back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Ne, komplotistat… nga Astrit Cani

Gazeta

Astrit Cani
Astrit Cani

Ne, komplotistat…

nga Astrit Cani

Skjaroj n’radhë të parë se komplotist quhet ai që merr pjesë n’komplot, jo ai që e konstaton ate.
Qysh në fillim e kam quejtë murtajë mediatike tanë kte fushatën e marrisë.
Alla Debord kam arsyetue se kur menaxhimi spektakolar i jetës përsoset, nuk ka ma as jetë as spektakël.
Dikush më thotë se ma panik përhapim ne komplotistat se mediat tradicionale. Ky për mue asht kompliment. Budalleku asht drogë e randë, mediat trafikantat e saj.
Prej janarit falë propagandës së mediave që nuk përhap panik, njerzit kishin frikë me ardhë në Chinatown, pra libraria jeme nuk funksiononte. Tashti ka pesë muej që jam mbyllë, falë mediave. Ndërkohë librat mund të shiten në supermarket ose te kioskat e gazetave, se aty nuk ka rrezik.
Dje ishte 1 Maji i parë që e bajsha pushim prej vitesh. Nuk më shijoi. Sa dola policia i ra borisë. E kuptova se e bane për saluto, por nuk i kam shokë. Tash e mbrapa jo. Qysh kur u bane gjykatësa pa pasë lexue as kushtetutën, mendoj se nuk meritojnë as 1 mijë eurot e qelbta që iu jep lëmoshë qeveria.
Vjet i kam dhanë ktij shteti të korruptuem si tana shtetet që e meritojnë ktë emër, 30 mijë euro prej djersës teme. Sivjet më dha ky shtet 600 euro. Kryeministri i pazgjedhun i ktij vendi i kërkoi bankave një akt dashurie. Pjeshkë!
Nuk e kam ndalue humorin asnji ditë, përpos atyne ditve kur s’kam pasë internet dhe m’asht dashtë me e vjedhë te sheshi mbas shpijet, por ngase m’asht dashtë me u ruejtë prej të “zive” (zhargon emigrantash për policinë), ndoshta nuk e kam përpunue sa duhet. Dhe m’kanë thanë se jam cinik. Me pà mandej se ça shkruejnë kta që më gishtojnë mue si cinik, kur masakrohet ndokush në Shqipni, e kupton se janë me rrahë murin.
Për Billin s’kam pasë neveri. E kam kuptue para do vjetve se asht me të meta mendore, kur kishte financue nji studim për me i kthye fekalet n’ujë. Dhe nji humorist kino-amerikan i dha nji gotë ujë me pi dhe mbasi ky e piu i tha “that’s your shit”. Ahah, it’s good. Tue pasë parasysh sa shum burime ujore ka planeti e Shqipnia jonë, me pi ujin e prodhuem prej fekaleve m’u duk alla doktor Frankenstein. Kurr s’e kam besue mitin e çunakut defiçent që punon në garazh dhe s’ka nevojë me krye universitetin se asht gjeni. Më dukej pak i paplotë, sidomos kur nuk përmendet farefisnia me Rrokfelerat. Dhe pse programi i tij difektoz iu imponue tanë botës. Nse doni me thellue pak argumentin se kush ishin shpikësat e vërtetë në Silicon Valley lexoni Hooking up, prej Tom Wolfe-it.
Tashti Billi ia ka kalue në neveri edhe lali Erit, flas për vedi. Në analet e shekullit, kanë me mbetë si meshkujt ma anal.
Edhe n’kte kurdisje globale, do bashkëfshatarë tonët në Veri t’Evropit, nuk e humbën rastin me kritikue jugun. Mirëpo qytetari i vërtetë tregon qytetarinë e vet jo katundarinë e tjetrit.
Si përfundim, kjo rrenë gjigande, prodhoi nji narrativë të re, romanin pa personazh kryesor, ku të gjithë janë figuranta, si te romani Vanity Fair.
Kje nji luftë e madhe idésh, dhe si përfundim nuk pati as fitues as humbës as idé, si thotë nji italian.
Edhe ksaj here ekspertat e zhvirgjëruen publikun me shifra.
Ndotja e ajrit mbi rruzull ra me 8 përqind, çka vërteton përfundimisht se faktori i vërtetë i ndotjes nuk janë makinat, të cilat janë të vetmet që herë mbas here ndalohen në mnyrë demonstrative me qarkullue, por industritë që nuk ndalojnë kurrë.
Ksaj here e kuptova primend, pra e përjetova, aksiomën e drejtueme: pra liria jeme fillon aty ku fillon liria e tjetrit. Jo liria jeme mbaron aty ku fillon liria e tjetrit, si thonë zyshat.
Nuk mundem me qenë i lirë, n’kjoftë se nuk janë të lirë njerzit mes të cilve jetoj. Pra: e vërteta ka me iu ba të lirë, si thotë Krishti, por edhe Liria ka me iu ba të vërtetë.
Mendoj po ashtu se të gjitha fétë duhet të bashkohen para sulmit epokal që po iu ban shekulli, që i ktheu policët në gjykatësa, kryeministrat në monarkë absolutë, teknokratët globalë në perandorë galaktikë dhe supermarketet në tempuj.
Në Milano nuk ka xhamia, por sa të hapen do të filloj me shkue në kisha. Do të lexoj me uri shpirtnore Shën Tomë Akuinasin, Kamarosvamin, Giulion Evola. Me sy ma pak kulturologjik se përpara, me hapje ma të madhe shpirtnore se përpara.
Duhet me u ngjitë përditë e ma nalt, deri ku s’mbërrijnë pordhët e shtetit.
.
Marrë nga muri i Fb i Astrit Canit, 2 maj 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.