back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 10 Shkurt, 2025

Vatra Manhattan kundër takimit të turpit VATRA – Partia Socialiste

Gazeta

Vatranët jashtë portës së Vatrës - 14 tetor 2023
Vatranët jashtë portës së Vatrës – 14 tetor 2023
Vatra Manhattan kundër takimit të turpit VATRA Partia Socialiste

Vatra Manhattan ka denoncuar takimin e drejtorit të degëve të Vatrës me drejtuesin politik të Partisë Socialiste, Taulant Balla, që sipas saj janë dëshmi e qartë e kapjes së organizatës dhe shndërrimit të saj në një degë të politikës së majtë shqiptare.
“Kjo lëvizje përbën një akt tradhtie ndaj trashëgimisë dhe qëllimit të themelimit të Vatrës. Partia Socialiste, pasardhëse e Partisë së Punës, është përgjegjëse për një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë. Kjo parti, trashëgimtare e regjimit komunist që vrau, burgosi dhe internoi popullin shqiptar, nuk ka kërkuar asnjëherë falje për krimet monstruoze që kreu ndaj kombit. Përkundrazi, ajo vazhdon të përdorë taktika të njëjta represive dhe propagandistike për të manipuluar institucionet dhe organizatat, duke përfshirë edhe Vatrën’, thuhet në njoftimin për shtyp, të shpërndarë në Facebook.

Stema e Vatrës
Stema e Vatrës

Postimi i plotë i njoftimit për Shtyp:
VATRA nga trashëgimia Kombëtare në seli të Partisë Socialiste në diasporë
VATRA, dikur shtëpi e shqiptarëve të diasporës dhe simbol i vlerave kombëtare, sot po përjeton një transformim të dhimbshëm dhe të papranueshëm. Me urdhër të drejtuesve të vetëshpallur, organizata është kthyer në një vegël të Partisë Socialiste, duke përqafuar praktika dhe ideologji që përngjajnë me komunizmin e së shkuarës.
Rastet e fundit, përfshirë takimin e drejtorit të degëve të VATRËS me drejtuesin politik të Partisë Socialiste, Taulant Balla, janë dëshmi e qartë e kapjes së organizatës dhe shndërrimit të saj në një degë të politikës së majtë shqiptare. Kjo lëvizje përbën një akt tradhtie ndaj trashëgimisë dhe qëllimit të themelimit të VATRËS.
Partia Socialiste, pasardhëse e Partisë së Punës, është përgjegjëse për një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë. Kjo parti, trashëgimtare e regjimit komunist që vrau, burgosi dhe internoi popullin shqiptar, nuk ka kërkuar asnjëherë falje për krimet monstruoze që kreu ndaj kombit. Përkundrazi, ajo vazhdon të përdorë taktika të njëjta represive dhe propagandistike për të manipuluar institucionet dhe organizatat, duke përfshirë edhe VATRËN.
Sot, VATRA nuk përfaqëson më interesat e diasporës shqiptare, por shërben si një çerdhe e patronazhistëve dhe një mjet për të manipuluar votat e shqiptarëve jashtë atdheut. Praktika të tilla janë reminishenca të regjimit komunist, ku censura, manipulimi dhe shantazhi ndaj individëve ishin normë.

VATRA Manhattan Branch dënon ashpër këto veprime dhe bën thirrje të hapur për:
1.Transparencë të plotë në veprimtarinë e VATRËS.
2.Rikthim te vlerat dhe qëllimet kombëtare për të cilat VATRA u krijua.
3.Largimin e elementëve politikë dhe të vetëshpallur që kanë shkatërruar integritetin e organizatës.
Ne ftojmë gjithë shqiptarët e diasporës që të ngrihen kundër k
ëtij uzurpimi dhe të mbrojnë VATRËN nga kapja politike dhe ideologjitë e shkuara. E ardhmja e VATRËS nuk mund të jetë një pasqyrë e komunizmit, por një simbol i bashkimit kombëtar dhe demokracisë së vërtetë.
VATRA Manhattan Branch
Kryetar: Agustin Mirakaj

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.