back to top
15.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Maj, 2026

“Triumph” i Donald Trump në Tiranë – përmes piktorit të supertalentuar shqiptar… mikut tim të mirë, Avni Delvina – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Triumpf - Ekspozite nga Avni Delvina
Triumpf – Ekspozite nga Avni Delvina
“Triumph” i Donald Trump në Tiranë –
përmes piktorit të supertalentuar shqiptar… mikut tim të mirë, Avni Delvina
nga Adriatik Riza Dosti

Bash në ditën e ceremonisë së betimit në White House në Washington, të Presidentit të 47 të Amerikës, D.Trump në 20 janar 2025, piktori i talentuar shqiptar, Avni Delvina dhe organizatorët e bashkëpunëtorët e ekspozitës së tij krejtësisht të veçantë e unikale Dritan Kaba, Niko Dhales e Adrian Devolli, i kanë befasuar e surprizuar të gjithë… teksa në Piramidën e Tiranës kur dikur mbretëronte ende Diktatori i vdekur komunist shqiptar, Hoxha… kanë sjellë pothuajse të gjallë Uraganin “kapitalist” amerikan Donald Trump.
Janë 47 punime mes pikturës e grafikës e mbi të gjitha përmes profesionalizmit perfekt por edhe talentit e mendjes së hollë, të mençur e finesës së tij artistike… që e befasojne krejt shikuesin e vizitorin shqiptar por që tërheqin gjithashtu dukshëm vëmendjen edhe të opinionit, publikut, mediave e kritikës kombëtare e ndërkombëtare.
Pasi deri më sot kjo mbetet ekspozita e parë e këtij lloji në botë.
Tematika dhe mesazhi që kërkon të përcjellë përmes çdo punimi të tij piktori Delvina mendoj se janë Qershia mbi Tortë e kësaj ekspozite, e cila do të qëndrojë e hapur në kryeqytetin shqiptar deri të djelën e 26 janarit dhe që deri tani në vetëm 2-3 ditët e para të egzistencës së saj ka tërhequr një numër rekord vizitorësh.
Përtej mediave shqiptare të cilat talenti dhe mendja e mençur e piktorit Delvina duket se i nxorri nga guacka… është shtypi e media ndërkombëtar që e ka vlerësuar së tepërmi çeljen e ekspozitës Triumf i Donald Trump në Tiranë prej një piktori e artisti shqiptar i cili prej vitesh jeton e krijon në Itali, anipse me zemër jeton e frymon në Atdheun e tij të dashur… Shqipëri.

Triumph - Ekspozitë nga Avni Delvina
Triumph – Ekspozitë nga Avni Delvina

Kujtoj me këtë rast se Avni Delvina rrjedh nga një familje tipike atdhetare, patriote, nacionaliste e antikomuniste shqiptare… si dhe është nip i Sulejman Delvinës, kryeministrit të shquar shqiptar të dalë prej Kongresit të Lushnjes.
I njohur jo vetëm si shqiptar i mirë e piktor i supertalentuar, Avni Delvina meriton respekt të veçantë edhe për bindjet e tija konseguente politike të djathta e për qëndrimin në vijën e parë të demokracisë… si një demokrat i vërtetë e i pa kompromis me të keqen e si një shqiptar nacionalist që kurdoherë aspiron ta shohë Atdheun e tij të Lirë e Dinjitoz.
Urime të përzemërta Avni miku… shumë respekt, konsideratë e mirënjohje Ty personalisht, por edhe familjes tënde për gjithçka keni bërë e bëni ndër vite në të mirë të kombit, Atdheut e popullit tuaj… në të mirë të Lirisë, Paqes e Demokracisë kudo në botë… ku edhe ekspozita e sapoçelur në Tiranë dedikuar ekskluzivisht “Uraganit Trump”, duket se i vë vulën gjithçkaje dhe s’ka fare nevojë as për elozhe e as për komente të tepërta.
Respekte e përqafime vëllazërore nga larg, miku yt e i familjes suaj
Adriatik Riza Dosti –
Janar 22 / 2025 – Ann Arbor – Michigan – USA

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.