back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Nata e 21 Qershorit te 1941, për diktatorin Stalin – nga Sokol Neçaj

Gazeta

Stalini - Perandori komunist i  i Rusisë
Stalini – Perandori komunist i i Rusisë

Nata e 21 Qershorit te 1941, për diktatorin Stalin

nga Sokol Neçaj

Kjo fotografi e paautorizuar e Stalinit brenda Kremlinit tregon pikërisht momentin kur ai u informua se ushtritë gjermane po e merrin Kievin (gusht 1941). Fotografinë e ka bërë kryeredaktori i Komsomolskaya Pravda, i cili e ruajti fshehurazi në kundërshtim me urdhrat për ta shkatërruar atë pasi konsiderohej se “nuk e paraqiste Stalinin pozitivisht”.
Operacioni “Barbarossa”, sulmi gjerman mbi Bashkimin Sovjetik, ishte operacioni më i madh ushtarak i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë operacion morën pjesë mijëra avionë, tanke, armë artilerie dhe më shumë se gjashtë milion ushtarë. Operacioni vuri përballë njëri-tjetrit dy nga regjimet ndoshta më totalitare në histori.
Sidoqoftë, në javët e para të operacionit, nuk dukej si përplasja e dy gjigantëve. Përparimi gjerman dukej si shëtitje verore – Ushtria e Kuqe thjesht nuk ishte në gjendje t’i sfidonte ata. Komandantët sovjetikë u hutuan dhe udhëheqja shtetërore nuk dukej askund.
Stalini kishte besim të madh se Hitleri nuk do të sulmonte saqë kur e kuptoi natën e 21 qershorit se gjermanët po vinin, ai ishte hutuar plotësisht. Kur ministri i tij i jashtëm, Molotov, i dha shpalljen e luftës nga Gjermania, vetëm zemërimi e mbajti që të mos shëmbej përtokë. 
Padyshim Stalini ishte ndikuar nga keqinformimet. Ai nuk besonte se Hitleri do t’i braktiste traditat e Ostpolitik të Bismarkut, sipas së cilave Gjermania duhej të shmangte përfshirjen ushtarake në Rusi, ndërkohë qe ishte e angazhuar në perëndim. 
Midis anëtarëve të Byrosë Politike dhe Komandës së Lartë Sovjetike, ekzistonte një opinion i fortë se lufta do të shmangej. Zhdanov mendonte se Gjermania ishte e zënë me luftën kundër Britanisë dhe e paaftë për të luftuar në dy fronte. Më 20 mars 1941, gjenerali Filipp Golikov, kreu i inteligjencës ushtarake, i paraqiti Stalinit një raport mbi përqendrimin e trupave gjermane në zonat kufitare, por shprehu mendimin se informacioni mund të ketë origjinë nga shërbimet e inteligjencës britanike dhe gjermane.
Në fillim të majit, Kuznetsov i dërgoi një raport të ngjashëm Stalinit, për afrimin e luftës. Informacioni ishte marrë nga atasheu detar sovjetik në Berlin. Ashtu si Golikov, ai nuk e vlerësoj raportin, duke shtuar se sipas tij, informacioni ishte i rremë dhe i përhapur nga ndonjë agjenci e huaj.
Në fakt, Stalini për disa muaj pas pushtimit, pati një krizë nervore, ai nuk dha asnjë urdhër, duke shkaktuar kaos në front dhe duke përshpejtuar përparimin gjerman. Ai u kthye në Dachan e tij, dhe më në fund disa Gjeneralë Sovjetikë shkuan për ta vizituar.
Kur hapi derën, ai priste që të arrestohej dhe ekzekutohej, por, në vend të kësaj, ata iu lutën t’i drejtonte pasi askush tjetër nuk mund ta udhëhiqte luftën. Ai moment e bëri të kuptojë se çfarë fuqie kishte. Politika e spastrimeve e Stalinit kishte funksionuar: ata ishin krejtësisht të varur nga ai dhe askush prej tyre nuk e kishte atë kurajo.

.
(Fotografia: Komsomolskaya Pravda/ Stalin: Duke pritur Hitlerin, 1929-1941-nga Stephen Kotkin).

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.