![Isak Ahmeti - “Letërsia Shqiptare e Kosovës”](https://www.radiandradi.com/wp-content/uploads/2021/03/155189710_3711076302346215_8854016994251614748_o.jpg)
Doli nga shtypi libri i Prof. Isak Ahmetit:
“Letërsia Shqiptare e Kosovës”
Doli nga shtypi libri i Prof. Isak Ahmetit: “Letërsia Shqiptare e Kosovës” përgatitur dhe redaktuar nga poeti dhe studiuesi i njohur Mr. Sarë Gjergji, të cilin e falënderojmë përzemërsisht!
Libri është edituar nga ShB “LENA” (2021, fq. 80, kopertinën e ka punuar Laura Shulemaja, e cila meriton një falenderim të veçantë!
Libri në fjalë, është titulluar sipas studimit me të njëjtin titull që është botuar më parë: “Poeta nascitur, historicus fit ad honorem Zef Mirdita”, Albert Ramaj (Ed) Albanisches institut – Hrvatski Institut za povijest St. Gallen-Zagreb, 2013, fq. 785-799.
Përveç këtij studimi, në libër janë përfshirë edhe këto njësi shkrimore:
1.Akuzat e Ismail Kadaresë për letërsinë shqipe të Kosovës (Anton Nikë Berisha),
2.Letërsia e “vjetër” shqiptare në optikën e Sabri Hamitit,
3.Shkollat letrare të Sabri Hamitit,
4.Libri që markon hapësirën e shtrirjes së literaritetit (Ramadan Musliu),
5.Ka apo jo shkrimtarë kishtarë dhe letërsi kishtare, dhe
6.Gjymtime dhe shëmtime të letërsisë së Arbëreshëve të Italisë (Anton Nikë Berisha)