back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Maj, 2024

Rugovizmi – Një zhvillim unikal historik nga Nehat Shaqiri

Gazeta

Dr. Ibrahim Rugova (1944-2006)
Dr. Ibrahim Rugova (1944-2006) 

Rugovizmi – Një zhvillim unikal historik

nga Nehat Shaqiri

Çdo lëvizje shoqërore apo politike, për t’u lindur, kultivuar, rritur e zhvilluar, duhet të ketë kohën apo rrethanat që e mundësojnë atë, ashtu si dhe protagonistët dhe bartësit, si dhe liderët apo prijësin ideologjik e shpirtëror, vlerëson analisti politik Nehat Hyseni.
Andaj, sipas tij edhe Rugovizmi kishte kohën e duhur të shfaqjes së tij, në rrethanat e stuhive politike dhe lindjes së pluralizmit politik të viteve të ’90-ta, që rezultoi nga shembja e socializmit dhe sistemit monist. Kurse, në Kosovë dhe ish Jugosllavi, shembja e tillë erdhi me ekspansionizmin serbomadh, në krye me Sllobodan Millosheviqin.
“Dhuna e shfrenuar serbe dhe rrënimi i autonomisë administrative e politike e Kosovës, kishin rrezikuar shqiptarët. Ky shqetësim i tyre politik krijoi frontin e gjërë gjithëpopullor, që më 23 dhjetor 1989, krijuan Lidhjen Demokratike të Kosovës, në krye me Dr. Ibrahim Rugovën”, thotë Hyseni për gazetën “Bota sot”.
Ai pohon se, gjatë kohës, kjo Lëvizje gjithëpopullore e shqiptarëve të Kosovës identifikohej me liderin e LDK-së, dhe filloi të quhej gjithnjë e më shpesh si “Rugovizë”.
“Pra, këto ishin pak a shumë rrethanat e kohës së lindjes së organizimit të pavarur politik të shqiptarëve të Kosovës, në krye me Dr. Ibrahim Rugovën, që shpesh cilësohet si “rugovizëm”, duke u dalluar dhe distancuar qartë nga fraksionet dhe kundërshtarët gjithnjë e më të shumtë, ose “anti rugovistët””, potencon ai.

Analisti Nehat Hysen
Analisti Nehat Hysen

Më tej Hyseni shton se, karakteristikë themelore e saj ishte rezistenca aktive dhe paqësore ndaj okupatorit serb.
“Ndërkaq, shtrohet pyetja se cilat janë rrethanat e sodit dhe a mund ta (ri)prodhojnë “neo-rugovizmin”, si filozofi dhe koncept e Lëvizje politike që do e (ri)fuqizonte “rugovizmin”? Ndoshta na shkon mendja tek situata dramatike e krijuar brenda LDK-së, kundër Koalicionit me PDK-në, për Qeverinë e re, duke e quajtur (ndoshta) grupin prej 8 deputetësh të LDK-së, të cilët votuan kundër”, pohon ai.
Megjithatë, sipas tij, zor se do të mundeshim t’i konsideronim këta si neorugovista, meqë një ndarje e tillë zor se do ishte serioze.
“Mbase, të tillët poaq do mund të quhen si “fatmirista”, fraksionista apo “parimorë”, antiisaista, se sa edhe “neo-rugovista”. Megjithatë, mbetet të shihen zgjedhjet brendapartiake të LDK-së, për të parë raportin e ri të forcave brenda kësaj partie, për të parë më qartë se kah do të shkojnë proceset realisht”, thotë analisti politik Nehat Hyseni.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.