10.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Fjalimi i Xhafer Devës në 25 vjetorin e themelimit të Bllokut Kombëtar Indipendent

on

|

views

and

comments

Xhafer Deva - Jeta dhe Veprimtarija
Xhafer Deva – Jeta dhe Veprimtarija

Fjalimi i Xhafer Devës

në 25 vjetorin e themelimit të Bllokut Kombëtar Indipendent

Zotni Kryetar, Zotni të ndershëm,
Si z. Ndreu, z. Gjomarkaj, z. Verlaci e ma vonë zotnijtë e tjerë që folën nuk më lanë shumë vend për arsye se i prekën të gjitha çeshtjet. Kështu dhe z. Vasil Germenji e z. Rexhep Krasniqi prandej po qindroj vetëm në pikën mbase kam punue edhe un me ta, e due me urue gjithë blokistat për festimin e inagurimin e 25 vjetorit të qenies së Blokut Kombtar Indipendent, të qindrojë në bashkim përmbi të cilin folësi i fundit foli.
Përpjekjet e emigracionit shqiptar kanë qenë gjithmonë në këtë drejtim. Këte e tham mbasi dhe unë kam pas rastin me shty pak, si kosovar që jam, që shqiptarët të bashkohen, që talentet shqiptarë në mërgim të bashkohen për me kontribue në çashtjen shqiptare.
Na kosovarët si në të kaluemen e si tani nuk kemi ndryshue. Shpresat tona janë në Shqipnin’ e lirueme. Na, pa nji Shqipni të lirueme nuk kemi shka me ba! Nuk mundemi me ba asgja! Për këte arsye nëse dikush me të vërtetë edhe me sinqeritet dëshiron me pa nji bashkim të shqiptarëvet besoj se na jemi të parët.
Due me shkue tash në vjetin 1949. Atëherë asht ba nji tentativë nga ana e përfaqësuesvet të partive të ndryshme në Aleksandri, të partive politike shqiptare, ku dhe unë kam pas nderin me marrë pjesë. Atëherë u krijue njifarë “Beslidhje” siç e dijnë shumica e juej. Në kartë u shkrue e u nënshkrue, por nuk u ba asgja. Na prej këtij akordi duhet të marrim mësim: duhet t’i thomi gabimet qi kemi ba deri më tash. Të mësojmë prej gabimeve të kalueme, mos të shajmë shoqi-shoqin, mos të përdorim fjalë si kriminel se unë i pari jam krimineli numër 1 për komunistët dhe nuk turpnohem aspak qi ata mue më quejnë kriminel nga pikëpamja e tyne.

Xhafer Deva me te Shoqen Osvalda, ne Palo Alto Kaliforni
Xhafer Deva me te Shoqen Osvalda, ne Palo Alto Kaliforni

Problemi i Kosovës siç e dini asht ma i koklavitun se ai i Shqipnisë. Ma i koklavitun për arsye se vërtet kemi të bajmë me nji armik të fortë. Sot paraqitet rasti që shqiptarët me mend e me urti të përpiqen të bisedojnë, të rrahin mendimet e tyre, të kontribuojnë sa të munden për çlirimin e Shqipnisë. Të kontribuojmë secili me punë konkrete por jo me parime ideologjike. Ideologjinë ta lamë për në Shqipninë e lirueme, për në Shqipninë e lirë me nji sistem demokratik. Atje ndoshta kemi me pas 25 a 30 partina me dy e milion e gjysëm njerëz.
Mërgimi nuk asht vendi me propogandue sendet që nuk i ndihmojnë çashtjes. Të gjykojmë siç duhet, mos të merremi me të kaluemen: kush ka ba e kush jo, kush asht spiun e kush nuk asht, kush asht atdhetar e kush jo. Atdhetarë jemi të gjithë por secili në mënyrën e vet.
Përsa na përket na kosovarëve na nuk mund të bashkohemi me ju këtu në mërgim sepse ne ju dëmtojmë ju e ju na dëmtoni ne. Duhet të jemi realistë. Politika që ne shprehim asht shprehë në Kongresin që kemi mbajtë para pesë viteve e që asht: vetvendosje. Kjo vijë politike tregon gjithçka. Na s’kemi ideologjina, kemi një qëllim të vetëm: me lirue Atdheun dhe ato vendet tona të robnueme.
Pa nji Shqipni të lirë nuk mund të ketë nji Kosovë të bashkueme me Shqipninë. Këtë e kemi tregue edhe në të kaluemen, 26 vjet ma parë. Kosova i ka dhanë kontributin Shqipnisë dhe asht mundue me fuqizue nacionalizmin shqiptar. Kjo ka qenë e mbetet gjithmonë rruga jonë. Tashti dëshiroj me dijtë, çfarë ndihme kërkoni prej nesh e ne çka mund të bajmë për me ju ndihmue. Shpresat tona janë të gjalla e nji ditë unë e di se ne do të lirohemi.
Ju falem nderës që m’dhatë rastin me ju përshndet përzemërsisht dhe iu uroj punë të mbarë e suksese.
.

Burra të tillë nuk i vijnë më Shqipërisë! Nga Arkivi i Familjes, Ervina Toptani!

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.