back to top
29 C
Tirana
E premte, 10 Korrik, 2026

Zef Gjeta (1913-1988) – Drejtori i parë i Zyrës Politike – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Zef Gjeta gjatë një Pagëzimi
Zef Gjeta gjatë një Pagëzimi
Zef Gjeta (1913-1988) – Drejtori i parë i Zyrës Politike
nga Kastriot Dervishi

Kishte mbaruar gjimnazin e shtetit në Shkodër, si dhe kishte diplomën e maturitetit. Ishte drejtor i Zyrës Politike (kur kjo u nda nga personeli) në MPB më 18 mars 1942 – janar 1943.
Kur ra qeveria e Mustafa Krujës, shkoi në Shkodër, me detyrë inspektor i komunave në Shkodër, Kukës, Peshkopi, duke u ngarkuar në fund zëvendësisht kryetar i Bashkisë në Shkodër, pas vdekjes së kryetarit të mëparshëm, Loro Suma, (më 1944). Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri arrestohet ndër të parët në vitin 1945 dhe dënohet me 20 vjet privim lirie, nga i cili lirohet në vitin 1959. Më vonë internohet për 10 vjet në Lushnjë, ku martohet me motrën e Pashko Gjeçit. Lirohet nga internimi në vitin 1968. Shkoi në Mirditë, ku jetoi derisa vdiq në vitin 1988, duke u varrosur në varret e të parëve, në Kishën e Fandit.

Myftar Brehamaj
Mbaj mend, kur isha fëmijë rreth moshës 14 – 15 vjeç, babai im punonte me zotin Zef Gjeta në Sektorin Savër të Lushnjes. Unë shkoja ndonjëherë e zëvendësoja tim et në punë. Më bënte përshtypje sjellja e këtij burri të kulturuar dhe shumë fisnik. Krijova një respekt të jashtëzakonshëm dhe më pas kam pyetur se ku shkoi. Tani e mora vesh se paska banuar në Mirditë në vendlindjen e tij. Pushoftë në paqe

Nikoll Prenga Tuci
E kam pasë kushri shumë të afërt, por djalli kuq shpërdau dhe syrgjynosi bashkëkombasit e vet vetëm pse nuk mujshin m’u ba urë e djajve të kuq! Kalova 24 vite në burgjet gjaksore. Respekte: U prehshin në paqe Bijtë dhe Bijat e kombit shqiptar.
Marrë nga muri i fb Kastriot Dervishi, 29.06.2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.