back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Thank You, Dottoressa Ana Radi, shënimet e një dite të rrallë… – nga Jozef Radi

Gazeta

Ana Radi - Laureata në Bocconi, 26 mars 2019
Ana Radi – Laureata në Bocconi, 26 mars 2019

Thank You, Dottoressa Ana Radi!

shënimet e një dite të rrallë… nga Jozef Radi

Milano, 26 mars 2019!

Mëngjesi i 26 marsit 2019, mbas shiut të rënë gjatë natës, ishte i freskët dhe dita shpalosej edhe më bukur në parkun pranë Universitetit “Luigi Bocconi” i cili ishte ftues i kësaj dite të rrallë, ku gjelbërimi disi i panatyrshëm i një marsi, që rrallëherë shfaqet i tillë këtyre anëve!
Milano është një metropol ku jeta ngutet ndryshe prej jetës së provincës dhe ti beson se ky qytet ndikon mjaft në jetën e banorëve të tij, ashtu siç besoj se ka ndikuar në jetën dhe angazhimet e mbesës sime, Anës, e cila ka sot ditën e saj nyje, më emicionuesen e saj: Do të mbrojë tezën e Laurës dhe praktikisht mbyll krejt ciklin shkollimit të saj në Universitetin më në zë të Italisë, e ndër më të njohurit në botë, vendi ku përgatiten bërthamat shkencore dhe elitat ekonomike të shoqërisë së nesërme. Ana Radi është e emocionuar, e përhumbur, sepse kërkon që gjithçka të jetë e përsosur dhe në lartësinë e synimeve të saj. E të gjithë ne jemi aty, për të qenë pjesë e botës së saj që po ndërtohet!
.
Ana Radi - në momentin e Laurës
Ana Radi – në momentin e Laurës
Mbasditja e 26 marsit në Universitetin Bocconi të Milanos, ishte plot diell të paqëm e të plotë, me qiell të kthjellët e një fllad ledhatar, ç’ka i ka bërë të gjitha rrugët, aulat, baret, sheshet të mbushura me togat e zeza dhe kurorat e dafinave qindra studentëve nga e gjithë bota, që e marrin si pasaportë të përjetshme, lavdinë tashmë të njohur të kësaj shkolle, dhe vazhdojnë në projektet e së nesërmes së tyre! Ishte një kënaqësi prej atyre që i vijnë rrallë njeriut, sepse është e ardhur prej sakrificash të shumta, dhe Ana Radi, mbyll kështu ciklin e studimeve 3+2 dhe laurohet Doktor në Menagment Internacional, në një prej qendrave më të mira të shkollimit! Ta përcjellësh një ngjarje të tillë emocionuese, sigurisht e para gjë që mendojmë ne vijmë nga ajo botë gri ku ishim të përjashtuar prej gjithçkaje, na shfaqet kjo vajzë e thjeshtë, që i ka hapur vetë gjithë portat e shkollimit, mbasi në të pesë vitet e studimit, ajo e ka fituar përmes rezultateve bursën e shkollës, endërsa sot tema e saj doktoraturës, duhet mbrojtur në anglisht, sepse i tillë ka qenë edhe i gjithë shkollimi i saj, gjithnji i lidhur ngushtë me raportet që do të ketë Bota dinamike e mediave televizive, në konkurencën e së ardhmes!
Në orën 6, ne aulën 34, në katin e tretë, ajo ishte përpara gjashtë profesorëve, në mbrojtje të Doktoraturës! Ndjehej e emocionuar, e veshur me kostum ngjyrë kremi, në pritje për të vendosur mbi supe togën e laureates dhe Kurorën e Dafinave, përballë profesorash mjaft të rinj, (asnjë profesor s’mund të kontribuojë më shumë se gjashtë vite në Bocconi!!). Duhet nënvizuar, se i gjithë shkollimin Ana e ka kryer në anglisht, në degën e Menagment Internacional, dhe ky bilbilim i saj i fundëm është në anglisht. Nuk duhet harruar se Ana Radit i janë vlerësuar tri gjuhë si madrelingue: shqipja, italishtja dhe anglishtja, pa lënë mbasdore njohjen mjaft të mirë të frëngjishtes prej saj! Për më shumë se 15 minuta ajo ka referuar krejt studimin dhe eksperiencën e saj, edhe pse nuk është kuptuar aq mirë prej ne të ardhurve të saj nga larg, që e kanë ndjekur dashurisht në Ditën e saj të Dafinave!
Profesorëve, ajo u kërkoi që vetëm vlerësimin t’i bëhet në italisht! Dhe vërtet… vlerësimi i saj ishte tejet i lartë, 104/110... kështu Ana Radi, prej ketij 26 Marsi, është më e fundmja Doktoreshë e mbesave të Lazër Radit, në pritje që edhe dy të tjera të laureohen së shpejti…
.
Doktoratura e Ana Radit
Doktoratura e Ana Radit

Doktoraturat e Mbesave të Lazër Radit

Lazër Radi është Patriarku i Madh i Doktoraturës ndër Radët!
77 vite të shkuara, në një tjetër Universitet italian, në atë të Sapienzës, ai do te ishte Doktori i Parë . Prej qiejsh, sigurisht ai e ndjek këtë rrugë të hapur prej tij, si t’ishte Yll Polar! Doktoratura e Ana Radit, është e treta Doktoraturë e mbesave të Lazrit, ndërkohë së shpejti priten edhe dy doktoratura të tjera! E para doktoraturë ishte në në letërsi e Gjuhësi Frënge, e Lidia Radit, sot profesoreshë dhe drejtore departamenti në Richmond të Virginias; mbas vjen motra e saj Marcela Radi, Doktoreshë në Jurisprudencë, sot menagere e Prenatal-it; e treta është Ana Radi – Doktoreshë në Ekonomi dhe Menagment Internacional, sot nëpunëse pranë kanalit televiziv Discovery… së shpejti priten t’i mbyllin laurat e Doktoraturës edhe Natalina Radi (motra e Anës), në Arkitekturë Inxhinjerike, dhe Estela Radi në Jurisprudencë… Gjurmë të pashlyeshme! E të mendosh, se të gjitha këto vajza, kanë ardhur prej Shqipërie, dhe prej një familje ku dashuria për shkollën, kulturën dhe artin është në genin e tyre!
Prandaj një pjesë e kësaj lumturie ngjitet në qiell, Atje te Ai, Patriarku i Madh, modeli i dashurisë për dijen, artin dhe kulturën!
 .
Familja e Ana Radit - ne Bocconi 2019
Familja e Ana Radit – ne Bocconi 2019

Kush është Ana Radi?

Ana Radi, lindi në Tiranë më 25 Shtator 1994, vajza e dytë e Luçiano Radit dhe Suzana Allës. Në vitin 2000, në moshën 6 vjeçare së bashku me familjen emigrojnë në Itali dhe vendosen në qytetin e Ankonës, ku filloi shkollën e ulët dhe kryen liceun klasik me rezultate të shkëlqyera, çka ia bën më të lehtë hapjen e portave edhe të një Universiteti si ai i Bocconit. Në impenjimin e saj serioz vlen të nënvizohet fakti, se prej vitit 2013 deri në 2016, ajo studion për “Ekonomi Ndërkombëtare, menaxhim dhe financë” ku kreu gjithë provimet së bashku me stazhin; ndërkohë vazhdon pjesën superiore “Menaxhim i Medias, Artit dhe Kulturës”, 2016-2018. Tema e doktoraturës ishte: “Skay, Diskovery dhe kontratatat e tjera përgjat vitit 2018”. Në vitin e fundit, ajo u kërkua të aplikojë si nga Mediaseti edhe nga Discovery. Ajo zgjodhi këtë të fundit në të cilin punon prej 13 muajsh, 6 prej të cilave ishin edhe stazhi i Doktoraturës së saj… Motoja e jetës së saj është këshilla e një prej profesorëve të saj: “Në një sallë ku ndjehesh ti më e mençura, mos qëndro gjatë aty! Shko diku tjetër ku ti të ndjehesh më pak e mençura e tyre, dhe mos u largo kurrë prej aty!”. Fjalë që janë busulla e jetës së saj!
.
Ana Radi me Estelën dhe Rudolfin
Ana Radi me Estelën dhe Rudolfin

Pak nga Historia e Bocconit dhe zonjusha Radi

Universiteti Bocconi lindi si një hapje ndaj modernites, si një akt besimi ndaj përparimit dhe në marrëdhëniet e tij të ngushta me përparimin dhe përhapjen e dijeve, gjithnjë në dialog me botën e madhe.
Ferdinando Bocconi, pararendës i shpërndarësve të mëdhenj në Itali, vendosi t’i lidhë pasuritë e veta dhe emrin e familjes me një institucion arsimor prestigjioz, emrin e të cilit e la në kujtim të birit, të tij Luigjit, i cili ra heroikisht në betejën e Aduas.
Gjatë viteve si studente, Ana Radi u angazhua si gazetare e Radio Bocconit dhe shërbeu si gazetare në Festivalin e Sanremos 2016. Ajo është shpërblyer edhe me çmimin “Kufjet e Arta”!
Gjatë vitit 2017, ndërsa ndodhesh në Afrikën e Jugut si e dërguar e Bocconit për një specializim tremujor në nismën e mbledhjes së fondeve për projekte në mbrojtje të ecosistemit Ana pëson një aksident automobilistik, ku dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore. Për gati gjashtë muaj, ajo u detyrua të vishte prazmoren, dhe Universiteti e ndihmoj ta afronte me banesë dhe ajo vazhdoi t’i japë rregullisht provimet!
Nuk duhet harruar se ajo ka bërë kurse të ndryshme specializimi si në Itali dhe jashtë saj, por mbi të gjitha vlen një vit eksperiencë në kanalin televiziv ndërkombëtar Discovery.
.
Ana Radi - mes Luçiano, Alfred dhe Jozef Radi
Ana Radi – mes Luçiano, Alfred dhe Jozef Radi

Ana e së nesërmes

Ana është vajzë tejet e thjeshtë dhe modeste! Një krijesë e pazhurmët, një bubrrecë që s’rresht së lexuari, së punuari e së studiuari, me ligjërim të ëmbël kur i jepet fjala, e me një dëgjesë të vëmendshme, kur rreth saj ka interesa, por që di të heshtë, sikur s’ekziston, mbasi punët dhe planet janë më e rëndësishmja gjë e ditës së saj… Ajo jeton në Milano prej 6 vitesh! Larg familjes në një eksperiencë intensive jete që atë e ka bërë të lirë, të pavarur e këmbëngulëse, me ambicie për të çarë përpara, po njëherësh mirënjohëse dhe vlerësuese ndaj prindërve të saj që me njëmijë sakrifica emigrimimi, ia kanë dalë t’i jenë pranë me gjithçka. Mesnata e 26 marsi, në lokalin “Deus ex Macchina”, ishte kulmim emocionesh dhe feste, edhe për faktin se në kohë rekord ajo e kishte kryer realizimin e vetvetes!! S’ka prind në botë që s’do ta dëshironte një fëmijë të tillë: 24 vjeçe, Doktoreshë e Bocconi-t dhe specialiste e Discovery-t…
Portat e së nesërmes tashmë i janë hapur dhe pritet angazhimi gjithnjë e më pasionant i saj…!
.
Ana Radi  - Qiriri i Triumfit
Ana Radi – Qiriri i Triumfit ne “Deus ex Macchina”
Diku afër mesnate festa ka mbaruar mes këngësh e urimesh, në një tavolinë ku ishim 16 vetë, më të dashurit e saj! Kështu dita e 26 Marsit 2019, mbetet me të kuqe në shpirtin e Anës! Pyetjes se cili mund të jetë objekti i nesërm i saj… Ajo ka një hezitim të ëmbël e paksa fëminor. E mendon pak përgjigjen, dhe të thotë: Më duhet të çlodhem pak nga pesha e Kurorës së Dafinave që kam mbi krye… Pastaj do të rifilloj të mendoj  për projekte të reja, me siguri!
Thank You,  for everything Dr. Ana Radi!
.
Urime Dr. Ana!
Urime Dr. Ana!

.

Bashkë në Festën e Laurës së Ana Radit
Bashkë në Festën e Laurës së Ana Radit

Milano, 26-27 mars 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.