back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 23 Maj, 2024

“Edhe të vdekunit nga varri do të protestojshin për kët padrejtësi monumentale” nga Prof. Sami Repishti

Gazeta

Pushkatimi i Intelektualëve (grafikë nga Lek Pervizi)
Pushkatimi i Intelektualëve (grafikë nga Lek Pervizi)

“Edhe të vdekunit nga varri do të protestojshin

për kët padrejtësi monumentale”

nga Prof. Sami Repishti

Rreth debatit për Ndalimin e hetimit të krimeve të komunizmit?!

Profesor Sami Repishti,
Intelektual i njohur shqiptaro-amerikan,
ish i burgosur politik i komunizmit
ka reaguar ndaj ndryshimeve kushtetuese
për reformën ne drejtësi ndaj një neni
që ndalon ndëshkimin e krimeve të komunizmit
të parashikuar ne draftin e qeverise.
Në një email drejtuar Drejtorit të ISKPKSH
(Institutit të krimeve dhe pasojave të komunizmit në Shqipëri:
Agron Tufa, z. Repishti shkruan:

Prof. Sami Repishti (1925)
Prof. Sami Repishti (1925)

“Mirëdita Z. Tufa
Uroj që ky mesazh të ju gjej mirë me shendet dhe aktiv si gjithëherë.
Dje, lexova në buletinin e Zërit të Amerikës këtë paragraf nga fjalimi i Presidentit Nishani mbajtë në Malsinë e Madhe në përkujtim të Kryengritjes së vitit 1945. Po ju përsëris:
“E quaj të papranueshme hartimin dhe tendencën e një neni të tillë të ashtuquajturit ekspert të “Reformës në Drejtësi” për të vendosur në Kushtetutën e Shqipërisë një nen që e ndalon njëherë e përgjithmonë hetimin e krimeve të komunizmit. Nga kjo trevë dhe tokë martirësh u bëj thirrje deputetëve të ndërgjegjshëm të Kuvendit të Shqipërisë ta refuzojnë mbështetjen dhe miratimin e një neni të tillë në Kushtetutën e Shqipërisë…”
Ky paragraf asht shumë shqetësues. Po të vërtëtohej, do të ishte nji nga turpet ma të mëdha në ish botën komuniste, dhe nji njollë e pashlyeshme për të gjithë ne shqiptarët, të rezistencës anti-komuniste. Edhe të vdekunit nga varri do të protestojshin këtë padrejtësi monumentale. Tashti, ajo që mbetet nga sulmi prokomunist asht kërkesa për ri-arrestimin tonë për “fajet” e së kaluemes…
E pabesueshme!
Opinioni i juej dhe çdo informatë në lidhje me kët “problem” do të më ndihmonte shumë.
Me përzëmersi
Sami Repishti

Presidenti Nishani - Koplik, Janar 2016
Presidenti Nishani – Koplik, Janar 2016

Ja edhe Fjala e presidentit Nishani në Malësinë e Madhe

që solli këtë reagim të profesor Repishtit

Deri para pak vitesh më parë askush prej nesh nuk mendonte se mund të vinte një ditë shpejt që vetëm pas 25 vitesh që ai regjim gjakatar ishte rrëzuar njëherë e përgjithmonë, të shihnim tentativat, një kurajë të paimagjinueshme për të na rishfaqur simbolet më të egra të asaj diktature. Askush prej nesh para pak vitesh nuk mendonte që mekanizmat më të egër të zbatimit të platformës gjakatare dhe vrastare ndaj shqiptarëve mund të tentonin të provokonin përsëri Shqipërinë dhe shqiptarët me tendenca për të rehabilituar ideologjinë, platformën dhe figurat e asaj kohe kriminale. Por ju jeni këtu, shqiptarët janë këtu, të zgjedhurit janë këtu për të mos lënë dhe për të mos toleruar asnjë shfaqje, asnjë provokim të kësaj natyre. Krimet e komunizmit janë pa hetuar dhe pa dënuar. Me plot të drejtë sot, nuk e pranoj që në dyert e drejtësisë shqiptare dosje dhe çeshtje të ndryshme qëndrojnë një-dy apo tre vite pa hetuar dhe pa gjykuar si një mohim i drejtësisë që i bëhet qytetarëve. Dosjet e krimeve të komunizmit kanë 71 vite që mbeten pa hetuar dhe pa gjykuar. Ligji për hapjen e dosjeve ndonëse edhe i paplotë ende nuk ka filluar të zbatohet. Ligji i hapjes së dosjeve nuk mund dhe nuk do të jetë kurrë i plotë pa ligjin e lustracionit. Ligji i hapjes së dosjeve dhe ligji i lustracionit nuk do ta përmbushin kurrë detyrën dhe misionin e tyre pa hetuar krimet e komunizmit dhe të Sigurimit të Shtetit. E kam përsëritur dhe do të vazhdoja ta përsëris disa herë të dashur miq, sepse kam bindjen më të thellë më së pari si qytetar i këtij vendi se hetimet dhe dënimet e krimeve të komunizmit posaçërisht të Sigurimit të Shtetit nuk janë dhe nuk mund të jenë çështje e retorikës. Nëse ne do ta kthejmë këtë kauzë në retorikë do të ofendojmë martirët tanë. Hetimi i krimeve të komunizmit dhe i sigurimit të shtetit nuk është çështje revanshi dhe hakmarrjeje. Nëse do ta konsideronim të tillë martirët tanë nuk do të na mbështesnin. Hetimet e krimeve të komunizmit dhe dënimi i krimeve të Sigurimit të Shtetit është pazgjidhshmërisht i lidhur me çështjet e interesit të sigurisë kombëtare të shqiptarëve në kontekstin strategjik sepse ata martirë kur u ngritën kundër atij mekanizmi, regjimi, ideologjie u nisën tek interesi i atdheut dhe u betuan mbi Fe dhe mbi Atdhe. Prandaj ne kurrë nuk mund të harrojmë, të qëndrojmë, të pushojmë së kërkuari bërjen e drejtësisë.
Para pak vitesh të gjithë ne dhe shumë si ne nuk do ta besonim që në vitin 2016 mund të vinte përsëri një ligj i Parlamentit shqiptar, që do të kërkonte rikonfiskimin e pronave të shqiptarëve…”
(Marrë nga gazeta Minerva)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.