
Tetë pika për të kuptuar që Federata Pan Shqiptare VATRA është nën tirani!
1.Pushteti i përqendruar:
Vendimet merren vetëm nga një grup i vogël personash ose një individ i vetëm, duke përjashtuar degët dhe anëtarët e thjeshtë nga procesi vendimmarrës.
2.Mosrespektimi i statutit:
Statuti i organizatës shpërfillet ose ndryshohet pa miratim të përgjithshëm nga kuvendi, duke krijuar kaos institucional dhe mungesë transparence.
3.Persekutimi i anëtarëve vendim personal i kyetarit te vetëshpallur:
Anëtarët që kritikojnë gjëndjen e Vatrës apo kundërshtojnë vendimet e udhëheqjes (lidershipit) shpallen “të përjashtuar” çohen nëpër gjyqe, pa vendim të Këshillit apo Kuvendit.
4.Mungesa e transparencës:
Anëtarësia nuk ka qasje në informacion të rëndësishëm për financat, mbledhjet apo aktivitetet e Vatrës.
5.Kontroll mbi degët:
Degëve të Vatrës nuk u jepet liria të funksionojnë në mënyrë të pavarur sipas statutit të tyre.
6.Qasja ndaj kritikës:
Çdo formë kritike shihet si sulm dhe përballet me censurë apo sulme personale kundër individëve që guxojnë të flasin.
7.Shpërfillja e interesave kombëtare:
Kur vendimet apo veprimet e udhëheqjes bien ndesh me misionin dhe interesat e Vatrës si organizatë kombëtare shqiptare.
8.Gazeta Diell është kthyer në gazetë personale e Sokol Pajës:
çensurë totale ndaj anëtarësis dhe bllokim masiv i vatranve në rrjetin social Facebook.
Tirania në një organizatë si Vatra është një kërcënim për demokracinë dhe trashëgiminë e saj historike. Zëri i çdo anëtari duhet të dëgjohet dhe respektuar për të siguruar që Vatra të mbetet një organizatë e lirë dhe e drejtë.
Vatra Manhattan Branch
Agustin Mirakaj