back to top
25.5 C
Tirana
E enjte, 3 Tetor, 2024

Flora dhe Fauna Detare, në 104 vite në pullën Shqiptare – nga Besnik Fishta

Gazeta

Flora dhe Fauna Detare,   në 104 vite në pullën Shqiptare
Flora dhe Fauna Detare, Hysen S. Dizdari, në 104 vite në pullën Shqiptare

Flora dhe Fauna Detare,

në 104 vite në pullën Shqiptare

nga Besnik Fishta*

Komente për librin “Flora dhe Fauna detare” në pullën shqiptare,
i Hysen S. Dizdarit nga veteranë të filatelisë shqiptare
 
Studimet dhe botimet në fushën e Filatelise Shqiptare, janë të rralla, por falë punës dhe pasionit të filatalistit z. Hysen S. Dizdari, këto ditë doli një botimi Libri – Album në fushën e filatelike me tematikë të veçantë, si Flora dhe Fauna Detare, në 104 vite në pullën Shqiptare.
Autori i librit që kemi në dorë ka arritur të gërshetojë dhe shpalosë para lexuesit në një libër, vlerat e panjohura të filatelisë Shqiptare me florën dhe faunën detare, vlerat turistike nënujore të detit Adriatik dhe Jon, por ky libër ka edhe vlera gjuhësore sepse na jep emërtimin e çdo specie të florës dhe faunës detare në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe latinisht.
Librin unë e lexova me një frymë dhe e përgëzoj shumë për vlerat që sjellë në fushën e filatelisë, në fushën e turizmit, në fushën mjedisit sidomos për kujdesin dhe alarmin që jep në faqet e këtij libri për mbrojtjen e specieve detare të rrezikuara.
.
Flora dhe Fauna Detare, në 104 vite në pullën Shqiptare
Flora dhe Fauna Detare, në 104 vite në pullën Shqiptare

Së pari

Libri ka ngritur më lartë, vlerat e panjohura të filatalisë Shqiptare përpara të gjithë filatelisë botërore, sidomos në fushën e florës dhe faunës detare.
 
Së dyti
Ky libër ka ngritur lartë, vlerat e mëdha turistike të bregdetit shqiptar, sepse na bën të njohur mbi 50 lloje speciesh dhe bimësh detare, të rralla, disa edhe endemike që rriten vetëm në vendin tonë, dhe jep alarmin për mbrojtjen e tyre.
 
Së treti
Një kontribut me vlera të mëdha, ka ky libër sepse është përkthyer në gjuhën angleze, dhe na jep të sakta emërtimet shkencore të secilës specie të florës dhe faunës detare në tre gjuhë: në gjuhën shqipe, në gjuhën angleze dhe në gjuhën latine.
 
Së katërti
Libri në fund të tij na jep një literaturë të pasure shkencore dhe filatelike ku autori është bazuar në përgatitjen e librit.
Prandaj ky autor meriton vlerësim dhe mirënjohje në radhë të parë nga Posta Shqiptare, Shoqata e Koleksionistëve Shqiptarë, por veçanërisht nga Instuticionet Shtetërore si Agjensia Shtetërore e Turizmit Shqiptar, Agjensia e Bregdetit dhe e Zonave të Mbrojtura.
 
*Antar i Shoqatës së Koleksionistve Shqiptare

 

 

 

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.