back to top
34.1 C
Tirana
E diel, 12 Korrik, 2026

Trashëgimia etnokulturore mbahet te vetë njerëzit – nga Mimoza Ahmeti

Gazeta

Mimoza Ahmeti
Mimoza Ahmeti
Trashëgimia etnokulturore mbahet te vetë njerëzit
nga Mimoza Ahmeti (Studiuese, Akademia “Rrënjët Tona”)

Përmbledhje
Tradita mendohet si një sunduk i vjetër, një qilim nga koha e gjyshes që e ruajmë në shtëpi, si arkiva apo muzeume historike të qytetit. Në rastin më të mirë tradita mendohet si kujtesë kolektive. Por tradita për konceptin bashkëkohor nuk janë të gjitha këto, edhe pse mbeten pjesë të traditës. Gjuhë, lokalitete, mendësi dhe modele, veprojnë mbi shtretërit breznorë që përcjellin qytetërim në mënyra të përpunuara traditore, të prodhimit dhe brendësimit psikologjik e shpirtëror të kushteve të dallueshme, që funksionojnë si kulturë, në të cilën mund të futen dhe ata që ndërkallen nëpër atë kulturë, të ardhur, të lindur apo edhe pasionantë kulturash.
Fjalë kyçe: tradita, lokalitet, kulture, qilim.

Abstract
The tradition is thought of as an old chest, a rug from grandma’s time that ëe keep at home, as archives or historical museums of the city. At best tradition is thought of as a collective memory. But the traditions for the contemporary concept are not all these, although they remain part of the tradition. Languages, localities, mentalities and models, act on the generational beds that convey civilization in traditional elaborate ëays, of production and psychological and spiritual internalization of distinct conditions, ëhich function as a culture, into ëhich can enter and those ëho ëalk through it culture, neëcomers, natives or even culture enthusiasts.
Key ëords: traditions, locality, culture, carpet.

Hyrje
Tradita mendohet si një sunduk i vjetër, një qilim nga koha e gjyshes që e ruajmë në shtëpi, si arkiva apo muzeume historike të qytetit. Në rastin më të mirë, tradita mendohet si kujtesë kolektive. Por, tradita për konceptin bashkëkohor nuk janë të gjitha këto, edhe pse mbeten pjesë të traditës. Tradita jeton te njerëzit.
Ata mendojnë dhe veprojnë sipas mënyrash të përthithura, në të cilat sigurisht një traditim ka lënë gjurmë.
Por mund të mos jetë vetëm kaq. Gjuhë, lokalitete, mendësi dhe modele, veprojnë mbi shtretërit breznorë që përcjellin qytetërim në mënyra të përpunuara traditore, të prodhimit dhe brendësimit psikologjik e shpirtëror të kushteve të dallueshme që funksionojnë si kulturë, në të cilën mund të futen dhe ata që ndërkallen nëpër atë kulturë, të ardhur, të lindur apo edhe pasionant kulturash.

Trashëgimia etnokulturore mbahet te vetë njerëzit
Kultura dhe tradita shqipe provoi disa shkencetarë pasionantë europianë, një ndër të cilët e njoha personalisht, Robert Elsie, albanolog i shquar dhe kritik arti. Ai ishte më i mrekulluari ndaj trashëgimisë sonë, më tepër se cilido shqiptar dhe nuk e kuptova deri ne fund ‘intrinsicun’ e lidhjes së tij shpirtërore me kulturën, gjuhën dhe vendin tonë si trashëgimi dhe gjendje. Ndoshta primitivja vitale dhe po aq autentike e shoqëruar me një hijeshi të pashoqe arti dhe kodimi në jetesë, veshje dhe komunikim, norma e kanune, një kulturë deri vonë orale, e parrudhur gjatë nga shkrimi dhe legacia strikte e tij. Po ashtu, një nga poetet më me zë amerikanë, William Burroughs, kur pati kaluar nga Veriu i Shqipërisë kishte ndjerë, ndërsa shkonte tutje, një muzikë filogenetike, sikurse e quante ai. Pra, kulturat janë të hapura për bartës apo pëlqyes edhe jashtë tyre dhe mbeten të tërheqëse jo vetëm për bartësit e tyre natyrorë, nëse kemi tashmë të tillë. Pikërisht kjo ngjarje është tregues se kulturat dhe trashëgimitë janë të hapura dhe të dëshiruara për bartës, sepse pa ta ato janë të vdekura. Sa më shumë bartës, aq më i madh është dimensioni social i një kulture. Përfundimi është se trashëgimia botërore, me gjithë dallimet lokale, nuk është më pasuri e një lloji, kombi apo race, sikurse dhe nuk ka qenë, por është një evidencë përdorimi për gjithë njerëzimin, pavarësisht se funksionon në mënyrë sociale dhe te kondensuar në një lokalitet apo rajon të caktuar.
Ky moment që shkëput bartësin natyral të kulturës nga posedimi i përkatësisë absolute dhe krenarisë mbi të, pasi siç edhe e provuam, shqiptar mund të jetë edhe një anglez, kanadez apo siç mund të jetë anglez, amerikan apo gjerman edhe një shqiptar. Këtu krenaria legjitime e identitetit i le vend legjitimitet të zgjedhjes së identitetit dhe ky është çelësi i fuzionit të kulturave dhe rritjes së ‘bonsensit’ nëpërmjet shtegëtimesh, dmth përjetimit dhe shijimit të tjetrit kulturor si vete, virtualisht me simbole e lexime apo prezent në vendin e ngjarjes traditore. Forma brendësuese e globalizmit linguistik, por jo si forcë, por si parapëlqim, si nevojë për të vazhduar në gjuhë, në një gjuhë tjetër, në një kulturë tjetër, siguron dhe ka siguruar historikisht komunikimin. Përtej njeriut, pra, nuk mund të flasim për traditë. Mund të flasim për artifakte të traditave. Por, dhe ato nuk janë të gjitha njësoj!? Sepse asgjë nuk është njësoj. Dhe çdo përgjithësim ‘intersekton’ në përgjithësime të kulturave fqinje, kryesisht.
Traditat ndryshohen, përpunohen, përshtaten. Këto ndërrime shihen edhe në stilin e jetesës, por edhe në punët e dorës, fabrikimet e trashëguara artizanale si biznese, gatimet, verërat, ndërtimet dhe lloji i të folmeve deri te veshjet. Në mënyrat gjithashtu sesi migrimet fuzojnë në kultura, përqasen format e reja të mendësive, shprehjes dhe brendimit gjuhësor. Njerëzit janë burime dhe variojnë duke krijuar botë më shumë shenja, kusht ky për një pasuri të madhe nuancore kuptimore mbi të njëjtin objekt. Këto shumëllojshmëri relativizojnë ‘definicionet’ dhe krijojnë procesim, dmth vijim, por dhe përplasje, pra, konflikt. Mos harrojmë atë që thotë Gustav Mahler, se tradita është përcjellja e zjarrit dhe jo kujtesa e hirit. Toleranca e të kuptuarit të aksesit kulturor që të krijon ‘komfort’ dhe marrëdhënie për vetëpërtëritje në shoqëritë e hapura nuk është një ‘ekskluzivitet’ vetëm për ty apo grupin përkatësor, por kjo nuk mohon përkushtimin dhe pjesëmarrjen tënde në një apo disa kultura njëherësh, prej gjuhësh, funksionesh, prezencë, etj., si edhe nevojën që vetë ato, kulturat, të ruajnë një nivel homogjeniteti pa e riskuar komunikimin.
Flitet sot për një rinovim kulturor, për një rikrijim të kulturës dhe njeriut nëpërmjet traditës, për një rifreskim nëpërmjet instrumentalizimit të trashëgimisë kulturore dhe kombit. Dhe kjo po ndodh. Ndoshta jo thjesht si nevojë politike, por edhe matjeje e ridimensionim të vlerës tradicionale në fushën globale. E vërteta është se për të mbajtur kulturat gjallë ka dalë në qendër nevoja për njeriun. Lëvizja e këtij koncepti nga kultura
si term abstrakt te mbartësi si term konkret, pra te njeriu, krijon një seri ‘implikimesh’ që janë objekt i shkencave, por edhe subjekt i politikës, të cilat e bëjnë shumë komplekse dhe po aq ‘ambigue’ çështjen e traditës, duke amuluar në mënyrën më të mirë herë herë konturet radikale mes kulturave, gjuhëve dhe trashëgimive, për të ulur tonet e krenarisë identitare dhe hapur rrugën e bashkërendimit. Helvetius, gjeniu skandaloz i kohës së revolucionit francez, thoshte se identiteti është vetëm një piket te njeriu. Ai nuk e ‘ezauron’ atë. Ndërsa vetë njeriu, sidomos sot, mund të jetë multi identitar – dimensional – gjuhësor.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.