back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024

Zemërimi i Avni Delvinës…

Gazeta

Avni Delvina
Avni Delvina

Zemërimi i Avni Delvinës…

Dikush e ka zemruar Avni Delvina?!?
Dhe “dikushi”, sigurisht s’është nji i vetëm po disa, sigurisht ata kanë emër dhe mbiemër;
kanë fytyrë po edhe maskë; kanë ndjenja po ma shumë cmirë;
mund të kenë edhe të drejtë (simbas tyre), po unë nuk besoj fort…
Mbetem i bindun se Avniu di të kalojë mjeshtërisht sipër këtij zemërimi,
di ta kthejë atë në art…t’i japë frymë përmes atij humori dhe asaj energjie pozitive
që ai e ka të natyrshme, e për të cilën kemi aq shumë nevojë të gjithë…
ndoshta më shumë zemëruesit e tij… j. r.
.
Monumentet grafike nga Avni Delvina
Monumentet grafike nga Avni Delvina

…Sa dëshirë paskan ca njerëz të hedhin baltë mbi historitë e bashkëkohsave të tyre dhe të bashkëvuajtësve të tyre…!! Por, tashmë u mësuam me këta njerëz që kanë lindur të vegjël dhe për fat të keq do të vdesin të tillë… të mbytur me zilira e të ndrydhur në fatkeqsinë e tyre njerëzore… të përçmuar si në liri, ashtu dhe ndër interrnime ku i dërgoj fati i keq i llahtarit komunist… Këta njerëz, dhe në një jetë të lirë do ngelen të persekutuar të përjetshëm, mbasi kanë lindur të tillë. Është e njohur shpirtligësia e tyre dhe është e dhimbshme për këta njerëz, kur dikush që ata kanë pranë bën akte heroike e trondit themelet e diktatures komuniste duke sakrifikuar dhe jetën… Në vend që t’i admirosh dhe t’ju njohesh cilësitë e tyre njerzore dhe kontributin, Ata mezi presin rastin të hedhin baltë mbi ta… Por kohët kanë ndryshuar dhe informacioni është shumë i madh… Dihen gjëra me saktësi e me letra, me njerëz që kanë pasur poste të rëndësishme kyçe në atë kohë kur ndodhi ngjarja që tronditi diktaturën… e që mund të lëshojnë deklarata me shkrim e të qetësojnë të shqetësuarit e dikurshëm dhe balthëdhesit e sotëm, edhe para se të hapet loja… Edhe tashti që po shkruaj këto rreshta, sinqerisht jam i ngeshëm dhe kam kohë… Nga ana artistike ata më ngacmojnë shumë se kanë një ngjashmëri që mbase vetëm artisti arrin ta vëëri re… Mua personalisht, kur imagjinoj fytyrat e tyre, më japin përshtypjen e statujave prej dylli… Edhe te shikimi seç kanë diçka të ngjashme midis trembjes dhe inatit… Po çfarë t’ju bësh atyre…! Ata janë “kripa” e kësaj shoqërie ku jetojmë… Po egzagjeroj në përshkrim, por kur i shikoj, më duket sikur nuk e kanë mbushur ndonjëherë me frymë kraharorin e tyre, si psh., kur njeriu del në mëngjes në ballkon dhe nga kënaqesia e një ditë të re që sapo fillon, hap duart e merr frymë thellë… Mua më duket sikur këta syresh nuk kanë forcë të mbushin qoftë dhe vetëm hapesirën e gojës me frymë… Megjithatë ata nuk duhet të harrojnë se ka njerëz që i kanë shumë qejf, dhe unë personalisht i dua shumë… Do ju bëj grafika pafund në limitet e ngjashmërisë së tyre, që të rrinë duke vrarë mendjen: “Jam unë, a s’jam unë…?!” Dhe mos të më çajnë kokën, e të bëjnë sikur mërzitën, sepse në fund të fundit, përveç “Baltës”, armës së vetme të tyre për të qenë dikushi, po i fus edhe në artin grafik… dhe këtë duhet të ma dinë për ndër… Po edhe po s’ma ditën për nder, as më prishet puna fare…
Në fund të fundit mirnjohja nuk është e kesaj bote…

.
Marrë nga muri i fb Avni Delvina 25 mars 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.