back to top
31.3 C
Tirana
E enjte, 16 Korrik, 2026

Të jetë e vërtetë…?! – nga Petraq Kote

Gazeta

Muzg me Ishullin e Sazanit
Muzg me Ishullin e Sazanit
Të jetë e vërtetë…?!
nga Petraq Kote

…lajmi prej jashtë kufinjëve të Republikës së Shqipërisë (Italia) se Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump ka blerë ishullin e Sazanit për 1.4 miliard dollarë, është tronditës.
Cili ia shiti?
Ishulli është teritor i Republikës së Shqipërisë dhe pronë e gjithë popullit shqiptar, madje një pronë me rëndësi strategjike.
Nëse është vërtet i vërtetë, ky akt kryeministror përbën shkelje të rëndë e të hapur ligjore dhe vepër penale antikushtetuese.
Besoj të jetë më shumë scoop mediatik se sa një e vërtetë e jashtëmendshme.
Teritori i RSH është i patjetêrsueshëm dhe kufinjtë janë të paprekshëm.
(Ish Kushtetuta)
Territori i Republikës është i pandarë, i patjetërsueshëm dhe i paprekshëm; asnjë pjesë e tij nuk mund të shitet ose të humbas sovranitetin…
(Kushtetuta)
Shqipëria e nxjerë në shitje…! ku më parë u tentua t’ju jepej grekëve nëndeti i Sarandës.
Çfarë po ndodh?
Shqiptarë, nëse… zgjohuni dhe lerini ndarjet partiake, fetare, krahinore, Shqipëria është e të tërëve!

*Ishulli i Sazanit është ishulli më i madh i Shqipërisë. maja e tij më e lartë është 342 m. Ishulli i Sazanit ka sipërfaqe 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 km.
@kotepetraq – Tiranë, 11 gusht 2025

Katerina Bushi
Zoti Petraq, është e saktë që Sazani dhe Zvërneci janë shitur dhe i ka blerë dhëndri i Trump-it, ata kanë reklamuar dhe projektin si do ndërtohet Sazani dhe ndoshta kanë filluar. Kush e shiti bëni pyetjen ju?! Po kush tjetër: zoti Rama këta të gjithë kush u bë K/Ministër kanë shitur pjesë të ndryshe të Shqipërisë dhe ne heshtim, ne mendojmë se me se do të marrim ilaçet që dha specialisti për pasojat e rrëzimit në rrugë apo shtëpi, apo ilaçet e mosfunksionimit apo infeksionit të veshkave apo ndonjë sëmundje tjetër si pasojë e Moshës ose nga kequshqimi. Pse budallenj janë këta?! Trajtimi me paga të ulta është i qëllimshëm të mos ushqyerit mirë të këput gjunjët nuk qëndron në këmbë. A të vete mendja për Shqipërinë kur fëmija të kërkon bukën, qumështin, e ti lufton për t’i siguruar ushqimin e fëmijës.
Shqipëtari duhet të zgjohet! Gjithë këta kryetarë partish që zihen e grihen me njëri-tjetrin të bashkohen dhe të kërkojnë llogari qeverisë, të ngrejnë popullin. Por jo këta kërkojnë një copë thelë për veten e tyre. Shqipëria është shitur si: vendburimet e naftës, minerat tani malet me nga 1 euro m2. Kur të marim vesh ne i ka dalë tymi dhe flaka.

Merita Ndreko
Greqia, që ka numër të pafund ishujsh, edhe kur u fundos ekonomikisht nuk shiti asnjë të vetëm!
Një shtet që e do dhe i shërben vetëm kombit dhe popullit të vet!
Trump e mori mandatin, sepse i premtoi amerikanëve: Amerika mbi të gjitha!
Sa për Ligjin dhe Kushtetutën ne kemi kohë që i mbajmë se duhen jo se i zbatojmë. Nuk është hera e parë.
Kush i ka ndaluar në këto dekada shtetarët tane qe t’i ndaloje tani?
Njerëzit thjesht marrin torbat në krahë dhe ikin me vrap duke e zbrazur e tharë gjakun e këtij vendi!
Marrë nga Muri i Petraq Kote, 11 gusht 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.