Biografi Jozef Radi

Jozef Radi 2000

Jozef Radi 2000

 Jozef Radi

Biografia

16 janar 1957 – lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit… Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”…
1957 – pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef…
1957-1961 – ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës
1963-1971 – kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira…
1971-1975 – ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si… i biri i Lazër Radit!
1975 – frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash…
1975 – fillon si puntor në fermën e Savrës
1977-1979 – kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës…
1981 – mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë…
1984 – bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike… e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si… “të botueshëm…”
1984-1990 – krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit…
1989 – së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë…
1990 – së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës…
dhjetor 1990-31 mars 1991 – ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike…
mars 1991 – boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca.
maj 1991 – regjistrohet në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik.
1993 – botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” Shtëpia Botuese “Lilo”
1993 – nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra (9-10-11)…
1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës.
qershor 1994 – mbaron Fakultetin Juridik
26 maj 1997 – ngjarjet tragjike të vitit ’97, ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë… detyrohet të emigrojë në Itali.

23 Shtator 1998 – humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës.
korrik 2000 – boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” shtëpia Botuese Liria
2004-2005 – mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën kulturore “ars”
prill 2006 – botohet libri poetik dygjuhësh: “Senni di Cristallo” nga Besa Editrice, i Amoa Fatuiwa, pjesa shqip nga Jozef Radi
2007 – boton me bashkautorë albumin fotografik “Ancona nascosta”
2000-2014 – bashkëpunon me mikun e tij, poetin Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali.
prill 2011 – boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” nga Shtëpia Botuese – Pakti
2000-2013 – bashkëpunon dhe boton arrtikuj të shumtë në shtypin shqiptar për probleme të shumta kulturore dhe intelektuale.
14 mars 2013 – fillon përhapja e shkrimeve dhe botimeve të Lazër dhe Jozef Radit përmes portalit www.radiandradi.com
tetor 2014 – qershor 2015 – jeton një eksperiencë të shkurtë amerikane.
shkurt 2017 – është autor i dokumentarit “Golgota e Lazër Radit”, i cili u shfaq në harkun e një muaji: në Tiranë, Paris dhe Ancona
maj 2017 – botohet në Itali antologjia e tij poetike “Poesie scelte” nga Casa Editrice “Besa” me përkthim të Gëzim Hajdarit
nëntor 2017 – botohet në Tiranë libri me tregime dhe novela Lazër dhe Jozef Radit “Të gjallë edhe të vdekur”
2000-2017 – përkthen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Pessoa, De Moraes, Hikmet, Prevert, Wilde, etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes”
prej 2016 – përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime
Jeton prej vitit 1997 në qytetin e Anconës (Itali)…
 
 

 

 

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj.
2 Përgjigje

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook