back to top
25.5 C
Tirana
E diel, 14 Prill, 2024

“Jam armik i pushtetit të sotëm në Shqipëri” – Shefqet Beja

Gazeta

Gjyqi i grupit të Deputetëve 1947
Gjyqi i grupit të Deputetëve 1947

“Jam armik i pushtetit të sotëm në Shqipëri”

72 vjet nga dënimi me vdekje i Grupit të parë opozitar

“Kam qenë dhe jam armik i pushtetit të sotëm në Shqipëri,
kam dashur dhe dua përmbysjen e këtij pushteti dhe zëvendësimin e tij
me një regjim të tipit të demokracisë perëndimore“
– Shefqet Beja
 
Më 10 tetor 1947, përkujtohet Grupi i parë opozitar në Parlamentin shqiptar. 72 vjet më parë, më 10 tetor 1947, në orën 3 mbas mesnate, i ngarkuari me cilësinë e prokurorit, mori në dorëzim
Të dënuarit me vdekje, deputetët:
-Shefqet Beja (me varje në litar)
-Riza Alizoti (me varje në litar)
-Sulo Klosi (me varje në litar)
-Selaudin Toto (me varje në litar)
-Sheh Ibrahim Karbunara
-Paolo Saggioti
-Agathokli Xhitoni
-Mehmet Prishtina
-Abdul Kokoshi
-Beqir Çela
-Salim Kokalari (me varje në litar)
-Tefik Deliallisi
-Irfan Majuni (me varje në litar)
-Pertef Karagjozi
-Enver Sazani (me varje në litar)
-Hysen Shehu
.
Pushkatime...
Pushkatime…

Me heqje lirie të përjetshme u dënuan:

-Foto Bala
-Ramazan Tabaku
-Ram Marku
-Gjovalin Vlashi
 
Me nga 20 vjet heqje lirie u dënuan:
-Shefki Minarolli
-Rustem Sharra
-Xhevat Xhafa
 
Me 15 vjet heqje lirie u dënua:
-Sulo Konjari
.
Gjyqi i Deputeteve - Masaker intelektuale dhe nacionaliste
Gjyqi i Deputeteve – Masaker intelektuale dhe nacionaliste
Organizata Nacional-Demokratike e njohur ndryshe dhe si Grupi I Deputetëve përbën grupin e parë opozitar brenda Asamblesë Kushtetuese. 17 deputetë, të cilët duke mos njohur natyrën e vërtetë me të cilën kishte vendosur të funksiononte pushteti i Enver Hoxhës, i porsaardhur në fuqi, guxuan të kundërshtojnë dhe të bëjnë opozitën e parë të tij.
Deputeti i Shkodrës, Riza Dani, më 7 mars të vitit 1946, kundërshtoi listën e Presidiumit të Asamblesë, rregulloren për çështjen e imunitetit dhe të mandatit të deputetit si dhe projektstatutin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë mbi të cilin do të mbështetej më pas pushteti i regjimit komunist:
“Për statutin tonë ka dy anë të shëndosha, të çkëlqyera, e plot heroizëm. Lufta çlirimtare në njërën anë e Fronti Demokratik në anën tjetër. Kjo bazë dyshe pa dyshim na ka diktue projekt-statutin. Por lufta çlirimtare dhe Fronti Nacionalçlirimtar kanë pasur dhe kanë akoma ma tepër karakter kombëtar se sa karakter ideologjik. Populli pa ndryshim klase e ideje ka luftue. Prap populli pa ndryshim ideje e partie ka bërë qëndresë në Frontin Demokratik. Fronti s’asht tjetër veçse bashkim njerëzish, partish e tendencash për luftën çlirimtare e për rindërtimin.
Çdo lloj ngjyre ideologjike që mund të marrë Fronti, ai do të ketë për pasojë zhdukjen apo transformimin e tij në nji parti të thjeshtë me ngjyrën e saj esenciale. Statuti pa dyshim asht ba me frymë ideologjie dhe politikisht ashtu dhe nga pikpamja social- ekonomike.
Unë vetë personalisht jam në nji demokraci të lirë. Do të votoj për statutin, por natyrisht do të dëshiroja që dhe statuti jonë të inspironte nga ky parim”.
Në dhjetor 1946, Riza Dani u arrestua. Në maj 1947 u arrestuan dhe deputetë e anëtarë të tjerë të Organizatës Nacional-Demokratike. Në shtator 1947, u zhvillua gjyqi kundër tyre. Ata u akuzuan si elementë terroristë, që kishin dashur të përmbysnin me dhunë pushtetin, duke shpresuar dhe në ndihmën e anglo-amerikanëve. Trupi gjykues dha për 21 vetë dënime me vdekje dhe për shumë të tjerë dënime me burgime të rënda.
Asgjësimi i këtij grupi tregonte se forcat opozitare do ta kishin të pamundur të organizoheshin në kushtet e diktaturës komuniste.
.
https://www.syri.net/politike/28618511/10/2019
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.