
Zakonet e zemrës dhe Orwell-i
nga Artan Kafexhiu
Patric, plebe, aristrokraci, fshatarësi, borgjezi, proletariat… Çfarë i dallon klasat pavarsisht epokës kur jetuan? Është ajo çka quhet në anglisht “habits of the heart”, zakonet e zemrës.
Nuk është rastësi, duke iu referuar Shqipërisë në veçanti, çfarë u bënë komunistë, anëtarë partie, e kishin origjinën e freskët, thjesht nga vegjëlia, fshatarë apo punëtorë. Nuk kishte asnjë, që iu kundërvu klasës së vet: borgjezisë, aristokracisë të rënë nga vakti gjatë tranzicionin post-feudal shqiptar. Ata shpejt e kuptuan se simpatitë social-komuniste ishin varrëmihëset e gjithçkaje që përbënte qenien e tyre dhe përparimin e mëmëdheut, Shqipërisë. Një pjesë i ktheu pushkën komunizmit, një pjesë u tërhoq dhe kaloi pjesën tjetër të jetës në heshtje, krejt të tërheqë, ndoshta edhe me ndjenjën e fajit për ato ideale dhe naivitet të treguar, që e kishin origjinën në mosnjohjen e realitetit, përtej leximeve të literaturës progresive e marksiste të shpërndarë prej një rrjeti të kamufluar marksist. Një pjesë u vranë, u turturuan, u burgosën.
George Orwell, një socialist britanik me origjinë jo prej vegjelie, i famshëm për novelat e tij distopike ku demaskohet totalitarizmi, ka një pasazh interesant në lidhje me dallimin midis të qenurit klasë: borgjezisë, kapitalistit, intelektualit, mendimtarit, profesionistit, qoftë edhe “borgjezisë socialiste” të sapo krijuar nga kasta e re e aparatçikëve partiake apo shtetërore në vendet ish-komuniste dhe vegjëlisë nga ana tjetër.
“I have known numbers of bourgeois Socialists. I have listened by the hour to their tirades against their own class, and yet never, not even once, have I met one who had picked up proletarian table manners. Yet after all why not? Why should a man who thinks all virtue resides in the proletariat still take such pains to drink his soup silently? It can only be because in his heart he feels that proletarian manners are disgusting.” (The Road to Wigan Pier: https://libcom.org/files/wiganpier.pdf )

Është një observim, detaj i realitetit distopik orwellian, që shërben si metaforë përfaqësuese, dalluese e domethënëse. Ata që kishin qenë klasë me të vërtetë, kur komunizmi i mori gjithçka, si mënyrë jetese nuk i mbeti të kishin veçse krahët e punës të mbijetonin e të fitonin jetesën si punëtorë, në pamundësi të ndiqnin shkolla e universitete. Por kurrsesi, brenda vetes nuk u kthyen në proletarë, në vegjëli. Nuk i ndrruan zakonet e zemrës; kurrë nuk e harruan origjinën e tyre.
Ashtu në heshtjen e tyre e përbuzën sistemin, që mbahej gjallë nga një vegjëli injorante nën demonët e urrejtjes klasore. Shqipëria, një vend i vogël me histori kaq tragjike e të gjakosur, e ka të vështirë të krijojë elitën, klasën, meritokracinë e vet. Vazhdon të jetë e mbytur në pellgun e ndotur të urrejtjes klasore nga një shumicë, që nuk mund të nxjerrë një elitë të tillë.
Lëvizjet e ashtuquajtura demokratike, nuk mbushën ndonjë vakum klasor, veçse ripozicionuan, legjitimizuan përsëri në krye te vendit, njerëzit e pinjollët, që e kishin marrë pushtetin me dhunë e gjak në vitin e largët 1944. Legjitimizuan antiklasën, antishtetin, antikulturën, antitraditën, dhunën, vjedhjen, rrumpallën, talljen, tragjiken.
©AK
Marrë nga Muri i FB Artan Kafexhiu, 29 prill 2025