
Vasalitet ortodoks ndaj Perandorisë osmane
nga Fahri Xharra
“Mbytjani shqiptarit të kaluarën e tij,
me këtë ia keni rrezikuar ardhmërinë!”
“Në historinë e Europës ishte e vështirë të gjendej një tjetër rast ku një rrëfim epik të jetë përdorur kaq shëmtueshëm nga politika shtetërore. I shndërruar në mit të rrejshëm, prej akademisë, poezisë dhe psikozës kombëtariste, me veprimin e tij të mbrapshtë ende sot…” – shkruan Kadare, për mitin serb të Betejës së Kosovës (1389)
Serbët ia krijuan pashaportën vetvetes, se kanë qenë dhe janë të këtuhit. Ishte sundimi i Bizantit asokohe; serbët as që diheshin si komb. Por nejse, na hongri furra neve shqiptarëve duke iu falenderuar marrëveshjes që në fillim të rritjes së Osmanisë me Bizantin. Ishte fryma e ndarjes së Kishave, asaj Lindores nga Perëndimorja.
Historia e pamëshirshme ndaj nesh duke iu falënderuar robërisë 500 vjeçare dhe ndërrimit të shqiptarit si vetdije, na solli aty ku e mbyllëm gojën… Neve na mashtruan, na ndërtuan një Tyrbe të Sulltan Muratit, të cilin e vrau i biri Bajaziti (Sulltani, eshtrat i ka në Alenë e sulltanëve në Turqi, kurse këtu janë të mbrendshmet dhe fekalet e tij. Nuk e keni ditur?!)
Pak histori “Për Betejën e Kosovës” së 28 qershorit 1389, është folur e shkruar shumë, në të cilën Koalicioni i Krishterë Ballkanik, ka shumë të dhëna për këtë betejë.
“Burimi i parë historik, deri tani i panjohur vjen, nga poema “Iskender-name” i poetit Ahmedije të Anadollisë, të shkruar më 13 mars 1390, pra pothuajse një vit pas “betejës” së Fushë Kosovës, por dhe nga shkrimtari persian, Ardardshir Astrabadija, në veprën “Bazm u Razm” ku flitet për komplotin e Bajazitit, njërit nga djemtë e Sulltan Muratit, kundër të jatit dhe të vëllait të tij Jakupit. Vepra u përfundua më 1398, në persisht “(nga Pirro Prifti)
Serbëve për dijeni por edhe shqiptarëve kriptoturq: “Humanisti raguzan Tuberoni, nënshtetasit e Car Llazarit i quan dardanë, ilirë dhe maqedonas, ndërkaq vetë Llazarin mbret të dardanëve, të cilët gjatë betejës mbroheshin me aq guxim, saqë turqit mezi bënin ballë. S’ka dyshim se është fjala për popullsinë arbërore të Kosovës, që autori e përmend me emrin e saj të vjetër.
Sipas Filip de Mezier, jo rastësisht këtë ”betejë” e vendosën në pjesët e Arbërit, me çka la vend që të kuptohet drejt karakteri etnik arbëror i Kosovës, pasi kuptimi gjeografik, parimisht nuk e mohon kuptimin etnik.”
Po ku kishte serbë në atë kohë?
Aq e vërtetë është se trimi Marash Nikollë Kopili (disa i venë mbiemrin Komneni) ishte arbër i Kosovës, sa që edhe sot në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Milloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Llazari… vendin e tij e ka pasur kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.
“Sipas një burimi tjetër, Milosh Kopiliqi kishte marrë pjesë në Betejën e Kosovës si prijës i djalërisë së Drenicës me 2000 luftëtarë, numër i konsiderueshëm ky, sa i përket përkatësisë fisnore të trimit në Drenicë që të gjithë pohonin se ishte nga fisi Gash, (nga Pirro Prifti)
Edhe kjo: “Debatet historike të akademisë serbe për t’ia ulur vlerën Millosh Kopiliqit dhe për të ngritur në shenjtor Car Llazarin janë mesa duket vazhdimi i përpjekjeve politike serbomëdha për të shuar historinë e arbërve të Kosovës, duke i quajtur ata sllavë apo serbë. Këtë gjë e përmend dhe një historian serb J. Tomiq. Pasi që ishte sulmuar nga kritika, J. Tomiq kishte dhënë përgjigje: “Mbytjani dikujt të kaluarën e tij, me këtë ia keni rrezikuar ardhmërinë!” (Enver Rexha – “Miti për Kosovën”)
Pra, “Mbytjani shqiptarit të kaluarën e tij, me këtë ia keni rrezikuar ardhmërinë!”
Por jo, jemi aq të aftë që ta mbrojmë të kaluarën qoftë ajo pagane apo e krishterë!
Serbëve të sotëm edhe një porosi “falë rrethanave historike, falë shqiptarëve ju e keni fituar pavarësinë nga turku, falë shqiptarëve ju e keni fenë ortodokse që ju e quani pravosllave, falë shqiptarëve ju keni mësuar shkrim-lexim. Ju kujtohen?
Që të jemi më kokëfortë ndaj historisë, pra Betejës së pa qenë të Kosovës duhet t’i jipet edhe ngjyrë shqiptare.
S’ka dyshim se është fjala për popullsinë arbërore të Kosovës, që ishte asokohe, e përkatësisë fetare katolike dhe asaj ortodokse.