back to top
25.5 C
Tirana
E diel, 14 Prill, 2024

Mbi unjisimin e gjuhës… – Pjesë e shkrimit të At Giuseppe Valentini

Gazeta

At Zef (Giuseppe) Valentini (1990-1976)
At Zef (Giuseppe) Valentini (1990-1976)

Mbi unjisimin e gjuhës…

Pjesë e shkrimit të At Giuseppe Valentini

Marrë prej “Koha Jone” Paris – Vj 16. Nr. 4-6 Viti 1977
.
…Rragata e gjuhës, e veças ajo e gjuhës së njëjtë për gjithë Shqipënin, asht rragatë e vjetër, e ndërlikueme e e bamun e pazgillshme e deri sot e pazgillun pse e përzieme me kujdesë politike. Mue s’më përket me u dhanë shqiptarve e këshille politike, veç si historianë e si studiues giuhnash mund të vërej se nji njësi gjuhsore mund të jetë argument politik i mire i njisisë kombtare, po kje giuha nji veti, kur përkundra, për aresyena politike, giuha unisohet me dekret, nuk vlen asnji solde për atë qëllim politik qi dekreti synon. E arsyeshme ka kenë lëvizja e tash 70 vjetve qi desht unjisimin e gjuhës për aresyena politike kundra shpifjes së kojshive qi mohojshin njisin e Shqipënin tue thanë se Shqiptarët as e kanë nji giuhë të përbashktë. Por sot aresyena të tilla nuk i vet ma kush. Gjithkush e pranon se nji komb asht Franca me gjithë “langue d’oc”, me gjithë “basques”, me gjithë “bretons” qi flasin giuhën e tyne me qinda mijash, e lene ma Zvicera me kater giuhe e po’ aq kombe. E po’ Shtetet e Bashkueme t’Amerikës, e ma tepër ehde Rusia e Kina? A dro malazezt kanë me thanë se Shkodranët jane shkje pse flasin gegnisht, a por Grekët se Korçarët janë grekë pse flasin tosknisht? E vetmja rrugë për t’u rrahë me anë të giuhës, për me pohue dinjitetin kombtar asht ajo e prodhimit të veprave me volere të naltë letrare. Çudë si nji shtet qi i thotë vedit “Republikë Popullore” nuk e di se nji letërsi përnjimend e gjallë do të mbajë përherë lidhunì me giuhën e natyrshme të popullit e jo aq me atë të burokracisë kjoftë kjo edhe burokracija e arsimit, a por me abstraktizmet e shkencës o të teknikës. Për këtë arsye, në mos tjetër, do të lehet qi toskët të flasin tosknisht e gegët gegnisht. Gjithashtu edhe të shkruejnë. Ndryshej do të thohet se jo veç letërsi gege zamadhe e bujare, por edhe gegnishtja mbaruen kah gjysa e këtij shekulli, ma tepër se vetë toskërishtja u bastardhue e u prish qysh se filluen gegët me e përçapë ne e veten! Kjo mund të shifet kjartë edhe tash kur filluen kosovarët me shkrue, rrezikzezët, me nji fare tosknishtje magjypsh!
.
At Zef Valentini - Vepra e III
At Zef Valentini – Vepra e III

.

Kaq asht e vërtetë kjo teori, sa sot përhapet anë e kand në botë lëvizja për “pshtimin e kulturave të kërcënueme” nën mbrojtjen e UNESCO-s. E do mbajtë parasysh edhe se nji letërsi fisnike me rrajë, do të mbajë edhe lidhuni me të kaluemen e vet, ndryshej e han dreqi, dmth, nuk asht ma në gjendje me i njehë kavaljetet e veta porsi kaptina të historisë së vet porsi brezni të fisit, veprat e të parvet s’ka me kenë kush që i kupton në thalb, e shpirti i kombit bahet abstrakcjon e jo gjà gjith herë e gjallë ndër të njajtat shprehje.
Për këtë arësye druè edhe se ndryshimet è bame arbitrarisht në morfologji, në fonetike e në orthografi mos janë fika e sa vlernave të veçanta të shqipes. Kundrejt këtyne jam i sigurt se Dom Ndre Mjeda kaq i naltuem prej diktatorvet e të soçem do t’i mallkojë prej vorri.
.
Marrë nga vëllimi i dytë Plejad prej “At Giuseppe (Zef) Valentini”
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.