Nata e Buzmit apo Diellndalimi – shkruan Fahri Xharra

0
15
Gazetari Fahri Xharra
Gazetari Fahri Xharra

Nata e Buzmit apo Diellndalimi

shkruan Fahri Xharra

-Po vjen Buzmi bujar me dushk e me bar, me gjâ e me mall e me gjith të mirat e Zotit!
-Mirë se u bjen Zoti! Pastu prù ora me nafakë!
-përgjegjë i zoti i shtëpís mbrendë “Hë në fund vdiç Zoti dhe u varros në Dodonë nën dushkun më të madh dhe varri i tij u bë vend pelegrinazhi i tërë botë. Rreth dushkut dhe varrit të Zotit u ndërtua Orakulli, të cilin e ruanin Donetinët (fis mollos) (Dhimitri Pilika)
-Pellazgët – origjina e jonë e mohuar) Gjatë gërmimeve në Dodonë më 1875-1877 dolën në dritë: një fletë dushku e shkëputur, një degëz e tërë lisi (me 17 fletë) dhe një lëndë dushku, të gjitha riprodhime artistike prej metali, si dhurata Zotit pellazg.
Pra nata e Buzmit si tek katolikët ashtu edhe tek ortodokset është një festë e vjetër pellazge, ku sipas Frrok Kristajt: Te festat e ciklit dimëror përfshihen Kolendrat dhe Buzmi, të cilat bahen me rituale, që janë të një prejardhjeje të lashtë; kryesisht lidhen me fuqinë e diellit, përkatësisht shënojnë solisticin dimëror të diellit, që mposht errësirën dhe bën të ngadhënjejë drita…”

Simboli i Diellndalimit ose i baraznates
Simboli i Diellndalimit ose i baraznates

Duhet ta dijmë! Solstiku apo solstici (lat. solstitium) njohur ndryshe si Diellndalimi, është çasti kohor i vitit në të cilin boshti tokësor arrin pjerrësinë më të madhe dhe më të vogël ndaj diellit. Solstiku/ Diellndalimi, ndodh dy herë në vit, 21 qershor, që quhet diellndalimi veror (solstici i verës), dhe më 21 dhjetor, i cili quhet diellndalimi dimëror (solstici i dimrit). Diellndalimi veror ndodh më 21 qershor, në gjysmëlëmshin verior dhe gjysmëlëmshin jugor të tokës. Diellndalimi i verës është dita më e gjatë e vitit, dhe për pasojë nata më e shkurtër. Në çastin e diellndalimit, Dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me eklipsin (errësimin), dhe është në zenit të tropikut të Gaforres. Diellndalimi veror përfaqson fillimin e verës dhe ka qenë në histori shkak festimesh. Diellndalimi dimëror ndodh në gjysmëlëmshin jugor, më 21 dhjetor, apo 22 (21 apo 22 qershor) në gjysmëlëmshin verior të Tokës.

Nata e Buzmit
Nata e Buzmit

Data e diellndalimit dimëror shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Dielli mbërrin pjerrësinë më të vogël dhe ndodhet në zenit në Tropikun e Bricjapit. Edhe diellndalimi i dimrit ka qenë me qindra vjet me radhë shenjë festimesh të ndryshme dimërore, p.sh. Saturnalia në Romën e lashtë, Kvanza për disa popuj afrikanë, si edhe Krishtlindja ndër të krishterët. Diellndalimi sëbashku me baraznatën lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit. (Brunilda Ternova)
Buzmi është një festë e vjetër pagane, që me kalimin e shekujve ka ardhur duke u zbehur, madje në disa popuj të tjerë indoevropianë është harruar. Mbeturina të riteve që përbënin ceremonialin e kësaj feste, në trevën e Pukës psh. kanë arritur deri në shekullin tonë. Si shumica e festave, edhe ajo e buzmit lidhej ngushtë me dëshirën për prodhim të mbarë e të bollshëm.
Të gjitha ritet e kësaj feste pagane kanë pasur karakter të theksuar bujqësor e blegtoral, çka tregon edhe për drejtimet kryesore ekonomike të popullit tonë në të kaluarën. Ato janë karakteristike për atë shkallë të zhvillimit të shoqërisë, kur natyra dhe dukuritë e saj kishin pushtet të fortë mbi të gjitha veprimtaritë e njeriut. Si të tilla, ato kanë rëndësi për studimin e psikologjisë dhe botëkuptimit të kësaj shoqërie.

 Diellndalimi o baraznata lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit
Diellndalimi o baraznata lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit

Mbeturinat e kësaj feste tani nuk praktikohen më tek ne, por ruhen në treva të tjera, të banuara nga shqiptarë. (Mark Tirta. “Kulte të bujqësisë e të blegtorisë”, “Etnografia shqiptare”) Etnografi Mark Tirta në lidhje me Buzmin thekson: Fjala “buzm”, në kuptimin e këtij druri ritual ose edhe jashtë këtij kuptimi, Eqerem Çabej e shpjegon si një fjalë autoktone të shqipes të trashëguar nga rrënja e një fjale të lashtë indoevropiane… Nata e Buzmit pritej me gëzim të madh dhe me një parapërgatitje të veçantë. Kjo festë popullore ishte më e rëndësishmja dhe kishte një ceremonial të caktuar, të ngurtësuar në shekuj. Festave qe iu është dhën karakter fetar e që u përmendën më lartë janë pra me prejardhje pellazge, dhe çdo përvehtësim tjetër është vetëm se një maipulim jo i drejtë i të vërtetës sonë, shqiptare.
Dhimitri Pilika në librin e tij për pellazgët shkruan se: “…etruskët sipas një studiuesi francez e quanin dushkun pikërisht si sot në shqip, si dhe që anë e kënd Etrurisë pellazge hasen gjurmë të shpeshta të këtij simboli ballësor pellazg. Se Dushku dhe Buzmi lindën nga ne, janë dëshmitarë edhe vendet tona që me toponomastikën pellazge lidhen me dushkun. Dendësia e këtij emblemi të qenësishëm pellazg e cila përdorët kudo në trevat shqiptare edhe sot e kësaj dite dëshmon shkoqur për një lidhje organike të pa shoqe midis Dodonës dhe të sotmes shqiptare.)
Ja provat: Dushk (fshtrat në Gramsh, Lushnje, Shijak. Lezhë, Peqin). Bregu i Dushkut; (zonë malore Lushnje); Liqeni i Dushakut ( Gramsh); Kodra e Dushkut në Krujë e Lushnje; Qafa e Dushkut në Vlorë Dushkajë fshat në Lezhe, Gjakovë; Dushkan (Elbasan); Dushkarak (Vlorë), Dushkia (fshat arbëresh, Atikë) Deshtëm apo jo provat historike janë në duar tona.

Perëndimi i Diellit, nga mijëra qytetar të Anglisë në gurët e varur Stonehenge.
Perëndimi i Diellit, nga mijëra qytetar të Anglisë në gurët e varur Stonehenge.

Perëndimi i Diellit, përcillet nga mijëra qytetar të Anglisë në gurët e varur (Stonehenge) që sipas studimeve të fundit janë të ndërtuara nga njerëzit e Mesdheut (Pellazgët)
Një vend tjetër në Angli, përsëri nëpër Stonehenge, perëndimi i ditës më të shkurtë të vitit
Në regjionin Kumanovë-Kratovë janë gjetur mbi 10 tempuj, që i takojnë kulturës Kokino, duke shkuar prapa 60 shekuj. Janë gjetur vizatime mbi shkëmbinj e posaçërisht vizatimet e shqiponjave. Janë gjetë gjithashtu edhe figurina të njeriut dhe kafshëve. Kokino kultura është një kulturë shumë e vjetër në tokat ilire.

Observatori ilir-pellazgjik ne Kokino të Kumanovës mbi 6 mijë vjeçar
Observatori ilir-pellazgjik ne Kokino të Kumanovës mbi 6 mijë vjeçar

Observatori Megalitik i Kokinos Kumanovë është në veri-lindje të MV afër kufirit me Serbinë; afër fshatit Kokino në vijë – kufitare me fshatin Arbanasko. Në të tërë rajonin janë regjistruar vendet arkeologjike që datojnë nga koha e Neolitit duke mbajtur në vetë vendbanime të rëndësishme, vende të shenjta dhe ngjarje deri në 6000 vjet të vjetra.
Vendi ku është vrojtuar pozita verore e diellit është e ruajtur mirë, vendi i vjeshtës dhe pranverës ka dëmtime të vogla, kurse aty ku është vërejtur pozita më e lartë në qiell gjatë dimrit ka dëmtime të mëdha.
Të gjitha këto dëmtime janë të mundura nga tërmetet që kanë dridhur tokën gjatë historisë. Edhe pozita qendrore e Observatorit është e ruajtur dhe e shënuar mirë
Observatori ilir-pellazgjik ne Kokino të Kumanovës i vjetër mbi 6 mijë vjet
Gjakovë, Fahri Xharra, 20.12.21
.

Related Images:

Artikulli paraprakStudenti me Medalje të Artë, që njihte 8 gjuhë të huaja, nacionalisti Qazim Mulleti (1893-1956) – nga Klajd Kapinova
Artikulli tjetërKronikë nga Komuniteti shqiptaro-amerikan: 20-vite krijimtari letrare në amerikë – nga Frank Shkreli
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.