back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025

Zgjidhet Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi – urim nga Mal Berisha

Gazeta

Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi
Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi
Zgjidhet Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë,
Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi
urim nga Mal Berisha

Urime zgjedhjes në krye të kishës Autoqefale të Shqipërisë,
fortlumturia e tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit
dhe i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi

Sot më 16 Mars 2025, është një ditë historike për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe, për rrjedhojë, edhe për ne të gjithë shqiptarët. Kthimi i autoqefalisë së kësaj Kishe në drejtimin e një kleriku ortodoks shqiptar është një moment shumë i rëndësishëm historik.
Në këtë ditë të shënuar, pasi mora vesh lajmin e shumëpritur, bashkë me Donikën shkuam të “festonim” këtë moment në Manastirin Ortodoks të Ardenicës. Arsyet ishin:
1.Zgjedhja e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan Pelushi, në krye të Autoqefalisë, dhe nga atje i uruam fatbardhësi Atij dhe të gjithë vëllezërve tanë ortodoksë, besim të mbarë dhe të lidhur me atdhedashurinë e dëshmuar nga shumë patriotë tanë, në radhë të parë nga themeluesi i kësaj Kishe, Imzot Fan Noli.
2.Në nderim të miqësisë personale që kam pasur me At Arthur Liolin, pasardhësin e drejtpërdrejtë të themeluesit të Kishës Autoqefale Shqiptare në Boston, Imzot Fan S. Nolin.
3.Në nderim të aktit historik të kurorëzimit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, me Donika Kastriotin, duke e bërë këtë vend jo vetëm një qendër pelegrinazhi fetar, por edhe një pikë me rëndësi historike.

Mal Berisha dhe At Artur Liolin
Mal Berisha dhe At Artur Liolin

Pak histori nga Manastiri i Ardenicës
Mendohet se themelet e këtij manastiri janë hedhur në vitin 1282, me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit, i cili e ngriti këtë tempull pas fitores mbi anzhuinët në Berat.
Në dokumentet historike, Manastiri “Lindja e Shën Mërisë” në Ardenicë përmendet për herë të parë në vitin 1715.
Manastiri është zbukuruar me afreske të mrekullueshme nga piktorët Kostandin dhe Athanas Zografi, të cilët punuan për dekorin e këtij tempulli në vitin 1744.
Veprimtaria artistike e ateliesë së piktorëve Zografi është shpalosur në bazilikat e Voskopojës, Vithkuqit, Myzeqesë dhe në Malin e Shenjtë, në Greqi, ku ata shkuan disa herë dhe shfaqën talentin e tyre të fuqishëm në kishat dhe manastiret e atjeshme.
Urojmë Fortlumturinë Tuaj! Gëzuar, bashkë me vëllezërit Ortodoksë Autoqefalë Shqiptarë!
MB

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.