
Tjetërsimi i Burgut të Spaçit – si Vazhdimësi e Krimit
reagime dhe peticion
Keda Kaceli
Miq të dashur e të nderuar,
ju ftoj që ta ndalojmë masakrën mbi memorien tonë dhe vendet e kujtesës, si dëshmon në postimin e tij, miku im i kauzës Artan Lleshi, duke firmosur peticionin. Ky është linku i peticionit për nënshkrimet nga qytetarët, që të gjithë të mund ta ndajmë me miq, aktivistë, të afërm, për të bërë sa më shumë nënshkrime. Sa më shumë zëra të ngrihen, aq më e fuqishme bëhet thirrja visariane “mos zbukuroni ferrin”
https://qytetarin.com/peticion-ndal-nderhyrjeve-te-pakontrolluara-qe-demtojne-autenticitetin-e-burgut-te-spacit/
Peticion: Ndal ndërhyrjeve të pakontrolluara që dëmtojnë autenticitetin e Burgut të Spaçit
Ju lutem shënoni emrin tuaj!

Artan Lleshi – Gjomarkaj
Vllezër e motra
Të dashur bashkëvuajtës, të dashur drejtues institutesh e mediash, personalitete të artit, kulturës, ju që ditën e sotme ma kthyet në një lëvizje të vërtetë, të denjë e të drejtë në mbrojtje të origjinalitetit të mureve të dhimbjes, në mbrojtje të origjinalitetit të Mureve të Burgut të Spaçit.
Në emër të familjes time dhe origjinës, në emrin tuaj fisnikë të gjallë e të munguar, në emrin Tuaj, të gjithë ju kreshnikë të Flamurit dhe Revoltës së Spaçit, po edhe në emër të institucionit të Bashkisë Mirditë, falë mbështetjes dhe guximit që më dhatë, sot inspektova gjendjen aktuale në ish Burgun e Spaçit dhe u ktheva krenar nga ato rrënoja, krenar për ju, për kolegët dhe secilin individ që më ka mbështetë në gjurmimin, sjelljen në tryezë të shqetësimit madhor të tjetërsimit të identitetit të këtij kampi të ferrit dhe parandalimit të ksaj tragjedie.
Miq, informacionet e detajuara u përkasin ekspertëve dhe kolegjeve t’i deklarojnë.
Unë deklaroj se sot isha në Spaç në emër të secilit intelektual që e do të vërtetën, në emër të Institucionit vendor dhe në emrin tim personal, për të ushtruar me mish e me shpirt të drejtën e mbrojtjes së një Monumenti me vlera Historike Kombëtare.
Ju kërkoj ndjesë mediave dhe televizioneve, te cilave ua kam refuzuar intervistat, sepse etika kryesore dhe profesionale është mbrojtja përmes procedurave, të cilat në kësi rastesh nuk deklarohen në terren, por shpallen vetëm në përfundim të arsyetimeve kolegjiale.
Mbarë të përndjekurit e Shqipërisë ishin e do të jenë me mua sot dhe nesër dhe unë në krah të secilit pelegrin ose të ardhur në Mbrojtje të Mureve të Dhimbjes.
U jam mirënjohës secilit e secilës, dhe gjithkujt që na mbron në vullnetin për të luftuar për Spaçin!
U përcjell një përqafim të gjithëve bashkë me lajmin se falë jush, nesh dhe lëvizjes tonë, falë edhe rrugëtimit shkresor të Bashkisë, punimet për momentin janë pezulluar, por duhet qëndresë për t’i detyruar përgjegjësit ta zhbëjnë aq sa kanë dëmtuar e të mos përsërisin fajin absurd të mbulimit të historive tona.
Me respekt
Artan Lleshi Gjomarkaj, Mirditë!
Marrë nga Muri i FB, Artan Lleshi 4 qershor 2025

Si të shkatërrosh kujtesën në tre hapa: rasti i Spaçit
nga Sidorela Vatnikaj
Së pari, e lë objektin e trashëgimisë kulturore të rrënohet. Zero investime dhe vëmendje nga shteti. (Foto para ndërhyrjes)
Së dyti, shkon dhe e suvaton dhe e lyen me bojë hidromat, pas asnjë kriter dhe pa asnjë konsultim publik, duke i shndërruar krejtësisht identitetin. (Foto 1 qershor 2025)
Së treti, kur opinioni publik shqetësohet dhe fillon të reagojë, shkon me urgjencë dhe e gërryen betonin dhe bojën e hedhur mbi objekt, me justifikimin “ta bënim siç ishte”. (Foto 2 qershor 2025)
Ndërhyrja në Spaç nuk është një ndërhyrje e vogël dhe e pafajshme. Është një ndërhyrje që shkatërron tërësisht memorien kolektive dhe identitetin e Spaçit dhe si e tillë duhet ndaluar menjëherë!
Elona Caslli
I bashkohem fuqimisht thirrjes së Marianne Graf dhe gjithë atyre para saj për kthimin e menjëhershëm në identiet të Burgut të Spaçit dhe ftoj të gjitha figurat publike me influencë që të ndikojnë sa të jetë e mundur, derisa zëri i dikujt të dëgjohet e të shkojë në veshët e vendimmarrësve. Në të kundërt, nxis banorët e Mirditës, Shoqatën e të Përndjekurve, Shoqërinë Civile, Trupin Diplomatik (nëse i dëgjohet fjala), ta ndalojnë këtë masakrim të historisë me plagë ende të hapura!
Ftoj këdo ta shpërndajë për më shumë sensibilizim.

Marianne Graf
Më dhemb dhe më ofendon në emër të të gjithë atyre që kanë vuajtur shumë në Burgun e Spaçit.
E njoh Burgun e Spaçit që nga viti 1995 dhe e kam vizituar shumë herë, përfshirë edhe me ish-të burgosur. Në biseda intensive me Zef Pllumin, Simon Jubanin, Pjetër Arbnorin dhe të tjerë, më është thënë unanimisht se vendet më stresuese në Spaç janë dy që tani janë “zbukuruar” me budallallëk dhe injorancë.
Pika e kontrollit familjar – një vend në mur ku zhveshja zhvillohej me përbuzje dhe cinizëm për “kontroll”, ku ushtrohej dhunë seksuale ndaj vajzave, grave, nënave dhe madje edhe burrave, dhe dhoma e takimeve për anëtarët e familjes. Këtu, privilegji përfundimtar ishte që vizitorët dhe të burgosurit lejoheshin të preknin njëri-tjetrin me majat e gishtave përmes një grile hekuri me rrjetë të ngushtë.
Prandaj, u bëj thirrje atyre që janë përgjegjës të sigurohen që llaçi dhe betoni të hiqen me kujdes menjëherë para se çimentoja të jetë ngjeshur shumë. Është gjithashtu me rëndësi të madhe që spitali më i vogël në botë, me një dhomë dhe i mbyllur, të mbetet i pandryshuar dhe që qelitë e izolimit (1 m x 1.20 m), në të cilat të dënuarit nuk lejoheshin të shtriheshin dhe në të cilat deri në pesë persona ishin të izoluar për ditë të tëra, të rindërtohen sipas planit fillestar.
Falënderoj të gjithë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre ndaj kësaj kërkese.
Marianne Graf
It hurts and offends me on behalf of all those who suffered immense pain in Spaç
prison.
I have known Spaç Prison since 1995 and have visited it many times, including with ex-prisoners. In intensive conversations with Zef Pllumi, Simon Jubani, Pjeter Arbnorii, and others, I was unanimously told that the most stressful places in Spac are two that have now been “beautified” with stupidity and ignorance. The family checkpoint – a niche in the wall where undressing took place with contempt and cynicism for “control”, where sexual violence was perpetrated against daughters, wives, mothers, and even men, and the meeting room for family members. Here, the ultimate privilege was that visitors and inmates were allowed to touch each other with their fingertips through a tight-meshed iron grille. I therefore call on those responsible to ensure that the mortar and concrete are carefully removed immediately before the cement has seized too much. It is also of utmost importance that the world’s smallest, barred, one-room hospital remains unchanged, and that the isolation cells (1 m x 1.20 m), in which convicts were not allowed to lie down and in which up to five people were isolated for days, are rebuilt according to the original plan. I thank everyone for their understanding and support of this request.
Marrë nga Muri i FB. Elona Caslli, 5 qershor 2025