Mësonjëtorja e parë e Korçës – pasuri kombëtare dhe jo lokale – nga Keze Kozeta Zylo

0
11
Mësonjtorja e parë shqipe - 7 mars 1887
Mësonjtorja e parë shqipe - 7 mars 1887
Mësonjtorja e parë shqipe - 7 mars 1887
Mësonjtorja e parë shqipe – 7 mars 1887

Mësonjëtorja e parë e Korçës – pasuri kombëtare dhe jo lokale

nga Keze Kozeta Zylo – Gazeta Illyria”, New York

Me shqetësim dhe dhimbje gjer në eshtër, mora lajmin e ndryshimit të emërtimit nga “Mësonjëtore e Parë Shqipe” në Korçë në “Muzeumin e Arsimit” në Korçë. Padyshim si mësuese me një përvojë të jashtëzakonshme midis dy kontinenteve kam ndjesinë dhe më duhet ta mbrojë me kanun emrin e shenjtë gati si Zoti: “Mësonjëtore”. Fjala aq e dashur “Mësonjëtore” në shpirtin tim dhe të gjithë nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” për gati 14 vjet që iu kemi mësuar këtë datë historike, përmbledh 36 gërmat e zjarrta të Alfabetit Shqip, fjalë që na identifikon dashurinë e pakufishme për Gjuhën dhe luftën që bënë Rilindasit tanë kundër armiqve barbarë të Gjuhës Shqipe.
7 Marsi është Dita Kombëtare e Mësuesit dhe është në nderim të Mësonjëtores së Parë të Korçës dhe jo të emërtimit tinëzisht nga qeveritarët të pagëzuar nga otomanët turq, duke e kthyer ne një Muze krejt të thjeshtë të Korçës lule të Naim Frashërit.
Emërtimi “Mësonjëtore e parë shqipe” të pranuar aq paqësisht dhe me krenari nga 10.000.000 shqiptarë tashmë të ndryshuar nga pushtetarët e paskrupullt është një fyerje e rëndë që i bëhet mbarë atdhetarëve si brenda dy shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, po aq dhe nëpër vende të ndryshme të botës, atje ku na hodhën fatet të larguar si rezultat i dhunuesve të tokës arbërore ku na ra koka për herë të parë.
Jam e sigurt se Martirët e Arsimit Kombëtar si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Gjerasim Qiriazi, Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, Koto Hoxhi, Papa Kristo Negovani, Ilia Dilo Sheperi, Shtjefen Gjeçovi, Sami Mezhgorani etj., që derdhën djersën dhe gjakun lumë, të helmuar nga kuçedra serbe, patrikana greke dhe e Turqisë do jenë rrotulluar tek varri për këtë dhunim të emrit më të bukur dhe më të shenjtë të Gjuhës Shqipe: Mësonjëtore!
.
Qiriazët - Tribunë të Arsimit Shqiptar
Qiriazët – Tribunë të Arsimit Shqiptar
Të guxosh dhe të ndryshosh këtë emër mbarëkombëtar dhe ta lokalizosh vetëm me një Muze ne qytetin e Korçës, duke e quajtur: Muzeu i Arsimit në Korçë”, do të thotë as më pak dhe as më shumë se je një varrmihës i historisë duke i bërë gropën historisë së Arsimit në mes të sheshit, krejt pa frikë.
I bëj pyetje vehtes se si është e mundur të arrijë politika gjer në dhunim të vlerave kombëtare? Si nuk mbahet asnjë qëndrim, por të lejohet kaq paqësisht nga populli aq arsimdashës, ndonëse mjerisht këto 30 vjet analfabetet po notojnë në pellgjet e ndenjura dhe të ndotura të politikes rrënuese?
Gjuha Shqipe është ndër gjuhët më të vjetra në botë, por dhe më e dhunuara barbarisht dhe egërsisht.
Kur u hap Shkolla e parë Shqipe në Korçë gjatë sundimit më gjakatar dhe më anadollak turk, në vitin 1887 shifrat sipas historianëve të tmerrojne se në Shqipëri kishte 1200 shkolla publike turke të ndërtuara forcërisht nga perandoria turke, 1200 shkolla private greke, 300 shkolla serbe, bullgare dhe vllahe. Me një fjalë egzistonte vetëm ajo Mësonjëtore e parë Shqipe që ka historinë e gjaktë të popullit shqiptar, ka historinë e ndritur të Rilindasve që shkruajtën me pendën e artë ABC-në. Edhe simbolin e shkronjave të ABC-së e paskan deformuar dhe shkruar në formë tjetër, se ç’pata një ndjesi që kishin formë turke, serbe dhe greke…
Ç’patën me ABC-në e famshme të motrave Qiriazi, të Rilindasve të shquar, të dishepujve, të gjyshërve tanë që e shkruanin tekstualisht siç ishte në atë forme simbol në Korçë, ku sa herë shkonim pranë këtij qyteti të serenatave dhe po aq atdhetar e pamundur mos të bënim foto dhe të preknim pendën e artë të Rilindasve tanë.
Mos të harrojme se të gjitha këto shkolla greke, bullgare, turke, serbe, vazhduan dhe qëndruan pa u prekur, ndërsa shkolla shqipe me drejtor Pandeli Sotirin u dhunua, u vra barbarisht…
.
Shkolla e- parë Shqipe - Mësonjtorja
Shkolla e- parë Shqipe – Mësonjtorja
Pse u ndryshua emri Mësonjëtore e parë Shqipe që i përket gjithë Kombit dhe u vu Muzeu i Arsimit në Korçë duke e minimizuar dhe sfumuar historinë kaq pabesisht? Otomanët e politikës që luajnë vallen ne “mejdan” me çitjanet e turkut dhe palikarin e Greqisë, duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të vendosin sa me parë nderin në vend të emrit “Mësonjëtore”. Ndryshimi me dhunë i emrit Mësonjëtore duhet të mbrohet nga të gjithë shqiptarët atdhetarë, sepse aty është historia jonë e ndritur, që tinëzisht duan ta fshehin me ndryshim emri. Mësonjëtorja duhet të mbrohet, ashtu siç u mbrojtën shkronjat e arta të Alfabetit shqip shkruar nga motrat Qiriazi si: Sot është dita shqipëtare/ Të përpiqemi/ Alfabetin tonë ta mbrojmë/ Shpejt o burrani/ Shkronjat tona janë të arta/ Këto duamë…
Unë nuk jam anëtare e asnjë partie, ngase partia ime është Gjuha Shqipe. Historinë e vërtetë dhe Gjuhën Shqipe do ta mbroj gjer në frymën e fundit të jetës edhe pse të shtohen armiqtë, ngase e “vërteta, – thonë amerikanët dhëmb, kurse heshtja vret!” “The truth hurts, but silence kills”…
Unë zgjodha mosheshtjen ndaj së vërtetës se Mësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale.
.
New Yor, 17 Mars, 2021
.

Related Images:

Artikulli paraprakShumë prej nesh përfitojnë nga dobësitë në vend që të ndihmojë forcimin e tyre…
Artikulli tjetërEklipsi i vargut poetik në dy krijuese shkodrane, Arjola Zadrima dhe Desantila Qerimaj – nga Leon Lekaj
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.