tij, si mjaft mbrapështira të tjera, shoqëria dhe shteti ynë ka shfaqur një formalizëm ekstrem, në mos të themi mospërfillje.
Astrit Delvina - Endrra me ngjyra - Phoenix
Astrit Delvina – Endrra me ngjyra – Phoenix
Astrit Delvina - Globi në rrjetë - Plejad
Astrit Delvina – Globi në rrjetë – Plejad

Kam pasur rastin të botoj një pjesë të rëndësishme të veprave të këtij autori të ndaluar, të dënuar dhe të përçmuar nga diktatura si librat: “Ëndrra me ngjyra”, “Globi në rrjetë”, “Hielita”, “Dhe e bukura nuk u zgjua” “Pikëpjekje shpirtërash”, “Kalimi i Rubikonit”, “Humnerat e Plutonit” etj. Puna për t’i bërë ato të botueshme është një histori e vështirë më vehte prej meje, për shkak të gjendjes që ai i kishte lënë, apo që ja kishte sekuestruar hetuesia, të pa përfunduara, apo të pa redaktuara prej tij në kushtet e internimit, si dhe të fshehtësisë së detyrueshme të shkruarit. Si botues, ndërkohë edhe lexues i parë i dorëshkrimeve të tij, jam ndjerë dhe njohës i dramës së tij njerëzore. Në asnjë moment nuk kam ndjerë se vlerat artistike të këtyre autorëve të qëndrojnë më poshtë se veprat e atyre autorëve që zgjodhën rrugën e konformizmit me regjimin komunist, të cilët ne i ruajmë më së shumti në vazhdimësi edhe sot, duke i mbajtur me fanatizëm si vlera për librat e rekomanduar jashtëshkollorë dhe nëpër bibliotekat e shkollave, por dhe si pjesë të kapitujve të librave shkollorë. Megjithatë, Astrit Delvina dhe shumë të tjerë si ai, mbeten të shpërfillur. Nuk bëhen as debate për vlerat e veprave të tij, dhe ai ende vazhdon të jetë i dënuar, i nënçmuar dhe i paragjykuar. Qëndron si i fshehur me veprat ende të pa eksploruara plotësisht, sepse ka munguar përkushtimi ynë individual, shoqëror dhe institucional për ta bërë veprën e tij letrare dhe biografike pjesë të trashëgimisë sonë më të mirë kulturore dhe demokratike. Pasi lexova dorëshkrimin e romanit të tij të parë “Ëndrra me ngjyra”, për të cilin kemi punuar shumë së bashku me Prof. Gjergj Zhejin, për ta deshifruar e për ta sjellë në gjendje leximi, të botuar nga shtëpia botuese Phoneix, ndjeva se rashë në magjinë e artit të një shkrimtari për të cilin askush nuk kishte krijuar ndonjë legjendë. Niveli artistik i kësaj vepre dhe kompozicioni letrar i një romani surrealist të paparë më parë në letërsinë shqipe, të jepnin të kuptoje, se në këtë rast nuk kishim të bënim me ndonjë shkrimtar të rastësishëm, që kishte shkruar një vepër të radhës dhe aq, por me një fenomen letrar në letërsinë shqipe. Ndërsa përmbajtja mjaft interesante e këtij libri nënkupton një njeri që ecën përbrenda regjimit, një kundërshtar të ndërgjegjshëm kundra tij, i cili megjithëse ishte i burgosuri i diktaturës, brenda vetes së tij jetonte me ëndrrat e lirisë. Është e besueshme për ato që janë thënë mbi të nga mjaft njerëz, që e njihnin dhe që kanë qenë bashkëvuajtës burgu dhe internimi, se një pjesë e veprave të tij të kenë humbur në rrethana diskriminuese. Por këtij fakti dëshpërues, përveç dhimbjes dhe keqardhjes nuk kam se çfarë t’i shtoj më tepër. Por më duhet të pyes mbi përgjegjësinë që ndjej: me veprat e tjera të tij, që kanë një adresë, ku janë, çfarë do bëjmë? Do t’i lëmë në mëshirën e fatit barbar, që iu rezervoi diktatura komuniste shqiptare, e cila e zhytur në paranojën e saj nuk guxoi që t’i jepte asnjë moment “leje dhe liri” asaj bote mendore shqiptare, që donte të ringjallte shpresën, apo të zgjohemi dhe të nxitojmë t’i nxjerrim nga heshtja e pluhurosur prej atje ku janë mbyllur dhe t’u krijojmë shansin e merituar për të cilin janë vetësakrifikuar?

Astrit Delvina - Humnera e Plutonit - Plejad
Astrit Delvina – Humnera e Plutonit – Plejad
Astrit Delvina - Pikëpjekje Shpirtrash - Plejad
Astrit Delvina – Pikëpjekje Shpirtrash – Plejad

Të kujdesemi dhe t’i përgatitim për botim s’do bënim më shumë se detyrën e detyrueshme për ta. Rasti, krejtësisht i veçantë i krijimtarisë letrare të këtij autori, i cili me ato vepra që i janë botuar është provuar se është një shkrimtar i mirë, dhe që veprat e tij letrare më së shumti ndodhen si aktakuza prej organeve të sigurimit të shtetit, nëpër arkivat e ish-hetuesive, tregojnë se këto vepra i përkasin fondit të asaj letërsie që quhet letërsi kombëtare dhe mendimit kombëtar të kombit. Çdo vend normal në botë, edhe i varfër qoftë, të cilin e drejton një shtet, nuk harron që të kujdeset për vlera të tilla shumë dimensionale, të cilat do të ishin mjaft të rëndësishme për kulturën, trashëgiminë kombëtare, njerëzore dhe demokratike. Unë nuk i kam vënë vetes si qëllim që të krijoj ndonjë legjendë në lidhje me të, por nuk mund të mos shpreh shqetësimin tim përpara opinionit për këtë nënvleftësim, i cili tregon rangun e ulët të kujdesit, që kemi ne si shoqëri dhe si shtet kundrejt rivlerësimit dhe integrimit të kësaj trashëgimie.

Astrit Delvina - Hielita - Plejad
Astrit Delvina – Hielita – Plejad
Ç’mund të bëj një botues i varfër me këto vepra që fatkeqësisht autori i tyre ka qenë i ndaluar, ç’mund të bëj botuesi të cilit “i ka mbet kjo letërsi në dorë”, e cila do kohë për ta nxjerrë nga qelia, që do para për t’u deshifruar, sepse është shkruar vetëm njëherë fshehurazi në kushtet e përgjimit policesk, që do para për t’u deshifruar, për t’u radhitur, redaktuar, korrektuar, shtypur dhe reklamuar?
Më kanë rënë këmbët nëpër fondacione dhe firma private për të gjetur ndonjë kacidhe për botimin e këtyre librave, por më janë shfaqur të gjithë dorështërnguar. Nuk më ka ndihmuar fare “fati” në këtë drejtim. Por ndërkohë që koncerteve dhe spektakleve të zbukuruara me femra të bukura dhe me imazhe fantazmagorike, bujaria iu vërshon si lumë, për këto lloj librash nuk e zgjidh askush qesen. Sigurisht që vlerat letrare dhe filozofike të këtyre librave dhe të dhjetëra librave që kanë të bëjnë me mendimin shqiptar janë mijëra herë më të larta se gjendja e kënaqësisë dehëse, që mund të japin për disa minuta spektaklet, dhe këtë e ka provuar çdo lexues me punën e çdo botimi që është bërë deri tashti në këtë drejtim. Por dihet gjithashtu është e pashmangshme deri në njëfarë mase, që publiku i thjeshtë ka marrëzitë e tij në këtë drejtim, prandaj këtu duhej të shfaqej etika e përgjegjësisë shtetërore, e cila me politikën e saj publike subvencionuese, duhej të orientohet nëpërmjet individëve të spikatur për diferencimin, dhe ndërtimin e hierarkisë së këtyre vlerave për botim dhe përdorim në dijet mësimore.
Astrit Delvina - Dhe e Bukura nuk u zgjua - Plejad
Astrit Delvina – Dhe e Bukura nuk u zgjua – Plejad

Pikërisht, për një sërë arsyesh të tilla, por edhe për arsye më të përligjura, që kanë të bëjnë me nevojat që ka kultura dhe dijet mësimore që mbartin këto vlera, të cilat është e pamundur të thuhen në një shkrim, shteti duhet të bëhet kujdestar real dhe i drejtpërdrejt i saj, si dhe të parashikojë programe për t’i marr në mbrojtje në të gjithë procesin e rivlerësimit, deri sa t’i çojë në duar të lexuesve, por dhe bibliotekat e shkollave, që nxënësit dhe mësuesit të fillojnë të bien në kontakt me këtë literaturë të ndaluar kombëtare, duke marrë si fillim të paktën një informacion

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.