back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 4 Tetor, 2024

Një tufë lule për Agron Tufën – nga Sami Milloshi

Gazeta

Nji vazo lulesh - Sami Milloshi
Nji vazo lulesh – Sami Milloshi

Një tufë lule për Agron Tufën

nga Sami Milloshi

Me mikun tim Agron Tufa, më bashkon ideja për të reaguar ndaj së Keqes. Ai është kampion i rrallë në reagimin ndaj të Keqes. Me të më bashkon ideja për të pohuar ca të vërteta të mohuara dhe të fshehta për gjysëm shekulli. Ai është kampion i rrallë i lirisë dhe i shpalosjes së të vërtetave. Bashkë me shokët e tij, se trimi i mirë ka shokë shumë. Dhe unë e ndjej se Agroni ka aq shumë miq dhe dashamirë sa mund ta mbushte plot rrafshultën e tij të mrekullueshme të Kastriotit në Dibër. Aq sa nuk do të kishe mundë me hedhë as kokrrën e mollës.
Agron Tufa ka një tufë me fëmijë shumë të bukur. Ai do që fëmijët e tij të mësojnë të vërtetën për historinë e Shqipërisë. Ta ndihmojmë se nuk e ka vetëm për fëmijët e tij, e ka edhe për nipin tim, pra e ka për gjithë fëmijët e Shqipërisë.
Agron Tufa po thotë ta duam njeri-tjetrin dhe të mos kapim dyfekët ndaj njeri-tjetrit se kështu veçse ngremë nga varri një kriminel si Enver Hoxha që e ktheu në burg Shqipërinë. Ta përkrahim se po thotë një të vërtetë. Nuk ka ambasador që të na bëjë ta duam njeri-tjetrin po nuk na thirri gjaku ynë si shqiptarë ta bëjmë vetë dashurinë midis shqiptarëve.
Ne librin tim me tregime “Propozim në Qiell”, kam midis të tjerëve edhe tregimin “Unë nuk jam veteran!”
Kam dëshirë që këtë tregim ta lexoje miku im Agron Tufa. Në pamundësi për ta takuar Agronin, librin ia kam lënë me autograf në shenjë respekti tek sekretarja e tij në Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, kur isha vjet në Tiranë.
Aty, në atë tregim kam treguar një peng. Dëshiroj që atë peng edhe Agroni ta dijë. Sepse të tjerat dihen. Që unë, për shembull, kam qenë zëvendëskryeredaktor i “Zërit të popullit”, që pastaj jam larguar me dëshirën time me dorëheqje nga ajo gazetë. Që në atë gazetë retushoheshin jo vetëm fotografitë, por edhe historia… E të tjera e të tjera…!
Agron, ti je shkrimtar nga më të mirët që ka sot Shqipëria, je përkthyes, publicist klas. Por mbi të gjitha, ti je Njeri i lirë me mendje të hapur. Dhe për të tillë ka nevojë sot Shqipëria që mjerisht kutërbon prej një fryme skllavërie!
Të faleminderit miku im për trimërinë e mençur që ke treguar gjer më sot. Unë besoj se ti je “Trimi i mirë me shokë shumë!” Dhe besoj tek fitorja e Dritës mbi Errësirën!
Ti je në anën e Dritës, Agron!
Kjo pikturë me tufë lulesh është e imja. Jam unë autori. Ta dhuroj ty nga larg, nga ky vend i bekuar që i thonë Amerikë!
.
Marrë nga Muri i Fb i Sami Milloshit, 27 prill 2019
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.