back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024

Deng Xiaoping (22 gusht 1904- 19 shkurt 1997) – Arkitekti i “socializmit me karakteristikat kineze”

Gazeta

Teng Hsio - ping - në tre etapa jete - përmes filatelisë
Teng Hsio – ping – në tre etapa jete – përmes filatelisë

Deng Xiaoping (22 gusht 1904- 19 shkurt 1997)

Arkitekti i “socializmit me karakteristikat kineze”

Deng Xiaoping (Teng Hsiao-ping) lindi në Guang’an, 22 gusht 1904 – dhe vdiq ne Pekin, 19 shkurt 1997) ishte politikan, revolucionar dhe ushtarak kinez. Pasi mbajti role udhëheqëse në Partinë Komuniste Kineze (PKK) disa herë në epokën e Mao Ce Dun, ai u bë udhëheqësi de facto i Kinës nga 1978 deri në 1992. Ai u bë i njohur si “arkitekti kryesor” i reformës ekonomike kineze.
I lindur në provincën e Sichuan gjatë Dinastisë Qing, më pas ai studioi në Francë, ku iu bashkua me Partinë Komuniste Kineze. Në fillim të vitit 1926, ai u largua nga Franca për në Moskë, ku kaloi një vit duke marrë një trajnim komunist.
Deng luajti një rol të rëndësishëm në Marshimin e Gjatë (1934-1935), dhe Luftën e Dytë Kino-Japoneze (1937-1945) si dhe Luftën Civile Kineze (1945-1949). Pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës (1949), Deng ishte përgjegjës për “fushatën anti-të djathtë” (1957) nën drejtimin e Mao Ce Dun, dhe mori pjesë aktivisht në rindërtimin ekonomik pas ngjarjeve katastrofike (1958-1962) të nisura nga Mao. Ai u spastrua dy herë prej Partisë nga Mao, gjatë Revolucionit Kulturor (1966-1976) për shkak të pozitës dhe ideologjisë së tij të djathtë.
.
Teng Hsio -ping me Presidentet Amerikanë Nikson dhe Carter
Teng Hsio -ping me Presidentet Amerikanë Nikson dhe Carter
Mbas vdekjes së Maos, Deng Hsiao-ping, u bë zemra e gjeneratës së dytë të udhëheqësve të Partisë Komuniste Kineze, nga fundi i vitit 1978.
Ai trashëgoi një vend të zhytur në varfëri ekstreme dhe konflikte të thella shoqërore, nëndrejtimin e tij Kina u bë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë, gjithnjë pa humbur kontrollin e partisë mbi vendin. Në vitin 1977, Deng propozoi për herë të parë idenë e “Boluan Fanzheng”, për të korrigjuar gabimet e bëra gjatë Revolucionit Kulturor.
Në vitin 1978, Deng dhe aleatët e tij filluan programin “Reforma dhe Hapja” ku fillon edhe një fazë të re të Kinës.
Në vitin 1979, Kina vendos marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe Deng u bë Udhëheqësi i parë Suprem i Kinës që vizitoi Shtetet e Bashkuara.
Në vitin 1980, ai nisi reformat politike të Kinës, të tilla si përcaktimi i “kufijve të mandatit” për zyrtarët e lartë, të cilat ishin parashikuar në kushtetutën e re kineze në 1982.
Ai luajti një rol të diskutueshëm në shuarjen e protestave në Sheshin Tiananmen në 1989, por mbi të gjitha ai u vlerësua për turneun e tij në jug të vitit 1992, ky theksoi Reformimin dhe Hapjen.
Propozimi i tij: “Një vend, dy sisteme” u bë korniza për “Kthimin e Hong Kongut” në 1997 dhe “Kthimin e Makaos” në 1999.
.
Kina në tri Etapa - nga Mao Ce Tung - te Teng Hsiao Ping - te Xi Jinping
Kina në tri Etapa – nga Mao Ce Tung – te Teng Hsiao Ping – te Xi Jinping
Teng Hsiao-ping ishte pioneri i reformës ekonomike kineze dhe arkitekti i “socializmit me karakteristikat kineze”, një teori që synonte të justifikonte kalimin nga një ekonomi e planifikuar në një ekonomi të hapur në treg, por gjithnjë e mbikëqyrur nga shteti në perspektivat makroekonomike. Në dekadën midis viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, të udhëhequr nga ai, Republika Popullore e Kinës rivendosi marrëdhëniet strategjike dhe gjeopolitike me Bashkimin Sovjetik, duke braktisur “teorinë e tre botëve”, anti-sovjetike dhe origjinë Maoiste.
Teng u zgjodh “Personi i Vitit” nga Time Magazine në 1978 dhe 1985.
.
Marrë nga Wikipedia – sjellë në shqip Jozef Radi
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.