
Vargu i qepëve 110 metra përgjat Urës së Mesit
dhe Kujtim Plangaj
Fermeri Kujtim Plangaj, nga Postriba ka realizuar një nismë interesante dhe simbolike duke krijuar një varg me qepë tradicionale të Drishtit me gjatësi prej 110 metrash, sa vetë gjatësia e Urës së Mesit me një peshe rreth 12 kuintal ose 1200 kg.

Kjo sfidë synon të promovojë Qepën e Drishtit, një nga produktet më të njohura bujqësore të zonës, si dhe të tërheqë vëmendjen mbi traditën dhe punën e fermerëve vendas.
Vargu i qepëve u shtri përgjat Urës së Mesit për 110 metra, duke krijuar një pamje të veçantë që ndërthur trashëgiminë kulturore me prodhimin bujqësor të rajonit, e shoqëruar nga një masë e madhe të rinjsh dhe dashamirësish të Bacës Kujtim…
Një iniciativë që dëshmon përkushtimin dhe krenarinë e fermerëve të Postribës për produktet tradicionale të Shkodrës.
Këtë ia dedikoj Postribës time të dashur, ja dedikoj Drishtit të famshëm, Urës së Mesit, dhe dritës së Zotit Falenderoj Zotin që ma mundësoi me e realizue këtë dëshirë time. Ia arrita, me forcat e mia me e realizue, pa ndihmën e askujt, përveç ndihmës së sotme që asht vullnetare. Dua të them se është gja e veçantë, asht nji fermë e vërtetë e shumë herë e vizituar nga të huajt e nga vendas e të huaj.
Me këtë rast besoj se gjithnjë e më tepër do t’i shtohen turistëve të zonës tonë, Urës së Mesit, Kanionit të Kirit, Drishtit e Kalasë së Drishtit.
Falë Zotit dhe qëllimi ishte i mirë, për vendin tim, për Postribën, dhe i falenderoj për radhë të parë otin që ma mundësoi me e realizuar këtë dëshirën time, ëndrrën time, që asht një amanet, dhe shkoj shumë mirë plani dhe realizimi i tij. Nji gja e bukur për zonin tonë, për zonën e Postribës, Kujtim Plangaj realizon sfidën e veçantë me vargun e qepëve të Drishtit.

Alban Çakalli
Kujtim Plangaj ia kaloi Kanye West. Ajo që beri Kujtimi do të mbetet në mendjen e shqiptarëve dhe Qepa e Drishtit u promovua me zero lek. Çfarë do të bënte Kujtimi nëse do të kishte një frigorifer për të ruajtur qepët e tij?
Marrë nga Muri i FB Kujtim Plangaj, 8 korrik 2026