9.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Amik Kasaruho – Autoritet i rrallë moral i shqiptarëve – nga Rexhep Shahu

on

|

views

and

comments

Amik Kasoruho (1932-2014)
Amik Kasoruho (1932-2014)

Amik Kasaruho – Autoritet i rrallë moral i shqiptarëve

nga Rexhep Shahu

Kur po shkruaja librin tim “Apologji për Udhën e Kombit”, ndër njerzit që më ka nxitur e motivuar, jashtë rrethit tim të ngushtë miqësor, është Amik Kasoruho për të cilin kam shkruar në faqet e atij libri. 
E njihja nga larg veprimtarinë e tij, por rasti e solli të pija kafe më të. 
Zë ultë, i matur, i thellë, fliste fjalë të atilla që asnjë nuk binte në tokë dhe, si rrallë herë, u ndjeva keq me veten që nuk shënoja apo regjistroja çdo fjalë që fliste dhe xhelozoja ajrin e asaj pasditeje që i merrte me vete fjalët e tij. 
Ai fliste dhe unë nuk mbyllja qerpik duke e parë në sy, në ato sytë e tij të xixtë që besoja se shpojnë me rreze drite çdo mal terri. 
Rexhep Shahu
Rexhep Shahu
Nga Amiko Kasoruho mësova për herë të parë se vlera më e madhe e Udhës së Kombit është se ajo kursen kohën e shqiptarëve. Kohën të cilën shqiptarët e kanë çuar dëm më shumë se çdo gjë tjetër në jetën e tyre. Po të matet dhe vlerësohet koha e shqiptarëve, po të çmohet ajo, nuk do të matet dot kurrë leverdia dhe nevoja që kemi ne si komb për atë udhë. A mund të llogarisë kush se sa kohë kanë çuar dëm shqiptarët duke udhëtuar në paudhë… 
Kam parë në jetë plot njerëz që emocionohen dhe janë plot pasion si unë kur flitet për Kosovën – gjysmën e atdheut tonë të munguar. Kisha parë shqiptarë të Kosovës që qanin kur flisnin për Kosovën sa ishin të dëbuar në Kukës në vitet 1998-1999. 
Por nuk kisha parë kurrë në jetë, deri kur takova Amiko Kasoruhon, se ka njerëz në Shqipëri që qajnë me lotë kur flasin për Kosovën. Nuk kisha parë gjirokastrit që të qante për Kosovën. Ai fliste për Kosovën dhe i dilnin lotë. 
Nëpër mend çova plot mallkime që i janë bërë Kosovës, plot përçarës, plot shpërfillës të saj, plot e plot e plot turlifarëlloj monstrash që e duan të ndarë Kosovën me Shqipërinë, që i duan të ndarë e përçarë gegët e toskët shqiptarë. 
Por Amiko Kasaruho, gjirokastrit, toskë, i rritur nëpër burgjet e komunizmit, me baba të vrarë nga komunizmi, anikomunist me ndërgjegje dhe jo antikomunist rakie me gjizë a qepë të njoma, apo antikomunist se kish vjedhë në kooperativë apo fermë, apo kish përdhunuar ndonjë nxënëse, apo kish bërë trafik femrash apo inçest në fis, apo ish dehur duke pirë raki me gjizë e me speca, pra Amiko Kasaruho intelektual i kalibrit më të lartë, autoritet i madh moral i shqiptarëve, qante kur fliste për Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës. 
Dhe kjo pamje e këtij burri duke folë me lotë në sy për Kosovën është bërë skulpturë e pashembshme brenda meje në jetë të jetëve. Ai më rrëfeu tri histori që unë po i sjell shkurt. 
Kur i kishte vdekur shoku dhe miku më i ngushtë i tij Robert Shvartz, Amiko Kasaruho ishte shtangë kur kishte lexuar një e-mail. Poeti nga Suhareka Ragip Sylaj i kishte shkruar një e-mail ku i përcillte ngushëllimet e tij Amikos për vdekjen e mikut të tij Shvartz. Kjo ishte e rrallë sipas Amiko Kasaruhos dhe e ka bërë një poet shqiptar nga Kosova. 
Kur kishte mbrritë një ditë në Prizren me makinë me ca miq të tij, ju kishte ngelë makina në dorë dhe nuk po gjenin vend për ta parkuar që të pinin kafe te Shatërvani i Prizrenit. I sheh një polic dhe ju afrohet. Meqenëse jeni me targa të Tiranës dhe po shoh se nuk po gjeni parking, më ndiqni, u thotë polici dhe i ndihmon që ta parkonin makinën. Prapë i rodhën lotë Amikos. A ndodh ndokund kjo në qytetet e Shqipërisë, më pyeti me lotë në sy… 
Një natë, pasi mbaron një aktivitet në një sallë në Prishtinë, del Amiko me një mik për të shkuar në hotel. Por kishte nisë shiu dhe nuk ecej pa çadër. Një burrë, kalimtar rasti, i sheh nën një strehë dhe e kupton hallin e tyre. Ku do të shkoni, i pyet prishtinaliu. Tek hoteli filan, i thotë Amiko. Hajdeni me mua se andej e kam udhën, u thotë burri me çadër. Dhe i shoqëroi deri tek hoteli. Por shoqëruesi me çadër u kthye mbrapsht. Pse po shkon andej përsëri e pyet Amiko. Po shkoj te shpia, përgjigjet tjetri. Po ju na thatë se e keni këtu shtëpinë. Afër e kam afër, vetëm sa ju përcolla pak, ia ktheu prishtinaliu që shkoi përsëri mbrapsht. Kush ta bën këtë, më pyeti sërish Amiko teksa sytë nuk i tereshin asnjë çast sa më rrëfente këto tri histori. 
Amik Kasaruho është sovran në planetin e elegancës, të trimërisë, të guximit, të dijes, është lart dhe nga atje rrezaton për ne me gjithë jetën, punën dhe shembullin e intelektualit të madh, trim e patriot shqiptar. 
Amik Kasaruho fluturon dhe nuk kanë çfarë i bëjnë mijtë e gjirizeve, zhabat, bollat e gjarpërinjtë. 
Janë shumë pak njerëz si Amik Kasaruho që na bëjnë krenarë pse jemi shqiptarë, që na bëjnë krenarë që i kemi mes nesh, që krenohemi me atë që kanë bërë për ne dhe atdheun tonë me jetën, punën dhe veprën e tyre..
.

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.