back to top
34.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Ish Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush… falenderon piktorin Avni Delvina

Gazeta

George W. Bush - punuar nga Avni Delvina
George W. Bush – punuar nga Avni Delvina 

Ish Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush…

falenderon piktorin Avni Delvina

Ish Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, i ka dërguar një letër falënderimi piktorit shqiptar  Avni Delvina, si mirënjohje për një grafike që piktori i njohur shqiptar, që jeton prej 25 vitesh në Itali, e ka bërë për nder të mikut të madh të shqiptarëve: Presidentit Bush.
Zoti Delvina, në njoftimin publik për këtë letër falënderimin tregon në pak rreshta edhe historinë e kësaj marrëdhënieje të veçantë me një prej personaliteteve më të njohura të botës dhe më të dashura për shqiptarët… letër të cilën po e paraqesim të plotë si më poshtë…

Letra e George W. Bush drejtuar Avni Delvines
Letra e George W. Bush drejtuar Avni Delvines

Para disa kohësh bëra një grafikë me ish presidentin George W. Bush… Mikja jonë Brizeida Mehmeti, më nxiti t’ia dërgoj si dhuratë presidentit Bush…
Ja dërgova ish presidentit të nderuar dhe mora këtë letër falenderimi…
Ja dhe një pjesë e letrës që shoqëroi grafikën:

I nderuar Zoti George W. Bush
Eshtë një moment shumë emocional për mua kjo letër me të cilën po ju drejtohem… Kjo ide që më lindi, dhe më bëri të guxoj t’Ju shkruaj mbasi pashë pikturat tuaja me portrete… Kjo ngjashmëri në pasionin për artin më bëri të ndihem dhe më i afërt me Shkëlqesinë tuaj. Jam një piktor shqiptar, që banoj prej 25 vjetësh në Itali, por gjithmonë me lidhje të pandërprera dhe të vazhdueshme me Shqipërinë. Krijimtarinë time të viteve të fundit në grafikë jam munduar ta vë në funksion të denoncimit të diktaturës komuniste 50 vjeçare… Gjithmonë kam admiruar impenjimin tuaj politik dhe njerëzor, dhe në veçanti simpatinë dhe kontributin tuaj për atdheun tim…
Shpresoj t’Ju jap një kënaqësi duke ju treguar se në një qytet të vogël të Italise, dikush e gdhinte gjithë natën duke ndjekur rezultatet e zgjedhjeve të babait Tuaj të nderuar dhe Tuajat si kandidat për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe gëzohej ose hidhërohej sipas rezultatit të zgjedhjeve.
Nje ditë duke parë portretin tuaj më lindi ideja për ta hedhur në një grafikë, duke e interpretuar me një bust të Romës antike… e më pas dëshira për t’jua dërguar si kujtim në shenjë mirënjohje e simpatie për gjithçka që Ju keni bërë për vendin tim…
Me shpresë se do t’ju pëlqejë, dhe me shumë respekt…
Avni Delvina

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.