back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Vetëvritet gazetari Kastriot Myftaraj… – Opinione dhe rrëfime mbi Kastriot Myftarajan

Gazeta

Gazetari Kastriot Myftaraj
Gazetari Kastriot Myftaraj

Vetëvritet gazetari Kastriot Myftaraj…

Opinione dhe rrëfime mbi Kastriot Myftarajan

Informacion paraprak

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55,lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në kryeqytet dhe është konfirmuar nga policia. Blutë e Tiranës në njoftimin paraprak bëjnë me dije se gazetari dhe analisti është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi”.
Marrë nga Panorma.com

Kastriot Myftaraj - "Gavarit Maskva" - TVORA
Kastriot Myftaraj – “Gavarit Maskva” – TVORA

Aristotel Petro

Një lajm i kobshëm për fjalën e lirë po qarkullon këto momente kur po flitet se Gazetari (nga të paktët që mund të quhen të tillë) Kastriot Myftaraj ka bërë vetvrasje duke u hedhur nga kati 4-t i një ndërtese.
Me aq sa e njihnim Kastriotin ai nuk ishte person që mund të bënte vetëvrasje dhe pa asnjë dyshim mund të themi nëse lajmi që ka vetëm pak minuta që ka dalë nga ky moment është i vërtetë kuptohet se Kastriotin e kanë vrarë. Kastrioti shkruante të vërteta që pak i kuptonin dhe nuk kishte ngjyrime politike! Nëse nuk zhvillohen hetime serioze për këtë krim përgjegjësia më e madhe e këtij krimi i bie Qeverisë aktuale në pushtet dhe Kryeministrit Edi Rama!
Një tjetër gjë edhe më e keqe akoma është kur shikojmë komente fyese për të ndjerin ku komentues pa asnjë lloj lidhje me të e fyejnë edhe pse pretendohet se ai nuk është më mes nesh. Nuk ka fatkeqësi më të madhe kur një Penë e lirë shkruan të vërteta për t’i hapur sytë këtij populli të shumëvuajtur e të marri pas tërë ato fyerje edhe pse asnjëherë nuk ka fyer asnjë nga komentuesit zemërkatranë! Për kë duhet të përpiqet e punojë një Gazetar sot? E kuptoni o njerëz që fatkeqësia juaj jeni vetë ju që nuk dini kujt t’i kërkoni llogari e kë të mbështesni me veprimet tuaja? Fatkeqësi dhe humbje për median e lirë për gazetarinë e vërtetë që edhe kështu në Shqipëri të tillët janë aq pak sa mund të numërohen me gishtat e një dore!

Visar Zhiti

Tronditës lajmi i vetëvrasjes së gazetarit dhe studiuesit  Kastriot Myftaraj, autor i shumë shkrimeve dhe librave dhe emisioneve televizive.
Me njohje të gjerë, hulumtues guximtar dhe tërheqës, me fantazi deri edhe alarmante, krijoi një zë të veçantë në gazetari, të thellëfutur, ndërkaq solli monografinë e parë dhe të çuditëshme, me dy volume për diktatorin Enver Hoxha, botime per posdiktaturën, partitë, portrete penguese, që la socializmi real dhe që thadroi përçudnueshëm demokracia shqiptare. Ngacmues deri në shqetësim, me deduksione të befta, edhe të frikshme, ndërkaq fitues i gjyqeve të veta, jurist me profesion, korrekt me shoqërinë etj, etj.
Sot vrau veten, u hodh nga kati i katërt i apartamentit të tij në Tiranë, diagonstikohej së fundmi për një sëmundje të rëndë, informojnë lajmet e sotme. Keqardhje e madhe për ne, që e kemi njohur, ikje e parakohëshme, humbje dhe tragjedi për familjen.
…Dhe m’u nëpërmend, ndoshta nga që zhvillonte emisionin televiziv me titullin sarkastik ”Ju flet Moska”, një thënie e poetit ruso-sovjetik Evgenij Jevtushenko: “Nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje!”…

Hashim Toska

Kastrioti ishte një gazetar kontravers, por njëkohësisht i pashoq në talentin dhe përkushtimin e tij për t’i ndjekur bindjet dhe besimin e tij.
Me shkuarjen e tij skena publike shqiptare varfërohet për një mendje shumë prodhuese dhe nxitëse debatesh shoqërore të cilat janë të domosdoshme për çdo shoqëri demokratike.
Ngushëllime të gjithë atyre që e vlerësuan talentin e Kastriot Myftarajt dhe që komunikuan me të në faqen e tij publike në Facebook, ku ai ishte si rrallë ndonjë fytyrë tjetër publike interaktiv.
Këtij përkujtimi ia bashkangjita një koment të bërë në murin e tij më 8 dhjetor e që lidhet shumë organikisht me demostratën e thirrur sot nga S. Berisha dhe ata që e ndjekin prapa duke vënë interesat e tij përpara interesave të atdheut, pavarësisht nëse janë në gjendje ta shohin këtë apo jo.

Alba Kepi

Neodiktatura është më e egër se diktatura dhe asgjë nuk ndodh rastësisht e jeta bëhet një optional… R.I.P
Vetëvrasja e një gazetari është një fakt i rëndë!
Autoritetet policore duhet të hetojnë gjithçka ka ndodhur në ato ore para vetëvrasjes (nëse është e tillë).
Kemi të drejtë të hedhim mbi 1000 dyshime, sepse Kastriot Myftaraj nuk ishte një gazetar komod, e shumë herë në emisionet e tij trajtojnte tema të forta në kufijtë e verosimiles por që jo pak herë janë vërtetuar!
Jo me pak emisionin e tij në RTV Ora e kishte titulluar “Ju flet Moska”, për të ironizuar kohën e një diktature që influencoi fatin e historisë së shqiptarëve.
Ekspertet e krimit duhet të hetojnë gjithçka ka ndodhur në jetën e tij gjatë muajve të fundit!
A ka pasur presion, intimidim, kërcënim, dhunim, shantazhe o vjedhje të privatësisë së tij!
Ky është një fakt i rëndë!
Edhe nësë është pasojë e depresionit, faji rëndon pak te te gjithë, sidomos tek ne gazetarët, që nuk kaptuam sinjalet e një kolegu në vështirësi me veten!

Kastriot Myftaraj
Kastriot Myftaraj

Paulin Paplekaj

I shkreti Kastriot Myftaraj, e paska shty veten me vdekë pa desht…por për hatër të Kryeministrit e shumë të tjerve “dashamirë” të tij.
Familja humbi njeriun e dashun, shoqnia humbi gazetarin e guximshëm, që deklaronte shumë të vërteta…
Ngushëllime

Leka Ndoja

Ishte nji nga ata gazetarë që hynë me vonesë në shtypin e viteve 2000 – rreth të 40-ave me idiomë gegnisht ndonëse korçar. Mbajti nji profil eksentrik në krijimin e legjendave urbane për personazhe të politikës dhe kulturës. Me kalimin e kohës grumbulloi dhe nji kulturë polemizuese. Do mbahet mend për debatet antiorentale kundër Abdi Baletës në përmbledhjen seriale “Shpifologji” kohe kur Abdiu mbante nji gazetë me theks prooriental.
Mbante nji profil antisllav fillimisht pranë politikave të PD deri në vitin 2004.
Në 5 vitet e fundit gjeti vetën në programin show TV “Ju flet Moska” – me substrat politik. Shpesh komentet e tij kishin qasje sarkastike dhe disa herë ekstreme ndaj lëvizjeve në Lindjen e Mesme tue përkrahë proselitizmen për çka asht stigmatizu deri ditën e dekës.
Shpesh artikuloi shprehje të antimyslimanizmit ballkanik duke tërheqë vemendjen e asosacioneve të tyre teokulturore.
Ndonëse amator pati marrë në analizë dhe veprën e Kadaresë si lexim nën prizmin e politikave të realsocit – tue krahasue disa paradokse historike në leximet artistike.
Kishte adhurim për aristokracinë shqiptare ndonëse linçoi pa të drejtë disa figura të ndrituna historike.
U prehtë në paqe Kastrioti abstrakt në jetë e meritoftë Fushat Elisee.

Miranda Haxhia

Një periudhë kohe, kur punoja korrektore në një gazete, ku Kastrioti ishte opinionist i përjavshëm, i kam bërë një verejtje miqësisht: “Po të isha unë, këtë paragraf e këtë e këtë do ta kisha hequr; hamendësimet e pavërtetuara, ta zbehin shkrimin. Ai nuk donte t’i hiqje asnjë fjalë. Pastaj, thjesht e kam lexuar nëpër vite. Kastriot Myftaraj ishte genuin në llojin e tij; derivatet e hamendësimet e analizave që tirrte shpesh kishin brenda tyre shumë të paqëna, që, mendja e tij i përshtaste dhe i shërbente në ullukun që ai donte.
Veç të vërtetën që mësoi për shëndetin e tij nuk e pranoi dot si të vërtetë. Dhe humbi bëtejën me vullnetin më të vështirë, kurajën për ta përballur me sëmundjen. Edhe pse guximi i fundit i kaloi tërë shkallët e së pamundurës.
I qoftë dheu i lehtë!
Nuk e di pse, me tepër me mbeti në mendje nëna e tij, në dhomën matane, tre metra larg vdekjes së të birit.

Edmond Hasani

Iku tragjikisht Kastriot Myftaraj, publicist unik, fantazist, manipulues, trim, tragji-komik në shpifografi! E kisha zili bagazhin kulturor dhe fantazinë e çmendur!
Keqardhje gjithsesi!

Jozef Radi

Kastriot Myftaraj e kam mik të hershëm dhe humbja e tij më dhëmbi shumë, çka do të jetë edhe një shkrim më vete. Po në ka figurë më përfaqësuese të realitetit të këtyre 32 viteve të pasqyryuar nga dikush ai do të ishte Kastriot Myftaraj!
Për mua do mbetet një luftëtar i kontestuar… Po ç’kuptim do të kishte fjala luftëtar i pakontestuar?!?!
Pushofsh në paqen e përjetshme Kastriot Myftaraj

Ewan Mcgregor

Vdekja e Kaç Myftarajt, nuk mund të jetë kurrë vetëvrasje. Një individ që nuk kishte frikë ta thoshte të vërtetën pa kushte… E sot për më tepër që është edhe protesta e madhe u kuptua dora e agjenturave të huaja që e bëjnë lëmsh këtë vend.
Do na mungosh Kaç!!

Mbledhur nga muret respektive të FB tw autoreve tw cituar…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.