back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Suela Musta… dy trajtime nga Nebil Çika dhe Endira Bushati

Gazeta

Suela Musta
Suela Musta

Suela Musta, prova që lufta e klasave vazhdon

nga Nebil Çika

Gjithnjё arrestojnё vetёm tё pёrndjekurit politikё, antikomunistё dhe fёmijёt e tyre. Rast flagrant ёshtё arrestimi i Suela Mustas. E bija e njё prej legjendave tё qёndresёs antikomuniste, ish i burgosur politik i diktaturёs.
Akuzohet pёr “krim tё organizuar” si i ati, “grup i organizuar armiqёsor…” Agim Musta ёshtё autor i disa librave dokumentarёve e intervistave, ku ka denoncuar krimet e komunizmit dhe autorёt e tyre. Ka artikuluar akuza tё forta pёr kёta nё pushtet dhe etёrit e tyre. Prandaj besoj se arrestimi i saj pa asnjё njoftim, ёshtё hakmarrje e tyre. Pёr Dakon, Gjiknurin, Ramёn & Co ёshtё tundur bota nga publikimi provave tё tyre krininale e vazhdojnё tё jenё tё lirё e nё pushtet Nipi i Enver Hoxhёs u kap me punishte kokaine nё Xibrakё dhe ёshtё i lirё; Saimir Tahiri ёshtё i akuzuar zyrtarisht pёr pjesёmarrje nё organizatё kriminale dhe vazhdon nё liri tё plotё tё jetё protagonist kryesor i mediave, ndёrsa kёta merren me Suelёn vetёm se ёshtё e pёrndjekur politike dhe kundёr komunistёve e bijёve tё tyre politikё, vetёm se ёshtё e bijё e Agim Mustёs.
Kjo ёshtё fytyra e prokurorisё qё rri sus para banditёve me pushtet, kjo ёshtё diktatura neokomuniste, instalimi i tё cilёs po ndodh çdo ditё para syve tanё, ky ёshtё shteti me dy standarde i Edi Ramёs.
Suela Musta, ёshtё prova qё… “lufta e klasave” vazhdon!
.
Endira Bushati
Endira Bushati

Suela Musta, si viktima model e këtyre 30 viteve…

nga Endira Bushati

Suela Musta, sot është në burg…
Informacionet e para flasin për një licencë kabllori të dhënë Çapjave në 2017…!
Profesioni nuk më lejon të flas pa u njohur me dosjen…
 
Por, di që:
1.Licencat jepen me shumicë votash të Bordit prej 7 anëtarësh të AMA-s!
Atëherë, pse veç Suela???
 
2.Për kabllorin, nuk merret madje as licencë! Quhet autorizim, dhe mund ta marrë kushdo që plotëson një minimum dokumentacioni! Madje madje, për këtë autorizim, edhe nëse AMA nuk shprehet brenda 30 ditëve, autorizimi konsiderohet i marrë!
Atëherë, pse Suela??
 
3.Suela është e zgjedhur nga opozita në Bordin e AMA-s. Shpeshherë ka mbajtur qëndrime të forta kundër kryetarit të AMA-s Gentjan Sala, ish drejtor të Digitalbit, duke kërkuar dhe shkarkimin e tij.
Pse vetëm Suela?
 
4.Suela ka votuar kundra dhënies së licencës kombëtare në kundërshtim me ligjin për Digitalbin dhe Klanin, kundër interesave personale dhe pro interesit publik!
Pse gjithmonë Suela?
.
Autoriteti i AMA-s
Autoriteti i AMA-s dhe Suela Musta
5.Suela ka mbi 20 vjet gazetare, jeton një shtëpi “të Enverit” 50 m2. S’ka vilë as në Lalëz e as në Dhërmi!
Pse jo si shokët Suela?
 
6.Suela është vajza e Agim Mustës, intelektualit që vuajti 13 vite në burgjet komuniste. As drejtësi e as privilegje pas 90’…
Pse të vuajë veç Suela?
 
7.Suelën, e hoqi padrejtësisht nga puna, Ilir Meta, Kryetar Parlamenti, në dhjetor 2013. Të vetmen bijë të një të përndjekuri politik në administratën e Kuvendit.
Pse gjithmonë Suela?
 
8.Suelën e la në baltë dhe PD, kur votonte në mbrojtje të ligjit, kundër Klanit e Digitalbit.
Pse gjithmonë Suela????
Pse?
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.