back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Zot, ku e ka Kelmëni Orën?! vargje kushtue viganit Prek Cali, nga Zef Turkaj

Gazeta

Prek Cali i ri
Prek Cali i ri

Zot, ku e ka Kelmëni Orën?!

vargje kushtue viganit Prek Cali

nga Zef Turkaj

Sa t’lshoj Dielli rreze t’veta
nuk do t’shuhet e vërteta
Kurr’ s’harron burrat Malsia
Prijsi ynë Prek Cal Alia!

E kish pas hijen e mirë
e kaloj nji jet t’vështirë
Ora e maleve i pat thànë
kurr’ ky burr ngusht s’à nxànë

Fort i desh trojet e veta
kurr s’ju dhimt mundi as jeta
e pat besë e bujari
pat shtat’ vula n’krajlni

Kurr s’desh aj luft’ me shqiptar
pat gjithmon’ faqe të bardhë
por kur Preka u pre n’besë
fort i ruejti mendt e kresë

U pat thàn malsorve t’vet
i kam bà mbi 70 vjet
jo se i du k’ta pushtetar
n’kala t’Shkodrës qi kan ardh

Kush sundon n’at kala
n’tàna kohna e kem pa
jo se duem m’u dorzua
me shqiptar s’duem me luftua

Por çdo her’ ka pas tradhti
si n’Këlmen si n’tàn’ Shqypni
e kan prè Prek Calin n’besë
nisne luft’ me shumë gatrresë

Preka i lodhun edhe vjetër
dimni i fort e fort i egër
në Vermosh në kulln’ e tij
nuk po shihte rahati

Kur ka marr vesh aj Prek Cali
àsht dridh toka edhe mali
kan nis krojet me skuq borën
Zot, ku e ka Kelmëni Orën?

Preka del prej kull’s s’vet
mos me pà mà për kët’ jetë
rrit n’Vermosh e i lem’ në Kukël
e merr rrugën për në Vukël

E merr rrugën n’dy pash borë
pat guxim t’fort ky malsor
e kur muer vesh çka ka ndodhë
i ka mbledh burrat n’Brojë

Pa m’kallzoni vllaznit t’mi
pse u bà kjo pabesi
pse u thur gjith’ kjo hata
luft me vllazën heroj s’ka!

Fati em tash krejt dihet
e tradhtia fort kjart shihet
Thirrnju djelve qi s’jan vra
ky Kelmën mos t’ket gjak mà

Sa për vedi s’po kam dert
s’kam dvet kral, as kam dvet mret
due m’u ndry e due me dekë
Mir’u pjekshim n’tjetër jetë!
.
Brojë, 15 fruer të vjetit 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.