back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Tahir Nure Lamaj – Jeta e një Patrioti! nga Kujtim Qazim Koculi…

Gazeta

Tahir Nure Lamaj
Tahir Nure Lamaj 

Tahir Nure Lamaj – Jeta e një Patrioti!

nga Kujtim Qazim Koculi…

Me rastin e 80 vjetorit t ë Pavarësisë (1992) artikull i gazetës “Zgjimi”

Trevllazëri dhe gjithë Vlora e kujtojnë Tahir Nure Lamaj me dashuri dhe respekt. Në gjithë jetën e tij, ai vërtëtoi burrin e paepur, të drejtë, trim, të urtë, e shprehës të shpirtit demokrat të popullit.
Ishte akoma në vitet e rinisë, kur në krye të bashkëfshatarëve ai priti Ismail Bej Vlorën, në ngritjen e Flamurit dhe Shpalljen e Pavarësisë.
-Si patriot i flaktë, e ndoqi me gjithë forcat e tij si burrë kuvendesh dhe ekonomikisht zhvillimet në drejtim të forcimit të shtetit shqiptar. Ish pjesë e Komisionit të luftës në vitin 1920, së bashku me Osman Haxhiun dhe Qazim Koculin. Tahiri fjalën e dhënë nuk e bënte dysh. Për këtë tipar dhe cilësi të tjera të rralla, e për llogjikën e fortë, në Trevllazër e përreth, vendosej në krye të çdo situate kuvendi për të zgjidhur problemet e bashkëfshatarëve.

Pamje nga fshati Trevllazer
Pamje nga fshati Trevllazer

Nuk ju nënshtrua Tahir Nure Lamaj, as represioneve të armiqve, as dhelpërive të dhunës. Ai u ndesh me qehajajtë dhe nuk la që Trevllazëri dhe pronat e tija të bëheshin raje. Kundër 4 qehajajve nuk u zbraps, arriti të nxjerrë nagantin që ja hodhi shokut dhe vëllait të tij Gani Myftarit, për ta ndihmuar dhe u nda i plagosur me thika në mbrojtje të pronave të Trevllazërit. Në ngjarjet pas shpalljes së Pavarësisë, Tahir Nure Lamaj u radhit me forcat e demokracisë, ndonëse pa shkollë, por inteligjent ai merrte anën e popullit, mbrojtjen e interesave të atdheut sepse ishte korrekt dhe i ndershëm. Shtëpia e tij ka qënë, dhe mbeti pritëse e bujare, në krahinë e quanin Oda e Miqësisë. Do të bujtnin aty udhëtarë të rastit dhe miq, si studiuesi i gjuhës Aleksandër Xhuvani, dhe të tjerë e kanë përshkruar me ngrohtësi dhe nderime.
Okupacionin italian Tahir Nure Lamaj e priti me urrejtje. Italinë e mendonte një vend miqësor, po nuk u pajtua me miklimet dhe titujt kompromentues që jepte fashizmi. Përkrahte dhe strehonte të gjithë ata që ishin kundër fashizmit ndonëse nuk u bashkua me Partinë Komuniste.
Ai kish shpirt demokrati, dhe si i tillë përkrahu pjesëmarrjen e Trevllazërit e gjithë Topalltinë me Ballin Kombëtar.
Djali i tij, Nekiu udhëhiqte çetën e Topalltisë së Ballit dhe pse kish studiuar në Itali, ai luftoi kundër garnizonit italian në Mifol. I spiunuar, ai ra në përpjekje me nazistët gjermanë me 16 tetor 1943, në Llakatund të Vlorës, së bashku me zëvendësin e tij Ismet Sadik Lamaj, dhe ky nip i Tahirit.
Me gjithë këto, një terrorizëm i paparë u realizua ndaj patriotit Tahir Nure Lamaj dhe gjithë familjes së tij të madhe nga komunistët.
Në dimrin e vitit 1943-1944, shtëpia e tij u kall në flakë nga komunistët duke mos kursyer as fëmijët. Atë natë e dinin që burrat s’ndodheshin në shtëpi, kjo rrethanë ua lehtësoi krimin. Falë guximit dhe trimërisë së grave Zarifesë, Nevries dhe Sados nxuarrën jashtë shtëpisë fëmijët dhe shuan flakët.
Patrioti Tahir Nure Lamaj, jo vetëm që nuk u hakmorr për këtë akt të turpshëm e kriminal, por as desh ta kujtonte. Nga ata priste gjithçka, dhe pse nuk e pranonte v llavrasjen. Ai mbeti patriot i pastër.
Në vitet e pas luftës Tahir Nure Lamaj u persekutua në mënyrë të gjithanshme. U shpronësua nga gjithçka, u deklarua reaksionar, kulak dhe iu mor gjithë floriri. Dy djemtë e ngelur ja futën në burg si “armiq të popullit”. E me gjithë genocidin e pësuar ai ngeli njeriu më i respektuar dhe më i nderuar për të gjithë.

Këngë për Luftën e Vlorës
Këngë për Luftën e Vlorës

Atij nuk iu njoh as Lufta e Vlorës në 1920-ën, as ndihma që dha në Shpalljen e Pavarësisë, as fakti që djali i tij Nekiu, ra për atdheun me armë në dorë nuk u deklarua dëshmor, por në një varr pa të drejtë emri, bashkë me kushëririn e tij. Dy vajzave nuk iu dha as pensioni si jetime me baba të vrarë në luftë.
Sa qe gjallë, Tahir Nure Lamaj u la në fshat se kish akoma hijen që i kish bërë vetes. Por kur vdiq, pas viteve ’50, persekutimi ndaj familjarëve të tij u bë edhe më i ashpër. I dëbuan nga fshati dhe i vendosën në Mifol duke ua marrë shtëpinë, të cilën e kthyen në shkollë dhe i vendosën në një kasolle të përbuzur dhe pa triskat e frontit.
Vetëm pas demokracisë iu dha titulli “Patriot i Kombit” dhe një rruge në Lagjen e Topalltisë iu vendos emri “Tahir Nure Lamaj”, sigurisht për vendin e merituar dhe kontributet e dhëna në mbrojtje të atdheut…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.