back to top
2.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Trifon Xhagjika vazhdon të mbetet Poeti pa varr… – nga Petraq Kote

Gazeta

Andrea Llukani “Biri i Peshtanit - Trifon Xhagjika”
Andrea Llukani “Biri i Peshtanit – Trifon Xhagjika”
Trifon Xhagjika vazhdon të mbetet Poeti pa varr…
nga Petraq Kote
Truporja e parë për artin letrar të pushkatuar nga regjimi komunist,
në Tepelenë, duhet të ishte ajo e Poetit Disident Trifon Xhagjika, 
Ndihmomëni të qesh – Poezi nga Trifon Xhagjika
Nuk mundem,
…nuk mundem,
nuk mundem.

E pashë Atdheun lakuriq,
(vetëm pa miq e shokë)
mundohej të këpuste një degë dafine
nga lavdia e shekujve.

Atdheun e dija të rritur!
Por sa i vogël qenka!
As një degë nuk e këpuste dot.

E mora për dore
ta rrit në zemrën time…
Vëllezër,
Po e kërkuat Atdheun,
e kam unë.

Ndihmomëni të qesh!
Ndihmomëni të gëzoj!
Atdheu është lakuriq…
1963

Trifon Xhagjika me motrat
Trifon Xhagjika me motrat
Trifon Xhagjika lindi në Peshtan të Tepelenës, në vitin 1932. Trifon Xhagjika vazhdon të mbetet poeti pa varr…
Kush ishte Trifon Xhagjika?
Poeti ende pa varr, edhe pse kanë kaluar 62 vjet nga ekzekutimi i tij.
Një pasdite të ftohtë dhjetori, në kapërcyellin në prag të Krishtlindjeve te vitit 1963, në Tiranë u hap lajmi se kishin pushkatuar poetin, Trifon Xhagjika…
Ajo që kishte ndodhur ishte mbështjellë me mister dhe çdo interesim për më tej mund të kushtonte rëndë. Gjithsesi, poeti nuk do të rikthehej më te lagjja e vjetër, te kolegët e gazetës “Luftëtari” dhe as te blloqet, ku kishte lënë me mijëra vargje në dorëshkrime. Vonë, shumë vonë, të tjerët do ta merrnin vesh atë që kishte ndodhur…
Rreth viteve dymijë, Santa hyri në zyrën time në bashkinë Fier, u takuam. E ula në karrike. Grua e bukur e fortë, punonjëse e ish Arkivit të Shtetit Shqiptar. Me shumë dije e kulturë. E pushuar nga arkivi menjiherë pas pushkatimit të vëllait. U përshëndetëm dhe pa e zgjatur më kërkoi të redaktoja disa materiale të pabotuara të të vëllait, poetit të pushkatuar. Ndenja nji çast u mendova dhe thashë të mos e firmoja unë. Asokohe, nuk isha shumë i njohur. “Më mirë t’i redaktojë një penë e njohur e socit, një penë e ish diktaturës letrare… i dhashë nji emër… edhe ajo ndenji nji ças dhe pohoi, ke të drejtë. Pastaj folëm se si kishte shkuar në Tiranë kishte pritur diku I. K. dhe i kishte bërtitur: Pse ma vrave Trifonin? Ti ma vrave, vëllain… Sigurisht diçka dinte…
Asokohe tehu i shpatës së censurës të letërsisë socrealiste ishte: I. K., P. Misha dhe Z. Ç.
Kur u kthye në Fier, Santa erdhi përsëri në zyrë e më tha se materialet ia dhashë poetit Xh. S., me anë të Mero Bazes, asokohe shumë aktiv në publicistikë, Mero.
Pas disa muajsh erdhi përsëri në Zyrë më dhuroi vëllimin poetik të të vëllait poet… të pavarr, të dalë nga botimi, një bukuri e rrallë e poetizmit rebel, ku veçova poezinë “Ndërgjegja me katrore të zezë”. Santa në punë në bashki kishte vajzën Djanën, një njeri tejet e shkëlqyer…
Motra e poetit të pushkatuarar, të ndaluar, Santa Pulija Xhagjika, e cila prej shumë vjetësh nuk jeton më, më rrëfeu gjithashtu gjithë krenari e personalitet për qëndrimin dinjitoz të të vëllait Trifon Xhagjikës në sallën e gjyqit, ku shpërtheu i rebeluar
“Po të më jepni një top, do të qëlloj mbi regjimin tuaj!”
Kjo ishte dëshira e fundit e poetit të vërtetë të disidencës së vërtetë, Trifon Xhagjika.
Edhe pse kanë kaluar 62 vjet nga ekzekutimi i tij makabër, ende nuk dihet se ku prehen eshtrat e tij, dorëshkrimet me poezi, blloqet me shënime që ia sekuestroi Sigurimi i Shtetit…
@kotepetraq
Trifon Xhagjika - Memoriali në Peshtan të Tepelenës
Trifon Xhagjika – Memoriali në Peshtan të Tepelenës
Eduard Demo
Trifon Xhagjika – Oficeri Artilier i Forcave të Armatosura të Shqipërisë që e donte Atdheun më shumë se jetën e Tij. Poet i Madh që Shqipëria e pushkatoi në rininë e tij, e verbuar nga shkëlqimi i talentit të Tij, largpamësia e Tij, dashuria galaktike e Tij për të, si dashnor i pandarë i lirisë së saj, kur cmirëzinjtë skutave të errëta i bënin gropën Atdheut, kur trushplarët dhe bythëlëpirësit ishin më të vlefshëm se Poeti Madh, që ia ndërprenë krijimtarinë qysh në fillimet e saj.
Përparimi ynë – siç e thotë edhe i Madhi Trifon Xhagjika, Oficeri i Artilerisë – do të arrihet vetëm atëherë kur Ne, Shqiptarët ta shikojmë të vërtetën drejt e në sy. Kur mohimi i Trashëgimisë të mbyllet jo nga të huajt, qofshin edhe miq të hershëm tanët, por nga vetë Ne, Shqiptarët…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.