back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Deklaratë e Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike

Gazeta

Shoqata Antikomuniste Perndjekurve Politike
Shoqata Antikomuniste Perndjekurve Politike

Deklaratë

e Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike

Ndal!
Rikthimit në pushtet
të kriminelëve të
Sigurimit të Shtetit!
.
Ekspertja e Sigurimit të Shtetit, autorja e ekspertizës që çoi në pushkatim poetin Genc Leka, kandidat për anëtare e Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit. Aktualisht procedura është në Kuvendin e Shqipërisë dhe figura e saj po verifikohet nga institucionet e pastërtisë së figurës.
Është tashmë e dokumentuar botërisht pjesëmarrja e saj në krimet e komunizmit dhe zgjedhja e saj në një institucion me rëndësi siç është KKRT do të përbente një krim më vete nga Kuvendi i Shqipërisë dhe çdo institucion tjetër që në shkelje të ligjit e mundëson zgjedhjen e saj.
.
Diana Culi - dhe Poetet e Librazhdit
Diana Culi – dhe Poetet e Librazhdit
Në bazë të ligjit, ajo nuk mund të zgjidhet për shkak të pjesëmarrjes së vërtetuar me prova e dokumente në krimet e Sigurimit të Shtetit, por ne kemi informacione se po përdoret një artificë ligjore sipas të cilës kush ka marrë një vërtetim pastërtie nga “Komisioni Bezhani”, e merr sërish të tillë edhe pse implikimi i saj në krime është publik. Në këto kushte Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politik i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë, Autoritetit mbi Informonin e Dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, Komisionarit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë të kryejnë detyrën e tyre e të mos fshihen pas ligjeve djallëzore për të fshehur krimet e komunizmit dhe autorët e tyre.
I kërkojmë Partisë Demokratike dhe krejt opozitës si dhe Ambasadave të USA e BE dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit si dhe organizatave të tjera të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut të ushtrojnë çdo mundësi e influencë për të ndaluar vallen e rikthimit në pushtet të autorëve të krimeve të komunizmit.
Zgjedhja e Diana Çulit në krye të televizionit publik shqiptar është një fyerje për viktimat e krimeve të saj dhe familjarëve të tyre dhe krejt të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë. Fakti që kjo po ndodh në prag të pritjes për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE tregon edhe një herë se Shqipëria është shumë larg standardeve perëndimore të trajtimit të krimeve komuniste dhe autorëve të tyre.
.
*Nebil Çika
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike tw Shqipërisë

 

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Një shoqëri që provokohet nga politika në mënyrë sistematike në dhimbjet dhe tragjeditë e saj përmes figurash të shtrydhura, shpesh cinike dhe fyese e përmes qëllimesh djallëzore e poshtëruese, dëshmon se asgjë serioze nuk mund t’i ofrojë së nesërmes… Ajo dëshmon katërcipërisht lidhjen me të djeshmen kriminale, krizë të thellë morale dhe mbetet trishtueshëm e paaftë për të sjellë figura që premtojnë besim edhe respekt… j.r.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.