back to top
18.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Prill, 2025

Yuri Kim pranon marrëveshjen: Ndalni hetimin dhe unë largohem nga Departamenti i Shtetit

Gazeta

Avni Delvina - Edhe bare do hani... (Juri Kim)
Avni Delvina – Edhe bare do hani… (Juri Kim)

Yuri Kim pranon marrëveshjen:
Ndalni hetimin dhe unë largohem nga Departamenti i Shtetit

Mesditën e së hënës së 17 Marsit 2025, Yuri Kim shkeli për herë të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku ajo dorëzoi të gjitha kredencialet e postit që mbante, si zv/sekretare e parë për Euro-Azinë.
Urdhëri për shkarkimin e saj u siglua nga sekretari Rubio të premten e 14 Marsit të vitit 2025, ndërsa zonjës Kim iu dha e drejta, që të hënën të mblidhte plaçkat në zyrë dhe të dorëzonte kredencialet.
Burime të kualifikuara thanë për Hashtag.al se zonjës Kim ju ofrua një marrëveshje e tipit “shkarkim me negocim” të cilin ajo e pranoi.
Kjo marrëveshje garanton se zyrtari pranon të ikë dhe merr pagë për 6 muajt në vijim, (deri në shtator) ndërsa ndaj zyrtarit pushohen hetimet administrative, që mund të jenë duke u kryer.

Feelling "kryeministri Rama dhe ambasadorja e Yuri Kim para
Feelling “kryeministri Rama dhe ambasadorja e Yuri Kim para

Kjo marrëveshje nuk përfshin hetimet penale, por vetëm ato administrative, që lidhen me manualin e rregullave dhe detyrimeve të Departamentit të Shtetit.
Në të njëjtën datë është firmosur dhe shkarkimi i Michael Kasanoff, vartës i Yuri Kim dhe person i besuar i saj. Zoti Kasanoff vizitoi Tiranën në gjysmën e dytë të dhjetorit 2024, kur ai erdhi zyrtarisht për ceremoninë e “5 vjetorit të krijimit të SPAK-ut”.
Shkarkimi i Yuri Kim dhe i Michael Kasanoff është i ngjashëm me shkarkimet që iu bënë gjykatësve dhe prokurorve në Tiranë, të cilëve iu dha mundësia të largoheshin vullnetarisht me marrëveshje.
Emrat e Yuri Kim dhe Michael Kassanof janë asgjësuar nga lista elektronike e Departamentit të Shtetit, ndërsa shkarkimi i saj me kontratë negociuese në fakt është përzënie përfundimtare nga sistemi i diplomacisë amerikane.
Të njëjtat burime të kualifikuara i thanë Hashtag.al se zonja Kim ka qenë në hetim të thelluar administrativ sa i takon konfliktit të saj të interesit dhe shkeljeve të kryera në raport me problematika që lidhen me shtetin e Iranit dhe Turqinë.
Marrë nga Hashtag.al.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.