back to top
35.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Testamenti dhe paralajmërimi i krimit – nga Shaip Beqiri

Gazeta

Kasëm Trebeshina dhe Shaip Beqiri
Kasëm Trebeshina dhe Shaip Beqiri
Testamenti dhe paralajmërimi i krimit –
nga Shaip Beqiri

Fragmenti i bisedës ku Kasëm Trebeshina flet për gjestin e Naum Priftit për njërin nga dorëshkrimet që ishte gjykuar të digjej

-Domethënë juve nuk u janë djegur vetëm dorëshkrimet letrarë, por edhe dokumente të tjerë dëshmues. Herën e parë që biseduam për këtë nuk ju kujtohej emri i njërit nga anëtarët e atij komisioni të zi!
-Nuk është se ishte një aty. Ishin: Dalan Shapllo, Ruzhdi Pulaha, Bashkim Kuçuku, Fatmir Gjata, Resul Bedo, Moisi Zoloshnja, Llambro Ruci, Naum Prifti…
-Për këtë të fundit më keni thënë se e ka përshkruar njërin nga dorëshkrimet dhe jua ka kthyer më vonë.
-Po, është e vërtetë. Është dorëshkrimi që kritikon Mehmet Shehun në ’52. Naum Prifti e ka përshkruar nga frika se mund të zhdukej.
-Cila ishte ajo?
-Është drama “Ëndërr e përjetshme”. Ai mendoi që kjo është vepër unikale. Që të mos zhduket, që të mos digjet, e kopjoi tërë natën me dorë dhe e ruajti e ma solli. Unë e kisha kopjen tjetër, por e mbaj për kujtim të gjestit që bëri Naumi. [1992]
Nga libri “Mozaiku i mbuzuur”, botuar te “Faik Konica”, 2022, Prishtinë

Në foto: Kasëm Trebeshina me piktorin Llambi Blido (majtas) më 1968 në Durrës, miku i tij besnik, tek i cili kishte fshehur kopjet e dorëshkrimeve që u dogjën me aprovimin e kolegëve të tij.
Marrë nga Muri i FB Shaip Beqiri, 21 qershor 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.