Ku janë ikonat e shqiptarizmës Ernest Koliqi e Mustafa Kruja? – Thirrjet e shqiptarëve që po shuhen, nga Gani Mehmetaj

0
7
Gani Mehmetaj
Gani Mehmetaj
Gani Mehmetaj
Gani Mehmetaj

Ku janë ikonat e shqiptarizmës Ernest Koliqi e Mustafa Kruja?

Thirrjet e shqiptarëve që po shuhen, nga Gani Mehmetaj

Nxorëm qeleshet e bardha nga arkat e gjyshes, ku i mbajtëm të fshehur mbi pesëdhjetë vjet, kujtim të një fëmijërie, kur qeleshja ishte pjesë e uniformës shkollore që na i sollën mësuesit shqiptarë me ikonat e shqiptarizmit Ernest Koliqi e Mustafa Kruja. Shpresuam se ju ishit nipërit e tyre guximtarë, sepse mësuesit e Koliqit na e rimësuan historinë, na thanë se jemi ata që ishim, arbërorë që do t’i ringjitemi sërish trungut tonë. U thirrëm në kupë të qiellit. Lëshuam zë se ende jemi shqiptarë. Dhamë alarmin se fara jonë po shuhet, se është koha të na nxirrni nga balta e mjegulla vrastare që na ka mbuluar, por kot, ju nuk na ndihmuat, as nuk na quat fjalë miradie. Vazhduat t’ia përkëdhelnit sedrën vetes me përralla për mbret.
Prap i rinisëm ftesat për ndihmë. Nxorëm flamujt nga arkat e mykura, ku i kishim fshehur pasi iku ushtria shqiptare e u fut ushtria mizore serbe, nxorëm qeleshet e bardha nga arkat e gjyshes, ku i mbajtëm të fshehur mbi pesëdhjetë vjet, kujtim të një fëmijërie, kur qeleshja ishte pjesë e uniformës shkollore që na i sollën mësuesit shqiptarë me ikonat e shqiptarizmit Ernest Koliqi e Mustafa Kruja. Shpresuam se ju ishit nipërit e tyre guximtarë, sepse mësuesit e Koliqit na e rimësuan historinë, na thanë se jemi ata që ishim, arbërorë që do t’i ringjitemi sërish trungut tonë. Ndërkaq, baballarët tuaj nga Rrafshi i Dukagjinit luftuan si luaj për Shqipërinë etnike, na shpëtuan nga masakrat serbe.
Ju e dini që kur u tërhoq ushtria shqiptare, ndodhi hataja. Gati na zhbinë serbët e malazezët. Ne që mbetem gjallë, pranuam çdo gjë që na ofronin sa të shpëtonim kokën. Na thanë të deklarohemi myslimanë sllavë, ne bëmë si na thanë, na e ndaluan gjuhën shqipe, ne e rrudhëm gojën, nuk e flisnim, megjithëse ishim gjak i pastër arbëror nga fisi i Kelmendit. Gjuha gati ra në koma, por nuk vdiq, nisi të ringjallet. Nisi të ringjallet edhe vetëdija kombëtare.
Sot turpërohemi nga ministri Lajqi (Ljajiq), bastardi kelmendas, i biri i Judës komb -mohues, ish zëdhënës i Milosheviqit, burizan i Daçiqit e Erdoganit, që i ndërron patronët si lavirja dashnorët. Turpërohemi edhe nga ata bastardë komb-mohues që dolën me flamuj serbë e turq, duke ia tundur vithet herë presidentit serb, herë presidentit turk, ndërsa e mohuan si Juda Krishtin flamurin e tyre kuq e zi. Pas shtatëdhjetë vjetësh bijtë tanë bastardë të Pazarit të Ri i tundnin dy flamuj (serbë e turq) të dy kombeve që na vranë pa mëshirë. A ka turp më të madh?
Por të mbrapshtës i bëtë rrugë edhe ju. Boshllëkun që u krijua në fillim të viteve të nëntëdhjetë, atëherë kur nisi të shthurej Jugosllavia, ju bashkëkombësit tanë në Shqipëri e në Dardani, nuk e plotësuat me asgjë, nuk na e dhatë asnjë ndihmë, nuk na mbështetët as moralisht. Kur ju na latë jetimë e “plotësoi” islamisti i përhumbur Izetbegoviqi që na futi në kasaphanë, duke na bërë mish për topat e Serbisë, sepse ne budallenjtë e bastarduar as shqiptarë, as sllavë, ishim të vetmit luftëtarë që e mbrojtëm Sarajevën. Boshnjakët ia mbathnin kah sytë këmbët, ne luftonin si të çmendur.
Pastaj, kur përfundoi lufta në Bosnje, prap në Dardani e në Shqipëri nuk u kujtuan për ne, nisët të zhvatnit, të vidhnit e të vrisnit njëri-tjetrin, kështu që serbët, turqit e arabët sërish na ripushtuan. Një herë e mbushën territorin tonë me xhami e mejtepe, pastaj hapën shkolla në gjuhën serbe e turke, duke e ndaluar fjalën shqipe edhe në rrugë, ndërsa më vonë hoxhallarët rekrutuan të rinjtë tanë në luftën e ISIS-it. Prandaj nga territori ynë, dikur pjesë e Shqipërisë Etnike ka më së shumti budallenj në ISIS.
“Kështu, na hëngri dreqi dhe i biri, na latë në dorë të shkaut e të turkut”, – me thotë pa me lënë t’i përgjigjesha Muho, në një restorant skaj rruge, derisa haja drekë. Ai m’u afrua me të parë targën prishtinase të makinës sime.
Desha t’i them se nuk jam unë ai që e le dikë as në dorë të dreqit, as në duar të engjëllit, jam vdekatar si të gjithë të tjerët, por ai sikur kishte frikë se mos e ndërprisja, nisi të m’i numëronte vuajtjet e tyre dhe mëkatet tona. Muho, me pamje malësori shtatgjatë e fytyrë kockore, fliste herë shqip, herë sllavisht, apo sikurse i thoshte ai boshnakçe: “E shikove në televizion si na nxori Daçiqi e Erdogani në rrugë? Të dukeshim si majmunë?”
“Muho, miku im, nuk të kuptoj, bëhu më i qartë”, – ia ktheva, ndërsa rrëkëlleja ndonjë gotë raki për çlodhje nga rruga. “A je ti shqiptar a jo?” – më pyeti, duke më shikuar më dyshim.
“Natyrisht shqiptar jam” – i thashë i zemëruar me pyetjen koti. “Më bëre të dyshoj me ngurrimin dhe me sllavishten tënde serbçe” -ma priti, sikurse donte ta arsyetonte vetën për dyshimin e shfaqur.
“Pse cilën sllavishte e fole ti? Mos më thuaj se është ndryshe nga e folmja serbe” – ia prita paksa i acaruar – “Nëse boshnjakët që ua keni marrë gjuhën, i kanë futur pesë-gjashtë përshëndetje arabe: merhaba, selam alejkum, aksham hajrollah, që kanë nis t’i përdorin edhe majmunët shqipfolës në Dardani e në Maqedoni, prap serbçe e zvetënuar është.”
Ai u thartua në fytyrë, dikur nisi të turpërohej, prandaj shqipja e tij e vjetër, e kelmendasve të Rugovës, zgjatim i së cilës janë, u bë më e pranishme në bisedë.
Vajtimi i tij malsorçe për vuajtjet e ndeshtrashat ishte më i dhimbshëm, një vajtim epik pa një pikë loti.
Sikur ju shqiptarët e Dardanisë e të Shqipërisë të ishit ndryshe, më të fortë, më kombëtar, ne shqiptarët e humbur, do të ktheheshim të rrënjët me komb e me fe, kështu na mori lumi. Sllavët na e imponuan gjuhën, turqit fenë, – mi rendiste ai ankesat. Sa nuk shpërthente në vaje, por krenaria e malësorit e frenonte. Në fillim të bisedës më tha se e kishte lënë rakinë që kur u bë edhe një herë mysliman nga presioni i parave e emisarëve turq e arabë. Por nga pikëllimi nisi të porosiste teke njërën pas tjetrës, duke i thënë kamerierit në gjuhën sllave, “edhe një raki më të fortë!” Dikur e ngriti zërin. Më kapi frika, sepse pak duhej që policia serbe të vinte e të na mbërthente në pranga në qendër të qytetit të Vjetër të Pazarit të Ri, të cilit dikur, Tre Guri i thoshim. Kamerieri përgjonte si të ishte ushtruar nga KGB-ja. Qyteti kishte ndryshuar pamje nga ajo që e mbaja në mend para 43 -vjetësh, kur isha për herë të fundit. Dikur frymonte edhe shqip, ndërsa sot shqiptarët nuk dukeshin askund, mbase rrinin strukur prapa dyerve të mbyllura nga frika e terrori. Qyteti antik ilir, i ndaluar për vendës shtrihej përtej kodrës, ndërsa me thanë se pushtetarët nuk lejonin ta vizitonim. Mua më mbërtheu pikëllimi i trishtë si Rrafshnaltat e zymta të Peshterit.

.

Related Images:

Artikulli paraprakPabesia – nga Bukra Hysenukaj Kastrati
Artikulli tjetërNjerëz që e meritojnë të quhen “Njerëz” – Rreth veprës “Burgu i Spaçit” të disidentit Dine Dine – nga Lek Mirakaj
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.