back to top
29.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

“Jeta dhe Zakonet e Shqiptarëve” – Mark Milani

Gazeta

Vojvoda Marko Miljanov
Vojvoda Marko Miljanov

“Jeta dhe Zakonet e Shqiptarëve”

nga Mark Milani

Përzgjodhi dhe përktheu Dr. Lazër Radi

“Jeta dhe Zakonet e Shqiptarëve” asht nji përkthim i hershëm i Dr. Lazër Radit, po edhe nji prej librave ma të sukseshëm të tij, mbasi u botue dy herë… Libri asht nji përzgjedhje e auotrit, i cili e ka shoqnue kët botim edhe me nji studim mjaft analitik kët vepër të autorit Mark Miljanov Popoviç… ose i njoftun ndryshe Vojvoda Mark Milani… Në kët prezantim, të cilin mendoj ta vazhdoj edhe ma tej po japim nji fragment të shkurtë të shkëputun nga hyrja e librit të ketij vojvode malazias, i cili edhe siç shkruen në kët libër, ishte edhe vetë me origjinë të hershme shqiptar… j.r

“…Njerzit tanë nuk i njohin zakonet e shqiptarëve edhe pse ata janë fqinjët tanë, prandaj disave ata iu duken shumë ma të vrazhdë dhe shumë ma të egër se popujt e tjerë, kurse për mue nuk asht aspak kështu. Unë, s’do ta lejoj veten me folë për lashtësinë e tyne, pasi do të ishte nji punë tejet e gjatë. Këtë duhet ta kenë shkrue grekët ose romakët e lashtë, mbasi zanafilla e popullit shqiptar ndër këto vise duhet t’i ketë rranjët e saj. Unë do përpiqem me tregue diçka të vogël prej zakoneve të tyne, të cilat i kam fort për zemër. Ato janë zakone të nji populli të thjeshtë, pa shumë njohuni shkencore dhe pa nocione juridike. Asht ma i mirë se popujt e tjerë që i patën këto njohuni dhe shumë ma mirë se ata diti me e ruejtë identitetin e vet… Gjatë shekujve, sundimtarët dhe pushtuesit e huej e detyruen me ndryshue zakonet dhe me e futë në kallëpet e tyne, siç vepruen me mjaft popuj të tjerë, të cilën nëpër rrjedhat e historisë futën në zakonet e tyne ato të huejat dhe jo vetëm ndryshuen veten, por edhe gjithçka që kishin trashëgue ndër shekuj…

Luftëtar dukagjinas
Luftëtar dukagjinas

Shqiptari, me gjithë dhunën e pushtimeve të hueja, qëndroi në të vetën: i pandryshuem dhe i pathyem; me gjuhën e tij të lashtë dhe pushkën me të cilën u lind, në sup. Kjo na ban me mendue se te ky popull ka diçka që asht ma e fortë dhe ma e qëndrueshme se ndër popujt e tjerë, përndryshe s’ka se si shpjegohet fakti: pse ky popull s’e lejoi veten me ndryshue mbas gjithë atyne shekujve, mbas gjithë atyne pushtimeve që shkelën dhe shkuen mbi të, mbas gjithë atyne përmbysjeve që kanë ndodhë.
Pra, siç thashë edhe në krye, unë as dua e as mundem me e kërkue zanafillën e tij, veçse do përpiqem me kallzue diçka mbi zakonet e sotme shqiptare, të cilat janë sigurisht nji pjesë krejt e vogël e zakoneve të tij të lashta. Nëse këto zakone të tyne, për të cilat do të flas mjaft në kët libër, janë diçka e vogël, kjo vogëlsi le të shërbejë si shembulli i zakoneve ma fisnike të këtij populli…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.