back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Zbulohet në Ukrainë Alfabeti 400-vjeçar i Elbasanit nga Dhurata Hamzai

Gazeta

Shqiptarë të Ukrainës - Odesë, 28 nëntor 1913 (foto nga Spiro e Liljana Bushi)
Shqiptarë të Ukrainës – Odesë, 28 nëntor 1913 (foto nga Spiro e Liljana Bushi)

Zbulohet në Ukrainë Alfabeti 400-vjeçar i Elbasanit

nga Dhurata Hamzai

Arkeologët kanë gjetur artefaktet me mbishkrime në alfabetin e Elbasanit të shekullit të 17-të në fshatin Margaritovo të Ukrainës. Nuk është vetëm ky lajmi ekskluziv që ka sjellë në Seminarin e 34-të Ndërkombëtar të Prishtinës për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqipe studiuesi ukrainas Aleksandër Novik, por edhe fakti se në ish Perandorinë Ruse është ngulitur një diasporë e madhe shqiptare “fatkeqësiht e panjohur”, siç shkruan ai. Aleksandër Novik e ka titulluar kumtesën e tij “Shqiptarët në Perandorinë Ruse në shekujt e 18-19-të: të dhëna të reja në fushën arkeologjike, historike dhe etnografike”.
Gjetja e artefakteve të Alfabetit të Elbasanit të shekullit të 17-të në ish Perandorinë Ruse është jo pak befasues, sepse zbuluesi i parë i këtij alfabeti Johan G. von Hahn ka thënë se “Alfabeti i Elbasanit nuk është përdorur vetëm në Elbasan dhe Berat, por edhe te tregëtarët në mërgim”. Ndërsa fakti që ky alfabet është përdorur edhe nga mijra shqiptarë që kanë jetuar në territoret e Peradorisë Ruse, ka qenë i panjohur. Alfabeti i Elbasanit të shekullit të 17-të është një alfabet i veçantë me 54 shkronja.
Po si u ndodhën mërgatat e shqiptarëve në Rusi pas shekullit të 17-të, cila qe arsyeja e kësaj zhvendosjeje?!
Përmes këtij studimi interesant të Aleksandër Novik, dalin në dritë pjesë të panjohura nga historia dhe kultura shqiptare.
Ja si e shpjegon ai përmbledhtas ekzistencën e diasporës së panjohur shqiptare në ish-Perandorinë Ruse, në kumtesën që do ta lexojë sot në seminarin e Prishtinës. “Çështja e studimit të diasporës shqiptare në Rusi është shumë e rëndësishme dhe është lidhur me aspekte nga më të ndryshmet historike, ekonomike, shoqërore, politike etj.”, shkruan ai, ndërsa argumenton se: “Gjatë shekullit të 20-të janë hulumtuar në nivel mjaft të lartë vendbanimet shqipfolëse në jug të Ukrainës (në rajonin e Odesës dhe Zaporozhjes) – periudha e themelimit të kolonisë së parë Karakurt i përket fillimit të qindvjetorit të 19-të (më saktë vitit 1811).
Në krahasim me këtë periudhë koha e ardhjes së shqiptarëve në shërbim ushtarak rus është shumë më e hershme dhe i përket gjysmës së dytë të shekullit të 18-të. Mund të gjejmë mjaft të dhëna nëpër arkivat shtetërore dhe krahinore lidhur me pranimin e ushtarëve shqiptarë në shërbim të carëve rusë gjatë shekujve të 18-19-të. Fatkeqësisht historia e ardhjes së sasisë së madhe të shqiptarëve në territorin e Perandorisë Ruse është pothuajse e panjohur, jo vetëm për shoqërinë ruse dhe shqiptare, por dhe për shkencëtarët, specialistët në fushat e ndryshme të disiplinave humanitare.” Histoirikisht, Novik e shpjegon si më poshtë shpërguljen e shqiptarëve:

Alfabeti I Elbasanit (400 vjeçar)
Alfabeti I Elbasanit (400 vjeçar)

“Në vitin 1768, Turqia me përkrahjen e Francës dhe Austrisë fillon luftën kundër Rusisë. Në këto kushte më 1769, perandoresha ruse Katerina II, dërgon emisarët e vetë në Peloponez të Greqisë, në Mal të Zi, Shqipëri dhe principatat e Danubit me qëllim që të lidhen kontaktet midis popullsisë së krishterë të këtyre trojeve dhe shtetit rus.
Që nga ajo kohë në trupat ushtarake ruse fillojnë të shërbejnë ushtarët shqiptarë të cilët konsideroheshin si luftëtarë të mirë kundër ushtrisë osmane. Sasia e tyre u zmadhua dukshëm pas marrëveshjes së paqes të vitit 1774, nënshkruar në Kyçyk-Kajnarxhi me kushtet e qeverisë ruse.
Në këto dekadat në territorin rus fillojnë të vijnë familjet e ushtarëve shqiptarë dhe grekë që në dokumentat e epokës fiksoheshin nga zyrtarët me emërtimin e përbashkët arnautë (pa ndarë në etni). Në këtë kohë nga kolonistët ballkanikë janë themeluar, jo vetëm lagjet dhe rrugët në qytetet e Rusisë së jugut, por edhe fshatrat, vendbanimet, etj.
Kështu në rajonin e Rostovit mbi Don (qarku i Azovit) (sipas sistemit të ri administrativ) në fund të shekullit të 18-të është themeluar fshati Margaritovo, emri i të cilit është lidhur ngushtë me Margarit Bllazon, një oficer të rangut të lartë, me prejardhjen nga trojet shqiptare.
Ditët tona në fshatin Margaritovo nga arkeologët (Dmitrij Zenjuk, etj.) janë zbuluar artefaktet me mbishkrimet në alfabetin e Elbasanit (sistemi i shkronjave që u përhap në Shqipërinë e Mesme në shekullin e 17-të). Në këtë zonë të detit Azov nuk flitet më shqip, por popullsia ka ruajtur kujtime për arnautët që janë themeluesit e këtij fshati dhe vendbanimeve përreth. Në këtë territor ekspedita jonë e organizuar nga Universiteti Shtetëror i San Peterburgut në vitin 2015, ka mbledhur shumë materiale, narativa etj., lidhur me praninë e shiptarëve në shekujt XVIII-XIX.”
marrë nga http://shqiptarja.com/news
21 Gusht 2015

Elbasan Gospel Manuscript

Elbasan   

Elbasan - shkruar simbas ketij Alfabetit
Elbasan – shkruar simbas ketij Alfabetit

The Elbasan alphabet was invented around the middle of the 18-th century and named after the city of Elbasan in central Albania. It was used mainly in a document called the Elbasan Gospel Manuscript, or Anonimi i Elbasanit (The Anonymous of Elbasan) in Albanian, which was created at St Jovan Vladimir’s Church, published in 1761, and can now be found in the National Archives of Albania in Tiranë.
Notable features

Type of writing system: alphabet
Direction of writing: left to right
Used to write: Albanian
Consists of 40 letters: 35 common ones, and 5 there are used on rarely
Each letter represents one phoneme

Elbasan alphabet

Elbasan Alfabet
Elbasan Alfabet

Marre nga http://www.omniglot.com/writing/elbasan.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.