back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Organizata ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare

Gazeta

ALVA - Albanian Values - Vlerat Shqiptare
ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare

Organizata ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare

Organizata ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare,
tashmë pjesë e komunitetit global “World Values Day”
me rastin e “World Values Day” – “Ditës Botërore të Vlerave”
më datë 18 tetor 2018, tek Muzeu Historik Kombëtar,
organizon eventin e parë në historinë e Shqipërisë
kushtuar Vlerave Kombëtare Shqiptare,
duke ndërmarrë nismën: “Unë e vlerësoj atdheun tim”.
.
Veshje te Shqiperise se Mesme
Veshje te Shqiperise se Mesme

Me thirrjen “Unë e vlerësoj veten time, atdheun tim që kështu do punoj më shumë për të ndryshuar jetën time dhe të tjerëve rreth meje. Po ti?”

Tema e përzgjedhur nga organizata ALVA për “World Values Day 2018” kushtuar “World Values Day Albania” është: “Mirënjohja”.
 
Tematikat rreth kësaj teme janë:
1.“Vlerat e mirënjohjes”;
2.“Mirënjohje ndaj vlerave të vendlindjes, atdheut, Shqipërisë, vlerat e Tiranës – kryeqytetit të Shqipërisë, dhe çdo qyteti si: Prishtina, Dibra etj. apo fshati si: Peza, Dardha, Labinoti, Thethi, etj.” Mirënjohje ndaj kontributit të personaliteteve dhe komunitetit në shërbim të atdheut, vendlindjes, nivelit të jetesës së shqiptarëve etj,;
3.“Mirënjohje vlerave të familjes shqiptare”; Familja – anëtarët e familjes, prindërit, motra, vëllai, fëmija, nipi etj.;
4.“Mirënjohje vlerave të gruas shqiptare dhe roli i saj në shoqërinë shqiptare”;
5.“Mirënjohje vlerave të zhvillimit personal”;
6.“Mirënjohje rolit të diasporës shqiptare në shoqërinë shqiptare”;
7.“Mirënjohje vlerave të bamirësisë dhe harmonisë fetare”;
8.“Mirënjohje vlerave të heronjve dhe dëshmorëve shqiptarë”;
9.“Mirënjohje rolit të medias dhe kulturës në shoqërinë shqiptare”;
10.“Mirënjohje ndaj miqve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve” etj.;
Organizata ALVA - Albanian Values - Vlerat Shqiptare
Ftese: Organizata ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare
Jemi një komb që kemi shumë vlera, për këtë ne duhet të informohemi, sepse është detyrë e secilit prej nesh të kontribuojë në ruajtjen zhvillimin dhe promovimin e vlerave të vyera mbarëshqiptare të kombit shqiptar brez pas brezi.
Në event do të vlerësohen personalitete, të rinj, etj. që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në fusha të ndryshme për vendlindjen, zhvillimin e atdheut etj.
 
Faleminderit që pranuat ftesën tonë!
faleminderit për mbështetjen tuaj!
bashkë mund të bëjmë gjëra më të bukura!
Ju mirëpresim
stafi organizatës ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare
 
Për më shumë informacion mund të na shkruani në adresat e e emailit: info@alva.al; alvaalbanianvalues@gmail.com. Në numrin e telefonit mund të na shkruani me sms, viber, what’s app. Telefon 00355676463046
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.