back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Ta lëmë për një çast individualizmin e të bëhemi bashkë një herë të vetme për një çeshtje të përgjithshme! – Irena Xhani – Përgjegjëse e zyrës së INAC-ut për Shqipërinë

Gazeta

Irena Xhani - Përgjegjëse e zyrës së INAC-ut për Shqipërinë
Irena Xhani – Përgjegjëse e zyrës së INAC-ut për Shqipërinë

Ta lëmë për një çast individualizmin e të bëhemi bashkë

një herë të vetme për një çeshtje të përgjithshme!

Irena Xhani – Përgjegjëse e zyrës së INAC-ut për Shqipërinë

Të nderuar miq!
Emigrantë dhe jo emigrantë.
Të interesuar direkt ose indirekt për pensionet.
Për 14 muaj rresht kemi provuar sëbashku rrugë dhe forma nga më të ndryshmet për të bërë të mundur uljen në tavolinë të dy qeverive tona për pensionet.
Sot dësheroj të ndaj me Ju një ide, (jo pa qëllim e kam nënvizuar) e cila sipas meje është ideja më e mirë që kam pasur deri tani dhe që do të mund të jetë më efikase se gjithë të tjerat që kemi provuar deri më sot.
Por… gjithçka varet nga Ju!
Nëse ju i besoni kësaj ideje, nëse ju jeni të bindur se kjo do të funksionojë (Kujdes: duhet të jeni ju vetë të parët të bindur se kjo do të funksionojë), atëhere kjo do të jetë një Ide Fitimtare.
Përndryshe edhe kjo do të shkojë në koshin e plehrave si gjithë të tjerat.
është një gjë e thjeshtë, nuk kërkon aftësi për të përdorur e-mail ose PC, duhet vetëm: Besim, Vullnet dhe Dëshirë e Mirë!
Ku konsiston kjo ide: Ideja bazohet tek Vota!
.
Patronato INAC
Patronato INAC
Në Itali janë mbi 500.000 shqiptarë që kanë fituar Cittadinanzën Italiane dhe kanë të drejtë vote, shto këtu miqtë, shokët, shoqet, rrethin familjar, etj. Kjo do të ishte një Fetë e madhe që do t’i bënte zili çdo lloj force politike.
Nëse secili nga ne do ta shpërndajë këtë ide në faqen e tij personale të facebook-ut dhe në të gjitha grupet ku ai bën pjesë; secili t’ia shpërndajë të gjithë kontakteve të tij në Whatsapp, messenger, twitter, linkedin etj etj etj… kjo do të ishte si të mbushje rrugën me pankarta dhe postera si ato që vënë edhe nëpër makina.
Nëse ne arrijmë të bëjmë që kjo ide të dëgjohet nga politika Italiane, keni për të parë se rezultati do të jetë i afërt.
Qëllimisht në këtë post-it nuk kam venë emrin e askujt, as Diaspora 9119 dhe as gjë tjetër. Sepse ne mendojmë që kjo duhet të jetë një lëvizje e të gjithëve, në ndihmë të atij brezi, i cili për 50 vjet me radhë ndërtoi dy sisteme (socializmin dhe kapitalizmin) dhe që akoma duhet të vazhdojnë të punojnë si qytetarë të kategorisë “C”, për shkak të ligjeve të padrejta.
Si thoni? (pyetja është hjesht retorike).
Nuk vlejnë like-t.
Ato janë për një që don ta zëjë gjumi rehat në darkë sepse ka pasur vizibilitet, është bërë VIP.
Nuk ka më kohë as për komente dhe as për gjëra të tjera.
Çdo ide e mirë dhe që mendoni të jetë propozitive ma dërgoni personalisht në messenger.
A jeni/jemi të zotët që për 1 ose 2 javë rresht ne të gjithë të mos botojmë asgjë në të gjitha rrjetet sociale. A jeni/jemi të zotët ta lëmë për një çast individualizmin dhe të bëhemi bashkë një herë të vetme për një çeshtje të përgjithshme?
Le ta provojmë!!!
Postimi që duhet kopjuar dhe shpërndarë vijon më pas.
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.