back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Vetmitari i Protestës Dinjitoze – Fotoprotestë

Gazeta

Vetmitari i Protestës Dinjitoze 1
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 1

Vetmitari i Protestës Dinjitoze

reflektim mbi nje njeri nga Jozef Radi

Edhe koha më e paqme e më demokratike ushqen te njeriu shpirt kritik, sepse asgjë e kësaj bote s’është aq e përsosur sa mos të bëhet një vërejtje, por edhe asnjë prej nesh s’është aq i përsosur, sa të mos na bëhet një vërejtne apo të mos bëjmë një vërejtje qoftë edhe të gabuar…
Prej kohësh kam ndjekur një personazh të cilin po e paraqes përmes këtyre tetë fotove, të mbledhura me kujdes prej meje. E vlerësoj si protestuesin dhe protestën më dinjitoze të mundshme, që kam përcjellë në jetën time… Nuk e njoh dhe as e di kush është, as ku jeton as si jeton, as shkollimin që ka dhe as problemet që mund te ketë, por një gjë e di mirë: edhe ashtu vetmitar Ai është protestuesi më dinjitoz, më i thellë dhe më i thukët i realitetit dhe problemeve shqiptare.
Ai përdor vetveten, si reklamë shetitëse, përdor idetë e tij, që janë aq të larmishme e aq të goditura, përdor imazhe që si kritike janë edhe modele ironie, duke e tejkaluar shoqërinë shqiptare si në vazhdimësinë konseguente të protestës si në trajtimet e slloganeve që janë shembullore nga korrektësia gjuhësore, mesazhi që përcjellin, po edhe interpretimi apo trajtimi figurativ i vetvetes si objekt lëvizës dhe i gjendshëm aty ku efekti i misionit të tij mund të jetë më i plotë…
Respekt për kët vetmitar, pamja dhe veshja e të cilit dëshmojnë një jetë modeste, por vepra e tij vlen sa një qytet i tërë… Sjellja e këtij qytetari të panjohur, aq shumë më kujton vargjet e famshme të Hygoit:
“Në qofshin njëmijë do të jem edhe vetë/ në mbetshin njëqind unë s’tundem jo që aty/ i dhjeti do të jem po qe se mbeten dhjetë e në ndodhtë vetëm një, unë do të jem ay…”
Slloganet e këtij protestuesi vetmitar prekin jo vetë probleme të politikës e të pushtetit, po edhe të ekonomisë, të shkollës, të ish të përndjekurve, të opozitës… që shfaqen në këto tetë foto që i kam mbledhur në harkun e një viti, e për të cilat jam i sigurt se janë shumë më tepër, e që do të kenë vazhdimësi dhe vend në faqen time…
Ky protestues vetmitar e i veçantë meriton jo vetëm respekt dhe mirnjohje, por edhe mbështetje, sepse në këtë kohë të bullizmit politik, të tkurrjes së shpirtit të lirisë, të shumezimit te së keqes, te shpërfilljes apo marrjes ne loje të qytetarit dhe dobësimit e rrënimit të ekonomisë së këtij vendi, ky njeri e ka bërë detyrën e tij si askush tjetër…
Nderim dhe respekt për këdo që ka shpirtin e protestës dhe mospajtimit me atë që ai e ndjen të padrejtë!
26 gusht 2019
.
Vetmitari i Proteses Dinjitoze 2
Vetmitari i Protestes Dinjitoze 2
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 3
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 3
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 4
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 4
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 5
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 5
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 6
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 6
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 7
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 7
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 8
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 8
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 9
Vetmitari i Protestës Dinjitoze 9

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.