
Urim për nji malsore fisnike në të 86 vjet të jetës
Mri Dedja e Merrnaçajve
Fort e dashtuna Mrì,
e gjej rastin sot me t’urue shëndet po edhe shumë vite e rrethueme nga ngrohtësia dhe dashnia e fmijve të tu, e nipave dhe mbesave të shumtë, si edhe gjithë të dashtunve e dashamirëve të tu!
12 marsi asht nji ditë e randsishme jo vetëm për ty e dashtun Mrì, po për gjithë ata që janë rreth teje, sepse në ty ata shohin përditë modelin shembullor të nji grueje të paepun, të nji zoje hekurt, të nji nane të dhimbshme dhe nji gjysheje që shpërnan dashni për të gjithë ata që janë pjesë e gjakut, shpirtit dhe fisit tand të madh.
Kjo mirësi e jotja shpërnda në kohna e ndër njerëz, asht buqeta ma e bukur e drandofillave që do të vijnë prej shumë njerëzish, sot në të 86 vit të vuejtjeve, betejave dhe sakrificave tua të pafundme. S’ka gjà ma të bukur me i pa të gjithë sot rreth teje, tue të dhurue buzqeshje e urime, sit dashni e rikthyeme drejt nji nane që sot sheh rreth vedit jo vetëm fëmijtë, nipat e stërnipat, po edhe nji pafundësi njerzish të cilët mirësia dhe bujaria jote si malsore e maleve të Kelmendit s’bashku me burrin tand të shtrenjtë, Marash Merrnaçaj, iu keni dhanë respektin, nderimin dhe përkushtimin ma të madh.
Ti, e dashtun Nana Mrì, je heroina e gjithë atyne që janë rreth teje, je dashni e pakufi, asht mrekullia jote si nanë dhe si zojë e randë.
Edhe shumë vjete e dashtuna Mrì, me atë shpirtin e mirësisë, të sakrificës dhe bujarisë që e ke në gjak e të trashëgueme prej të parëve të tu…
Të përqafoj fort e dashtuna Nana Mrì shumë urime për ty!!
Me respekt të thellë, miku i familjes Merrnaçaj
Jozef Radi