back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Hetuesit e procesit të demonstratës kundër bustit të Stalinit – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Rin Zef Monjaka (1953-1997)
Rin Zef Monajka (1953-1997)
Rin Zef Monajka (1953-1997)
Lindi me 11 Qershor 1953 nё Shkodёr
Me 13 Janar 1990, arrestohet me disa shokё shkodranё njё natё para demostratёs
pёr heqjen e bustit tё Stalinit qё kishte vite qё e shёmtonte Shkodrёn.
Torturohet deri nё dёmtime tё pakthyeshme tё kafkёs sё kokёs
nga oficerёt vrasёs tё ardhur nga Tirana me nё krye sigurimsin – Zylyftar Ramizi.
E dёnojnё 10 vite burg e dёrgojnё nё Burrel dhe Spaç.
Lirohet nё vitin 1991. Vdes nё Austri nё moshёn 44 vjeçare nё vitin 1997.
Sot, Rini dhe gjithё shokёt e tij tё Janarit tё 1990,
qё tronditёn çerdhen e krimit komunist, janё tё harruarit e kёsaj “Demokracie”!
I pёrjetshёm kujtimi i kёtij djaloshi antikomunist.
agustin miraka
.
Pllaka Perkujtimore e 14 Janarit 1990
Pllaka Perkujtimore e 14 Janarit 1990

Hetuesit e procesit të demonstratës kundër bustit të Stalinit

nga Kastriot Dervishi

Çështja penale ndaj demonstratës së 14 janarit 1990, filloi po atë ditë. U kalua në formën e njohur nga procesi agjenturialo-operativ në atë hetimor gjyqësor. Më 14.1.1990, kryetari i Hetuesisë së Rrethit të Shkodrës, Kosta Karanxha, pas denoncimit nga ana e DPB Shkodër (dy të datës 13 janar), vendosi caktimin e grupit të hetuesve: Gjergj Rudi (përgjegjës), Brahim Lahi, Qemal Dragoshi. Ata konstatonin se më 11 dhe 14 janar 1990 elementët “vagabondë” me predispozicion armiqësor kunder pushtet popullor” ishin organizuar me synim “dobësimin e minimin e pushtetit popullor komuniste ”. Arrestimet janë miratuar nga prokurori Ferhat Brati.
Në hetuesi merr pjesë edhe prokurori Ilir Dymylja.
Të pandehurit e çështjes së demonstratës, akuzoheshin se “duke e ditur se populli i Shkodrës, ashtu si mbarë populli shqiptar”, ishte “i lidhur në një unitet të pathyeshëm me partinë e shtetin socialist”, ishin hedhur në veprime të tilla. Përfundimisht,
Dedë Kasneci, Rini Monajka, Nikolin Margjini, Gjergj Livadhi, Flamur Elbasani, Kolec Hublina, Tonin Dema dhe Nikolin Thana, u akuzuan për “pjesëmarrje në një organizatë kundërrevolucionare për kryerjen e krimeve kundër shtetit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë bërë agjitacion e propagandë, me qëllim për të dobësuar e minuar pushtetin popullor, vepra këto të parashikuara nga nenet 57 dhe 55 e 13 të Kodit Penal”.
Klaudiu Daka dhe Aldo Perizi u akuzuan se kishin konsumuar nenet 55 e 13 të Kodit Penal. Aktakuza që u dërgua në gjykatë, u përpilua nga hetuesi Gjergj Rudi. Të dhënat ishin të ndryshme, shpesh kontradiktore me njëra – tjetrën, por gjithsesi thelbi i ngjarjes qëndronte. Sipas aktakuzës ishin ndryshimet në Europën Lindore ato që kishin frymëzuar “elementët armiq te partis ” në veprimtarinë e tyre në Shkodrës. Më 30.3.1990 mbaroi hetimi i tyre në Shkodër. Në gjykatë u dërguan 10 të pandehur, si dhe 33 dëshmitarë kundër tyre.
Grupi i hetuesve:
.
1-Hetues Brahim Lahi:
Viktor Zef Verishta (Martini), Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Gjergj Livadhi, Tonin Dema, Nikolin Thana,
.
2-Hetues Qemal Dragoshi:
Rudolf Verishta (Martini), Rini Monajka, Dedë Kasneci, Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Gjergj Livadhi, Tonin Dema, Nikolin Thana, Kolec Hublina, Klaudio Daka, Aldo Perizi.
.
3-Hetues Gjergj Rudi:
Rini Monajka, Dedë Kasneci, Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Tonin Dema, Kolec Hublina, Klaudio Daka, Aldo Perizi.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.