back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Të lutem zotni, nji biletë treni… – nga Ilir Seci

Gazeta

Metro
Metro

Të lutem zotni, nji biletë treni…

nga Ilir Seci

Sa dola prej treni në stacion, e pashë në platformë atë njeri duke u folë udhëtarëve që zbritën… të tanë udhëtarët largoheshin prej tij e bishtënonin sikur me pasë kolerën.
Stacioni ka vetëm nji dalje e ai kishte ndejtë aty afër portës, sa shkova te dalja m’u afrue…
“Zotni, zotni të lutem a mundesh me ndalë e me më dëgjue për nji minutë?… Të lutem zotni ndalu e më dëgjo… mos ki frikë nga nji person i shëmtuet me ngjyrë si unë!”
U ndala…
“Nuk kam frikë aspak o njeri, dhe nuk jeni i shëmtuet se Zoti na ka falë tanëve njisoj e nuk asht kush i shëmtuet para Tij, fol se po të ndigjoj” – i them…
Falemnderes Zotit, ma në fund dikush u ndal me me ndie të paktën.” – fshani…
Burri dukej shumë i dëshpëruem, në sy kishte lotë… dhe nisi me folë:
“Kam ngatërrue trena në Grand Central dhe në vend që me marrë trenin për Long Island kam përfundue në këtë vend… vetëm kur erdhi konduktori me kontrollue biletat e mora vesh që kam ngatërrue trena, sepse unë jam nga Florida e nuk e njoh New York-un… Mbramë jam lirue prej burgu në Upstate New York, e më kanë dhanë nji biletë deri në Long Island, ku duhet me u paraqitë në nji qendër rehabilitimi për të liruemit nga burgu… nuk jam dënue as për vjedhje, as për vrasje… pata ba nji aksident i dehun mbas divorcit dhe u dënova nji vit e gjysë… mbas divorcit nuk kam qenë vetvetja Bro e kam kalue nji periudhë për të cilën nuk jam aspak krenar…”
…ndaloi, fshiu lotët e mbasi tha “Më fal!” vazhdoi:
“Më duhet me shkue patjetër me u paraqitë mbrenda 24 orëve te ajo qendër rehabilitimi përndryshe ma revokojnë amnistinë se jam lirue para kohe për sjellje të mirë e vullnet vetë-korrigjimi… Të lutem zotni krejt ajo çka po kërkoj asht nji biletë treni deri atje…nuk due parë, nuk jam lypës… por nuk kam asnji njeri të gjallë në New York… Familjen e kam në Orlando, Florida, djemtë dhe ish-gruen… nuk kam ku mbytem… qe kqyri letrat ku shkruhet se jam lirue mbramë… Ja ku janë!”
Dhe nxori disa letra nga çanta…
I pashë… në fakt i besova edhe pa hapë ato letra… nuk e di a e keni provue atë ndjesinë e instinktit tuej që u ban me ditë nëse dikush thotë të vërtetën ose jo? Përveç asaj për tanë ato vite që zbres në atë stacion kurrë nuk kam pa lypësa apo njerëz që sajojnë histori me marrë pare… hera e parë që ndesha nji.
Hajde shkojme te makinat automatike të biletave” – i thashë, – po ta pres unë biletën.”
I ndrroi ftyra, mes rrudhave të dëshpërimit pashë që u çel nji buzëqeshje… dhe nisi nga urimet:
Zoti të bekoftë!… Bro, po ku ishe ti tash 6 orë që përplasem në këtë stacion? Kam 6 orë këtu dhe asnji nga udhëtarët nuk ndaloi as me me ndie të paktën… po iknin tanë frike… unë e di që jam njeri me ngjyrë i shëmtuet, por më beso nuk jam njeri i keq!”
“Te thashë edhe ma para… nuk je i shëmtuet Bro… asnji njeri që e ka falë Zoti nuk asht i shëmtuet… Paç fat e Zoti të ruejtë!” – i thashë…
Shkova me të te makina e biletave, preva biletën, ia diftova platformën ku kishte me marrë trenin për Manhattan dhe si me e ndrrue tren për Long Island… m’u kujtue që tha se kishte 6 orë aty… nxora do lekë xhepi që pata e ia dhashë duke i thanë – “Blej diçka me hanger!”
Ai refuzoi…
“Zotni po unë nuk a kam me mujtë me t’i kthye këto pare? Mbas paraqitjes në Long Island, kur të kryej rehabilitimin do kthehem në Florida afër familjes…”
Nuk t’i dhashë me mi kthye… ktheje jetën tande mbarë e kjo ka me qenë mënyra ma e mirë me m’i kthye!” – i thashë …
Në ato momente erdhi treni për Manhattan e ai hypi në vagon…
Dola jashtë platforme dhe eca në drumin që kalon përmes lagjes së atyne udhëtarëve që zbresin në atë stacion… udhëtarët që për 6 orë as ishin ndalë me folë me atë njeri, se për me e ndihmue as ishte ba fjalë… udha më kalon përmes atyne shpiave, të tanë ato shpia janë luksoze e të shtrenjta, shpia njerëzish shumë të pasun… dhe pa përjashtim të tanë ato shpia në oborret përpara mbajnë pankarta ku shkruhet: “Jeta e Njerëzve me Ngjyrë Vlen!”… “Mbështesim kauzëen e Njerëzve me Ngjyrë” …pankartat rresht në çdo oborr… mëe kaploi nji ndjesi neverie, nga ato ndjesitë që të bajnë me qitë zorrët…
Çfarë hipokrizie…!
Marrë nga muri i Fb i Ilir Secit, 17 korrik 2021
 .

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.