back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Mendime rreth Reformës në Drejtësi – me datë 21 Korrik 2016 – votohet konsensusi parlamentar

Gazeta

Drejtesia
Drejtesia

Mendime rreth Reformës në Drejtësi…

me datë 21 Korrik 2016 – votohet konsensusi parlamentar 

i aq të përfolurës Reformë në Drejtësinë Shqiptare

Historiani Romeo Gurakuqi
Historiani Romeo Gurakuqi

Romeo Gurakuqi – historian

Kasta fitoi?! Do të vazhdojmë të jemi nën Garancinë dhe Sovranitetin e Kastës, që do emërojë e shkarkojë pushtetin e tretë, ose Trustin e tretë?! Manipolatorët e Republikës, si triumfatorë ndaj interesave të Publikut dhe besnikët që ngazëllejnë, pa e ditur saktësisht se çfarë ka ndodhur në Shtetin jo transparent, të hajdutevë të bankave, të kultivuesve të plantacioneve të Kanabisit, të pastrimit të parave në firmat e regjistruara offshore, të gjobvënësve – bij politikanësh, të vrasësve të bankierëve dhe një shtypi që dezinformon masivisht dhe pacipërisht Publikun dhe transformon të vërtetën?

Dritero Agolli (1931)
Dritero Agolli (1931)

Dritëro Agolli – shkrimtar

Nuk ka mëdyshje: “O sot o kurrë, kjo reformë në drejtësi duhet votuar”.
“Kam dëgjuar se mbi 90 përqind e popullit e do këtë reformë dhe e mbështet atë. Unë e besoj këtë shifër që jepet. E kur ke popullin me vete beteja është e fituar. është revolucion. është i drejtë krahasimi i kësaj reforme me revolucionin” – tha dje shkrimtari i shquar për gazetën DITA… Dritëroi tha se kanë folur deri më tani vetëm partitë politike, por pak është dëgjuar zëri i intelektualëve. Ai kërkoi që apelin e tij drejtuar deputetëve ta mbështesnin edhe intelektualë të tjerë, shkrimtarë e artistë, personalitete të shquara të fushave të ndryshme. Dhe kështu u bë, teksa lista e firmëtarëve mbetet e hapur e firmosur se paku nga 26 emra…

Artan Gjyzel Hasani
Artan Gjyzel Hasani

Artan Gjyzel Hasani – shkrimtar

Ndodhi ajo që pritej në Republikën e Semaforëve: Përsëri drejtësia shqiptare në duart e kllounëve zuzarë shqiptarë!
Kush qenkan këta shqiptarë virgjinë që do të kenë tagrin ligjor të gjykojnë të ngjajshmin e tyre mutpërlyer?
Vallë Reforma në Drejtësi do shkaktojë një mutacion duke krijuar më në fund Shqiptarin e Ndershëm?
Dhe Bythëtallja me shqipot (e dhjerë, por krenarë) vazhdon…
Spekullohet akoma me Përrallën e Sovranitetit… (hahaha) Sa mirë që e ruajtëm edhe këtë herë sovranitetin e gjykatave tona ilire! Sa mirë që i treguam botës kush guxon me na prekë Drejtësinë tonë të Kulluar do marrë dënimin e merituar!
Shakaja më e hidhur që mund t’i bëhet Republikës sonë të Semaforëve është kjo e Sovranitetit.
Shqipëria nuk ka qenë kurrë në histori sovrane dhe as nuk ka si të jetë kur bijtë e saj më të zgjedhur i ka pazarexhinj dallkaukë pa kurrfarë morali, personaliteti apo integriteti personal.
Sovranitetin Shqipërisë/Arbnisë (dmth çdo formacioni social apo territorial të banuar nga në shqipot) ia kane marrë ose të huajt (romakë, bizantinë, osmanë, grekë, serbë, bullgarë, italianë, jugosllavë, sovjetikë, kinezë, BE, SHBA), ose vendas haxhiqamilër që nga Monstra e Gjirokastrës e deri te kllounët e sotëm të çdo krahu politik…
Si atdhetar racional që ua njeh shumë mirë Tabjatet dhe Zullumet shqiptarëve do preferoja më mirë të ma merrte Sovranitetin e Atdheut një John a një Donald se sa një Erion a një Taulant…
Nejse… pune shqiposh krenarë… siç thamë më lart…

Roland Luçi
Roland Luçi

Roland Luçi – sportist

Kur ëndërrimtarët zhgenjëhen nga ëndrrat që shohin!
Kam pas thënë me kohë që kjo puna e Reformës në Drejtësi ishte vetëm një show, një lojë.
Me sa duket po merr konture konkrete ky show i radhës i politikës shqiptare që ra me në fund dakord (mbas presionit “të tmerrshëm” ndërkombëtar dhe “kërcënimeve të zjarrta” amerikane), ra dakord që me konsensus të kontrollojnë gjyqysorin!
Dmth dhe ajo biçim pavarësie që ishte në letër u eliminua.
Nuk e di si ndihen të zhgënjyerit, ata idealistë ëndërrimtarë që shpresonin te Lu-ja e te Vllahutin, te Uashingtoni e te Brukseli.
Vetëm proceset e brendshme të zhvillimit ekonomiko-shoqëror mund të sjellin ndryshimet e dëshiruara e hë për hë të ëndërruara. E që të ndodhë kjo do të duhen disa dekada zhvillim kapitalist të kontrolluar e jo të shfrenuar, por kjo është teme tjetër muhabeti…

Shkrimtari Rezart Palluqi
Shkrimtari Rezart Palluqi

Rezart Palluqi – shkrimtar

Reforma, ose fishekzjarret e djallit…
Tensioni që ka krijuar votimi i reformës në Drejtësi, me jep përshtypjen, sikur deri me sot, Shqipëria nuk ka pasur fare Kushtetutë. Se e gjithë kjo katrahurë që kemi krijuar na ka ardhë prej mungesës së ligjeve të drejta. Kështu që, votimi i saj, nesër, na bën të besojmë se ajo do të na sjellë mrekullitë e munguara demokratike dhe sociale.
Ja që praktika na jep një realitet krejt tjetër. Fjala e urtë, na thotë, se është më e rëndësishme, të dish se si ta përdorësh lirinë, se sa ta kesh fituar atë. Po kështu edhe me ligjet, ose kushtetutën tonë ekzistuese. Nëse ajo këto 25 vite, do të ishte zbatuar ashtu siç duhej, sot, do të kishim një Shqipëri shumë më të mirë dhe më të drejtë. Nëse nuk e kemi krijuar atë, kjo, nuk ka ardhë prej mungesës së ligjeve, por prej mosdëshirës për t’i zbatuar ato.
Prandaj, edhe nëse reforma votohet nesër, unë nuk pres një Shqipëri më të mirë se kjo e sotmja. Ku e bazoj këtë parashikim? Tek shkelja e ligjit me të dyja këmbët prej të gjitha palëve politike. Kush do ta zbatojë në praktikë reformen e re në Drejtësi? E njejta klasë super e korruptuar politike, tingëllon përgjigja. Deri më sot, nuk është dënuar asnjë politikan i korruptuar, i rangut të lartë me burg. Para 3 ditësh, një gjyqtare e korruptuar, u arratis me porosi jashtë shtetit, për t’i shpëtuar darës së drejtësisë. Atëhere përse do të zbatohet ligji siç duhet mbas votimit së reformës?
Mendoj se ky vend do të futet sadopak në rrugën e duhur, vetëm nëse FBI bën arrestime masive të politikanëve tanë të korruptuar. Përndryshe, çdo reformë në drejtësi apo fusha të tjera, do të shëmbëllejnë me fishekzjarret e djallit, por që ne do të na japin shpresë të rreme. Të gjitha rilindjet mbas 1991, ia kanë arritur këtë. Edhe Rilindja e 2016, do të na verbojë për të satën herë, mbas datës 21 korrik, me një reformë ose testament mashtrues, që në praktikë nuk ka për të funksionuar për masën e gjerë të popullsisë, por veçse do të prodhoje favore për oligarkine sllavo-komuniste shqiptare.
Holandë, 20 korrik, 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.