back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Veliaj do shpronësojë Sarajet, harrohet projekti për muze, vetëm kulla!!

Gazeta

Sarajet 1837 - dhe projektuesi i shkatërrimit te tyre
Sarajet 1837 – dhe projektuesi i shkatërrimit te tyre

Veliaj do shpronësojë Sarajet, harrohet projekti për muze, vetëm kulla!!

Kryebashkiaku Erion Veliaj do shpronësojë nga pronarët ndërtesën e njohur si “Sarajet 1837”, dhe një ndërtesë në pronësi të familjes Libohova ngjitur me të, të cilat ndodhen në rrugën Abdi Toptani, në pjesën para Qendrës Toptani, përballë Hotel Plaza.
Gjatë një interviste në emisionin Opinion, kryebashkiaku Veliaj deklaroi: “Po vëmë para menjanë për të shpronësuar, shtëpinë e madhe të Libohitëve, shtëpinë e madhe të Sarajeve, dy ndërtime që kanë status Monument Kulture.’
Të njëjtën deklaratë Veliaj e ka bërë dhe në maj, pas shembjes së Teatrit Kombëtar, por shtoi se shtëpitë e Libohovitëve dhe Sarajet do të shpronësohen për t’u kthyer në muze.
Ndërsa në intervistën e së mërkurës, Veliaj nuk e përmendi më kthimin e tyre në muze…
Pohimi i thënë në mënyrë të shkujdesur i Veliajt, pa përmendur se çdo të bëjë me dy ndërtesat e shpronësuara, me shumë gjasa zbulon një projekt korruptiv grabitjeje, të cilin kryeministri Rama ka kohë që e ka planifikuar.
Djegia e Sarajeve 1837 - 17 gusht 2021
Djegia e Sarajeve 1837 – 17 gusht 2021
Rama, në bashkëpunim me një nga oligarkët më të mëdhenj të vendit, ka planifikuar që në truallin e ndërtesës “Sarajet 1837”, të ngrejë një kullë rreth 45 kate të lartë, një koncept, idenë e së cilës e ka parë Exit News.
Për shumë vite zhvilluesi i zgjedhur nga Rama, është përpjekur ta blejë ndërtesën dhe truallin nga trashëgimtarët e familjes Kazazi dhe degëzimët pasardhës të saj, familjes Kosova, por ka hasur pengesën e një prej trashëgimtarëve, i cili nuk ka pranuar ta shesë pavarësisht çmimit të blerjes.
Duke qënë se kjo pengesë ka qenë e pakalueshme, Rama dhe Veliaj duket se tani kanë hartuar një plan dinak për të realizuar ndërtimin: me gjasa ata do t’ia marrin me dhunën e shtetit si shpronësim ndërtesën pronarit që nuk pranon ta shesë, me pretekstin se duhet për muze që është një interes publik, dhe në një hap të dytë do ta tjetërsojnë pronën e bërë publike në favor të ndërtuesit privat.
Me gjasa, skema që do të përdoret është ajo që Rama dhe Veliaj po përdorin kudo: do ia japin tokën publike oligarkut, me marrëveshje që katet e para të jenë muze në pronësi të bashkisë, ndërkohë që zhvilluesi do të gëzojë të gjithë pjesën tjetër.
Është e gjitha një konspiracion i pastër për të grabitur një pronë private me forcën e shtetit dhe pastaj për të grabitur vetë shtetin në shërbim të një privati.
Ndërtesa 45 kate e lartë është pjesë e projektit Rama -Veliaj për ndërtimin e të gjithë zonës nga rruga para Ministrisë së Brendëshme deri tek rruga para godinës së vjetër të PD-së, pra përballë qendrës Toptani, duke krijuar kështu, së bashku me ndërtesat ekzistuese Torre Drini, Gjergji Center dhe Eurocol, një bllok të dendur ndërtesash të larta.
.
Marrë nga Exit.al, 25 shtator 2020

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.