back to top
7.5 C
Tirana
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Vala e përjashtimit të vatranëve të devotshëm nga “lidershipi” mafioz në Vatrën shekullore – Deklaratë e zotit Ramiz Mujaj

Gazeta

Ramiz Mujaj
Ramiz Mujaj

Vala e përjashtimit të vatranëve të devotshëm

nga “lidershipi” mafioz në Vatrën shekullore.

Deklaratë e zotit Ramiz Mujaj

Kam shkruar disa herë me parë dhe përsëri po shkruaj për këtë “lidership” të tanishëm.
Unë mendoj se këta që nga fillimi kanë nisur të punojnë në të kundërtën me rregullat e Vatrës dhe Kanunores e Vatrës të vitit 1926. Ky grup i vetëquajtur Lidership qysh në start filluan eliminimin e vatranëve që kanë punuar për të mirën e kombit me plot mund e djersë. Formuan shumicën e kryesisë me njerëz që nuk i njohin rregullat e Vatrës fare, duke filluar nga kryetari i emëruar, nënkryetari i emëruar, arkëtari i emëruar dhe drejtori politik, pozitë që nuk e kishte Vatra më parë kurrë, me Pashko Camajn e disa tjerë.
Ky grup solli prurje të komunistave në Vatër në kundërshtim me çdo rregull të Vatrës, e cila u shantazhua për 50 vite nga diktatura e komunizmit enverian. Ky kryetar kur u emërua në Michigan, bëri 100 premtime në mandatin e parë. Ndër to ishin blerja e godinës së Vatrës si dhe rritjen e fondit të studentëve, të cilat nuk i realizoi kurrë. Por filloi të punojë për shkatrrimin e Vatrës dhe vetëm për popullaritetin e tij personal dhe biznisin e tij. Bashkë me mentorin e vet, Besim Malotën filluan qysh në start vizitat tek komunistat e ish regjimit komunist si Gramoz Ruci… Elmi Berisha po mundohet ta shkatërrojë Kanunoren e Vatrës dhe ta bëjnë për qejfet e tyre, sipas interesit.
Vatranët e devotshëm filluan ta kuptojnë dhe filluan të reagojnë me të drejtë kundër punëve që nuk po ecnin në Vatër.

Ramiz Mujaj midis Vatraneve
Ramiz Mujaj midis Vatraneve

E dekoruan komunista që e thonë edhe vetë se kishte bërë dënime në sistemin e diktaturës. Për mendim ndryshe filluan përjashtimet që nga Valentin Lumaj, një vatran i përkushtuar dhe aktivist i vërtetë i komunitetit të Detroitit. Pastaj përjashtuan Znj. Marjana Bulku, Znj. Nazo Veliu sekretaren e Vatrës, dr. Elton Marën dhe Degën e Manhatanit me në krye Agustin Mirakaj, që është pasardhës i familjes së Kol Bib Mirakaj, i njohur nga të gjithë shqiptarët anë e kënd botës që kanë mësuar e lexuar për ministrin Mirakaj në kohën e Luftës së Dytë Botërore, që njihet në histori, kur funksionoi për pak vite Shqipria Etnike dhe shpëtoi 2000 Hebrenj. Agustin Mirakaj i lindur dhe i rritur në internim enverist, sulmohet me zonjën e tij në shtëpinë e Vatrës!! E turpshme për gjithë vatranët e kjo duhet dënuar, vatranët nuk sulmohen, Kanunorja e dënon rëndë këtë akt mafjoz!
Elmi Berisha në mandatin e dytë jo që nuk realizoi asnjë premtim. Nuk i mlodhi vatranët për vite me gjithë premtimet që do të ulen dhe të bisedojknë, që u premtoi disave me nga disaherë sikurse dhe mua që më premtoi dy herë dhe më mashtroj. Për 4 vite e izoluan Vatrën! Të gjitha vendimet në Vater tani i marrin një grup i vogël i tyre. Pjesa dërrmuese e vatranëve nuk ftohen në mbledhje për gati 4 vite, tani është bërë rutinë linçimi dhe përjashtimi vetëm se në Vatër ka mendim kritik ndaj tyre. Elmi Berisha vazhdon linçimin e Vatranëve. Tani së fundmi përjashtuan sipas tyre pa rregulloren e Vatrës, Kanunoren e që nuk do t’u pijë ujë vendimi, Sekretaren e vatrës, znj. Nazo Veliu vetëm për mendim kritik. Nazo Veliu, një vatrane e nderuar, bijë Çamërie, e cila gjyshin e vet e kishte në Vatër qysh në themelet e saj.

Këta rreshta i shkrova që sado pak të ju tregoj qëndrimin tim ndaj kësaj kryesie aktuale dhe bëmat e tyre. Sot solidarizohem me vatranët 100% dhe dënoj aktet e marra ka Elmi Berisha. Vatra është e vatranëve jo e ju apo dy-tre individëve. Jam me ju me trup, por edhe me mendje e me shpirt në mbledhjen që po mbahet sot më 9 dhjetor 2023, kunder lidershipit të emruem. Duke shpresuar që kjo mbledhje të jetë dita e fillimit të mbarë për Vatrën historike shekullore, nga vendlindja ime e Dardania jonë.
Vatrani, Ramiz Mujaj

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.